I mbijeton tornados i strehuar në lavatriçe

Një djalë 11-vjeçar, i shpëtoi një uragan që përfshiu një pjesë të shtëpisë së tij, duke u strehuar në një lavatriçe.
Austin Miller ishte në shtëpi duke parë televizor në Lenox, Iowa, kur nëna e tij e tmerruar e mori në telefon dhe e paralajmëroi se tornadot janë duke ju afruar lagjes së tyre, raportoi Omaha VVorld-Herald .
"Unë i thashë: Austin shko në dhomën e rrobave të palara", tha Jessica Miller, nëna e Austin. Shtëpia e tyre nuk ka bodrum ose strehim, raportoi -VVorld Herald, kështu që një dhomë pa dritare ishte vendi më i mirë për të marrë strehim.
"Ishte shumë e frikshme," tha Austin sipas gazetës. Dera tharëse ishte rreth gjysmë metri e lartë dhe e mjaftueshme e për ta nxënë atë.
Edhe pse tornado shkatërroi shtëpinë e tij, Austin nuk mundi të dëgjoje asgjë, vetëm pa çfarë kishte ndodhur kur doli nga lavatriçja.