E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajaxit i bie trofeu nga autobusi

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 18:27

Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg zakonisht ka duar të sigurta, por atij i rrëshqiti trofeu i kampionatit holandez nga kulmi i autobusit, derisa ekipi ishte duke bërë xhiron triumfuese rreth Amsterdamit.

Xhirimet amatore treguan se trofeu ra nga pjesa e pasme e autobusit, ndërsa iu kthye ekipit nga një tifoz nën duartrokitjet e të pranishmëve. I turpshëm sa ishte incidenti, fatmirësisht për Stekelenburgun, trofeu nuk pësoi dëm të madh.

Incidenti është i ngjashëm me atë nga muaji i kaluar kur mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos i rrëshqiti nga duart trofeu i Copa del Rey që përfundoi nën autobus.

Ajaxi siguroi titullin e tyre të 30-të në kampionatin holandez pas fitores 3-1 ndaj Twentes të dielën.

Skuadrës së trajnerit Frank De Boer iu desh patjetër fitorja për të tejkaluar Twenten, lidere në xhiron e fundit të kampionatit dhe ata realizuan synimin duke triumfuar me golat nga Jong (dy) dhe Landzaat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›