E Shtunë, 31 Tetor 2026

BA në grevë 4 ditore

Ekuipazhi i kompanisë British Airways ka filuar sot një grevë katër ditore. Greva zhvillohet për shkak të pagave dhe kushteve të punës, dhe ka ardhur pikërisht në kohën kur Evropa perëndimore përgatitet për javën e pashkëve. British Airways, ka humbur miliona dollarë për fluturimet e anulluara. Kjo kompani ka mobilizuar punonjës të tjerë për të zëvendësuar grevistët. Planet parapërgatitore nga kompania do të mundësojnë që 75% e fluturimeve të zhvillohen normalisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›