I mituri plagos shokun me armë në mes të klasës
Ngjarja ndodhi në një klasë të shkollës 9 -vjecare “Kosova”. Njëri prej tyre ka nxjerre armën që kishte me vete dhe ka goditur rende mbi shokun e tij. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur pa dashje
LEZHE-Një 14 vjecar në qytetin e Lezhës është plagosur me armë nga bashkëmoshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur në një klasë të shkollës 9 -vjecare “Kosova” ku dy të miturit kanë qenë së bashku. Njëri prej tyre ka nxjerre armën që kishte me vete dhe ka goditur mbi shokun e tij. E shtëna ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit e tjerë të cilët kanë hyrë menjëherë në klasë dhe kanë gjetur aty dy të rinjtë, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë. Menjëhere i mituri i plagosur me armë është dërguar në drejtim të spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa 14 vjecari tjetër ka qenë mjaft i tronditur duke mos arritur të shpjegojë se cfarë kishte ndodhur. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës ngjarja ka ndodhur pa dashje, ndërsa mbetet i pashpjegueshëm fakti se në cilat rrethana njëri prej djemve kishte poseduar një armë zjarri dhe e mbante atë me vete në shkollë.
(d.b/News24/BalkanWeb)