E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Jam krenar për reformat e Shqipërisë

Presidenti i SHBA-ve ka vlerësuar si të jashtëzakonshme reformat, që kanë bërë të mundur përmbushjen e standardeve të anëtarësimit në NATO, ndërkohë që ka rinovuar angazhimin për ndihmë të mëtejshme, në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet edhe më tej integrimit euroatlantik

TIRANE - Në hapje të seancës jubilare të Samitit NATO-s, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i uroi Shqipërisë dhe Kroacisë anëtarësimin në NATO. “Mirë se erdhët në NATO! Ne jemi shumë të kënaqur dhe entuziazmuar për pjesëmarrjen tuaj në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, u shpreh Presidenti Obama.
Presidenti Obama tha se Shqipëria dhe Kroacia kanë bërë gjëra shumë të rëndësishme e domethënëse në emër të Aleancës, duke përmendur  140 trupa shqiptarë dhe 296 trupa kroate që kanë shërbyer në Afganistan dhe kjo tregon shkallën se ata janë kontribuues shumë të rëndësishëm të Aleancës. Të dyja këto vende, Shqipëria dhe Kroacia, vijoi Presidenti Obama, kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në NATO, në raport me madhësinë, gjë që tregon se për ju NATO është përparësi dhe ne jemi krenarë që ju kemi ju  si aleatë dhe jemi të nderuar me ju.
Gjithashtu, Presidenti Obama përgëzoi të dy vendet për arritjet në reformat. Të dy vendet, tha Presidenti Obama, kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe duke vazhduar në këtë rrugë do t’ju ndihmojë të bëheni edhe më të afërt me integrimin tuaj euroatlantik.
Obama u përgjigjet medieve të Tiranës: Jemi krenarë për Shqipërinë, realizoi reforma të jashtëzakonshme/Presidenti i SHBA Barak Obama i është përgjigjur dje nga Brukseli, interesit të medias shqiptare, pas punimeve të seancës jubilare ku u anëtarësua formalisht Shqipëria, lidhur me rolin dhe impaktin e Shqipërisë në Ballkan. Në fjalën e tij Obama përsëriti edhe njëherë vlerësimet e tij për progresin e reformave të mëdha që Shqipëria ka arritur, për të qenë anëtare e denjë e Aleancës të Traktatit të Atlantikut të Veriut. “Së pari jemi shumë krenarë për Shqipërinë dhe Kroacinë, ato kanë bërë përpjekje dhe reforma të jashtëzakonshme për të parë këtë ditë të bëhet realitet. Ne u jemi mirënjohës këtyre vendeve”, tha Obama.
Përsa i situatës në rajon, Obama shprehu mendimin se “situata në vendet e rajonit tashmë ka një stabilitet të mirë”. “Mendoj se për shkak të besimeve të NATO, për shkak të ndihmës evropiane, për shkak të punës së jashtëzakonshme që ne kemi bërë kemi arritur në një qëndrueshmëri të situatës. Por disa nga këto arritje janë të brishta dhe jam i shqetësuar për krizën ekonomike që mund të ketë në këtë rajon dhe aftësitë e këtyre vendeve për të qëndruara në arritjen e paqes dhe të zgjidhnin diferencat e tyre përmes negociatat”, është shprehu kreu i shtëpisë së bardhë. Gjithashtu ai ka vënë në dukje se kriza financiare është zgjeruar në një krizë më të gjerë globale dhe mund të çojë edhe në një krizë politike. “Pra, na duhet ta vëzhgojmë këtë krizë dhe të luajmë një rol konstruktiv duke rregulluar ekonominë. “Kemi një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në këtë situatë, kemi një rol specifik në tregjet botërore e sidomos në tregjet ballkanike. Duhet të sigurohemi që ekonomitë e tyre janë të qëndrueshme kjo do të ndihmojë edhe enë çështje më të gjëra të pajtimit politik”, vlerësoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›