E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester permbys Aston Vilen

Mancester Junajtid zhvilloi nje tjeter ndeshje te madhe ne Premier Lige. Djajte e Aleks Fergusonit permbysen ne harkun e 10 minutave, disavantazhin e ndeshjes dhe fituan 3-2, ndaj Aston Viles. Me kete fitore Mancesteri kaloi serish ne krye te Premier Liges, i ndjekur nga Liverpuli dhe Celsi, ekipe qe kishin fituar nje dite me pare, ne ndeshjen e tyre. Kristiano Ronaldo shenoi golin e pare te ndeshjes. Por miqte barazuan shpejt dhe e permbysen rezultatin ne pjesen e dyte. Portugezi barazoi shifrat, 10 minuta para perfundimit te ndeshjes dhe ne fund te takimit Maceda realizoi golin e fitores. Me kete triumf, ekipi i Aleks Fergusonit eshte shume prane titullit kampion, pasi ka edhe nje ndeshje me pak se Liverpuli ne Premier Lige.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›