I mohojne vizen, ne kembe per ne Greqi
Eriola Hazizolli
Kryefamiljari 59-vjecar, qe rezultonte i humbur prej 5 ditesh, eshte kthyer ne banese i shoqeruar nga policia. Selfo Hajdari, nga fshati Pashalli, i rrethit te Beratit, ka treguar se eshte kapur nga policia greke me te shkelur ne territorin helen. "Nuk doja te shqetesoja familjen per nismen time te rrezikshme per moshen", ka pohuar burri ne lidhje me vendimin e tij per te shkuar ne Greqi.
Selfo Hajdari ka udhetuar per tri dite me kembe per te arritur ne kufirin grek. "Malli qe ndieja per niperit dhe mbesat, qe jetojne prej 15 vitesh ne Greqi, me bene te ndermerrja udhetimin ne kembe drejt Greqise", ka thene burri. Sipas tij, dy here djemte i kane derguar garanci per te mundesuar nxjerrjen e nje vize, por aplikimet kane rezultuar pa sukses. Ne keto kushte, 59-vjecari mori persiper rrezikun duke udhetuar ne kembe drejt Greqise.
Me te kaluar kufirin, klandestini 59-vjecar eshte kapur nga policia greke. Ai eshte mbajtur nje dite ne shtetin helen dhe dy dite me pare eshte riatdhesuar ne vendkalimin kufitar te Kakavijes. Policia kufitare shqiptare ka marre ne pyetje babane e pese femijeve, per te mesuar arsyet qe e kane cuar te kaloje kufirin ne menyre klandestine dhe me pas e ka derguar ne shtepi. Selfo Hajdari figuronte i humbur prej pese ditesh. Pasi kerkimet ne fshatrat fqinje kane rezultuar pa sukses, bashkeshortja e tij, Merjemja, kerkoi ndihmen e policise.