Arrin ne Kosove "Karvani" i festimeve
"Karvani-krushqit e diaspores shqiptare" mberriti dje pasdite ne Prishtine me kumbim daullesh per te uruar, falenderuar dhe festuar shpalljen dhe njohjen nderkombetare te pavaresise se Kosoves. Ata shprehen falenderimet me te medha per SHBA-ne, vendet e BE-se, NATO-n dhe per gjithe perkrahjen nderkombetare per Kosoven. Pjesemarresit ne "Karvani-krushqit e diaspores shqiptare", disa qindra, treguan se kishin kaluar neper Durres, Tirane, Kukes dhe kishin festuar, uruar dhe falenderuar ne Shqiperi, pastaj neper Prizren, Therande, Shtime, Lipjan dhe do te shkonin ne te gjithe Kosoven.
"Jemi mbledhur ne karvan nga te gjitha vendet e Evropes Perendimore, nga SHBA-ja dhe vendet e tjera ku jetojne bashkatdhetaret shqiptare, kemi ardhur te urojme, festojme dhe falenderojme per pavaresine e Kosoves", tha Dibran Demaku, i cili kishte ardhur nga Gjermania dhe qendronte me flamurin e Kosoves dhe te Shqiperise lart ne duar, ne krye te nje grupi qe vallezonte prane monumentit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ne Prishtine.
Nje perfaqesi e gjere nga "Karvani-krushqit e diaspores shqiptare" ne keto momente eshte ne pritje te Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, i cili vlereson lart rolin dhe kontributin e diaspores shqiptare per lirine dhe pavaresine e Kosoves.