E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e ndertimit, zhbllokohet KRRT e Tiranes

Pas afro tre vjetesh "ngerci", zhbllokohen lejet e ndertimit. Keshilli i Rregullimit te territorit te Tiranes ka miratuar dje me shumice votash 34 leje shesh ndertimi, 23 leje ndertimi si dhe 7 legalizime shtesash pa leje. Tashme pas kesaj kohe, pritet qe te riaktivizohet serish biznesi i ndertimit, cka do te thote se pritet te kete ndryshime edhe ne cmimin e apartamenteve ne kryeqytet. Duket se bllokimi per nje kohe te gjate i ketij institucioni ka bere qe dje te miratohen te gjitha lejet e diskutuara, duke mos kthyer asnje per rishqyrtimin ne Komisionin Teknik.
Anetare te Keshillit te Rregullimit te Territorit bene te ditur dje se pjesa kryesore e mbledhjes qe zgjati per me shume se 10 ore, ishte pikerisht ceshtja e miratimit te lejeve te ndertimit, si dhe e shesheve te ndertimit ajo qe ka marre me shume diskutime. Keshtu, anetaret e KRRT-se, kane marre ne shqyrtim dhe me pas miratuar 23 leje ndertimi, si dhe 34 leje per shesh ndertimi. Pjesa me e madhe e objekteve te perfshira ne kete proces kane qene ato jashte zones se planit francez, qe perfshin kryeqytetin me perjashtim te dy prej tyre. Sipas specialisteve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, pjesa me e madhe e ketyre banesave dhe pallateve te ndertimit qe jane miratuar shtriheshin ne zonen gjysme-periferike te kryeqytetit me godina 6-8 katesh dhe shume pak ato 9 kate. Megjithate ne kete proces jane perfshire dhe dy kullat 12 kate, qe ndodhen ne fushen e aviacionit, per te cilat ka shume kohe qe eshte paraqitur projekti dhe kerkesa per hetimin e dosjeve te tyre.
Ne mbledhjen e radhes te zhvilluar dje, Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes ka miratuar nje sere projektesh te propozuara nga Bashkia e Tiranes, si dhe nje numer te konsiderueshem lejesh per shesh ndertimi, leje ndertimi dhe legalizimi te paraqitura nga qytetare dhe subjekte te ndryshme. Sipas burimeve, gjithsej ishin 79 kerkesa te llojeve te ndryshme. Nga keto, 15 ishin projekte te drejtorive te Bashkise se Tiranes, 34 sheshe ndertimi, 23 leje ndertimi, ndersa pjesa tjeter legalizime te shtesave pa leje. Te shumta kane qene gjithashtu edhe projektet e propozuara nga vete bashkia, te cilat do te sherbejne per permiresimin e infrastruktures se akseve rrugore te kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›