E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kosova, ne rrugen e mbare te konsolidimit te institucioneve

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, tha dje gjate nje takimi me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi, se "Kosova eshte ne rruge te mbare drejt konsolidimit te institucioneve te shtetit te me te ri te Europes dhe te zhvillimit ekonomik". Duke uruar Krasniqin, per shpalljen e Pavaresise se Kosoves, si nje ngjarje historike dhe nje epoke e re per rajonin e Ballkanit, Kryetari i PS-se pershendeti njohjen e shpejte te shtetit te ri te Kosoves nga SHBA dhe demokracite e medha europiane. "Ky eshte nje emocion i jashtezakonshem, ashtu sikunder eshte edhe fillimi i ecjes perpara ne nje barre te jashtezakonshme, qe eshte barra e integrimit te popullit shqiptar si teresi ne Europen e Bashkuar, permes punes qe duhet te bejne te dy shtetet tona se bashku edhe me te gjithe te tjeret ne rajon, per te qene sa me shpejt pjese e familjes se popujve te lire te Europes te bashkuar", tha Rama. Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, vleresoi ndihmesen dhe mbeshtetjen e PS-se per shtetin e ri te Kosoves. "Ne proceset bashkepunuese kemi nevoje per te gjithe faktoret politike ne Shqiperi, domosdoshmerisht edhe te Partise Socialiste te Shqiperise", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›