E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshje mes arkivave te Shqiperise dhe Maqedonise

Arkivi shteteror i Maqedonise dhe Drejtoria e pergjithshme e Arkivave te Shqiperise, nenshkruan dje ne Shkup nje marreveshje bashkepunimi. Kjo eshte marreveshje e trete e ketij lloji qe Maqedonia nenshkruan nga pavaresimi i saj. Marreveshja parashikon kembimin e specialisteve te arkivit, mundesimin e qendrimit dhe punes se studiuesve, kembimin e kopjeve te arkivit, kembim permbledhjesh te dokumenteve, revista arkivi dhe letersi te specializuar, botimin e permbledhjeve te ndryshme te dokumenteve per lidhjet historike mes Maqedonise dhe Shqiperise, pergatitje te ekspozitave te perbashketa dhe veprimtari te tjera. Marreveshjen e nenshkroi Zoran Todorovski, drejtor i Arkivit shteteror te Maqedonise dhe Nevila Nika, drejtore e Drejtorise se pergjithshme te Arkivave te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›