E Diel, 1 Nëntor 2026

I moshuari Mbajta arme se desh me grabiten pensionin

Prokurori qe kishte drejtuar hetimet paraprake deklaroi ne seance se 63-vjecari ishte prangosur ne flagrance nga efektivet e policise se Komisariatit Nr. 5 teksa ne brez mbante nje pistolete. Para oficereve te Policise Gjyqesore i moshuari mesohet se ka pohuar qe arma nuk ishte e vertete por manover dhe se e mbante per te trembur ndonje person qe mund ta bezdiste ne rruge. I moshuari konfirmoi dje para gjyqtarit te gatshem te njejtat pretendime qe ka mbajtur gjate deklarimeve te dhena ne polici ne momentin e prangosjes. Sipas tij disa muaj me pare ne momentin qe kishte marre pensionin ne zyrat shteterore disa djem kishin tentuar ta grabitnin ndersa ai kishte shpetuar vetem pasi ishte larguar me vrap drejt nje rruge ku leviznin shume kalimtare. Pas kesaj ai kishte vendosur te mbante me vete nje arme manover ne menyre qe te trembte kedo person qe mund ta provokonte. Sipas tij arma qe i ishte kapur ne momentin e arrestimit nuk realizonte qitje dhe nuk ishte prodhim i fabrikuar. Nderkohe nga verifikimet qe jane bere nga policia ka rezultuar se i moshuari 65-vjecar kishte precedente te meparshem penale. Nisur nga keto fakte prokurori qe kishte drejtuar hetimet paraprake i kerkoi gjykates vendosjen e mases se sigurise 15 dite burg per te moshuarin kohe kjo e mjaftueshme per ekspertet e Laboratorit te Kriminalistikes per te analizuar llojin e armes dhe faktin nese kjo mund te realizonte qitje. Burime nga gjykata pohoje se i moshuari ka kerkuar nje mase me te lehte sigurie me pretendimin se arma nuk ishte reale dhe se arsyeja qe ai e mbante ate me vete kishte te bente me sigurine e tij. Po keshtu i moshuari duke pretenduar se i perkiste vitlindjes 1945 i ka kerkuar gjykates vendosjen e nje mase me te lehte sigurie se ajo e kerkuar nga prokurori. Sipas tij cdo mase tjeter me e lehte do te ishte me e favorshme dhe ai do te vihej ne dispozicion te hetimeve. Ne fund te seances gjyqtari i gatshem vendosi te pranonte kerkesen e prokurorise ne menyre qe te ekspertohej arma. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›