Vetecensura si kulture mediatike
NgaJONILA GODOLE
Kultura e gazetarise ne Shqiperi nuk mund te shihet e shkeputur nga kultura...
...politike e shoqerore ne vend si dhe nga zhvillimi i mediave ne Europen Lindore. Implementimi i strukturave demokratike dhe zhvillimeve ne ekonomi shoqeri dhe sistemin mediatik ne keto vende u bazua fillimisht te kopjimi apo imitimi i praktikave te vendeve te Perendimit ose sic do te argumentonte Habermas me 1990
revolucionet demokratike rikuperuese ne vendet e Europes Lindore karakterizohen nga nje mungese totale e ideve nuk jane as inovative dhe as te orientuara drejt se ardhmes. Keshtu edhe ne Shqiperi imitimi jo kritik i strukturave perendimore u kthye ne burim te vetem gjenerimi ne te gjitha fushat por pa pasur nje reflektim te brendshem per risite dhe te metat e modelit te imituar. Pasojat e ketij moderimi me telekomande duken qarte ne problemet e medias tone me gjithe progresin e padiskutuar drejt nje modeli pluralist dhe liberal. Nje nder arsyet se perse aplikimi i ketij modeli mbeti formal dhe deshtoi ne permbajtje ishte edhe mungesa e nje kulture te ngjashme te gazetarise qe nuk kishte mundur te formesohej gjate regjimit komunist me shtyp te pazhvilluar pluralist.
Koncepti teorik i kulturave gazetareske eshte relativisht i ri nese krahasohet me moshen e vertete te gazetarise dhe permbledh praktikat gazetareske standardet profesionale dhe aspektet etike qe ekzistojne ne vende te ndryshme me kushte historike po te ndryshme. Gazetaria paraqitet si nje proces pune i individeve profesioniste apo si nje institucion i pavarur si nje profesion dhe diskurs brenda nje konteksti konkret politik ekonomik apo kulturor. Keshtu po te perkufizojme paradigmen e kultures se gazetarise sot kjo do ta vinte theksin te identiteti i gazetarit dhe te marredheniet e gazetarise me kontekstet e tjera shoqeruese. Per te analizuar shkallen e zhvillimit mediatik dhe profesionalizmin e gazetareve ne Europen Perendimore dhe Ameriken Veriore autoret Hallin dhe Mancini identifikuan tri modele te sistemeve mediatike modelin mesdhetar pluralist dhe te polarizuar Italia Spanja modelin demokratik korporatist te Europes Perendimore dhe modelin liberal te Atlantikut Verior.
Ndersa dy modelet e fundit permbushnin pak a shume kriteret e nje gazetarie cilesore duke respektuar standardet universale te gazetarise modeli i pare paraqiste nje tipologji gazetarie dhe medie jo aq e panjohur per ne. Gazetaret sipas studimit ne fjale dalloheshin si a me pak profesioniste b te identifikuar me shume me institucionin mediatik ku punojne se sa me profesionin e tyre c gazetaria merret per zgjatim te letersise dhe politikes d lidhje e forte e gazetareve me elitat dhe partite politike e mungesa e autonomise se tyre dhe ku f shoqatat apo sindikatat e gazetareve kane pak ose aspak ndikim ne jeten shoqerore dhe ate politike. Modeli i kultures gazetareske apo te sistemit mediatik ne nje vend varej sipas tyre nga te pakten kater dimensione si p.sh. zhvillimi i tregjeve mediatike qe reflekton te tirazhi korniza politike e marredhenies politike-media zhvillimi i gazetarise profesionale si dhe niveli i nderhyrjes se shtetit ne sistemin mediatik.
Duke u mbeshtetur ne etapat e procesit transformues ne vendet postkomuniste zhvillimin e sistemit mediatik ne Shqiperi mund ta specifikojme keshtu
Faza e pare inkubacioni perkon me fillimet e demonopolizimit dhe decentralizimit te medias se dikurshme shteterore. Ajo karakterizohet nga nje shtyp partizan revolucionar qe operon ne vakum nje model hibrid mes shtypit privat dhe atij kooperativ shpesh me vete stafin si pronar gazeta Indipendent si nenprodukt i stafit te gazetes Koha Jone ne nje raport te caktuar forcash e tille ishte edhe vete kjo e fundit - ku mungonin edhe kushtet me minimale per te qene nje shtyp profesionist. Por qe me gjithe mangesite gazetaret e kesaj faze ne botekuptimin e tyre disi romantik idealist per kredon e profesionit te gazetarit i afrohen teper modelit universal te gazetarit me fryme kritike kundrejt elitave politike dhe ekonomike. Kjo faze e pare karakterizohet nga nje marredhenie armiqesore mes Politikes dhe Medias. Politika qe ende kerkonte modelin e vjeter te nje shtypi bindes ndaj pushtetit dhe shtypi i ri qe metonte zhvillimin dhe ndikimin ne hapesiren publike sipas modeleve te vendeve demokratike. Kesisoj ne kete faze ndeshemi me nje kulture gazetareske agresive dhe kundershtare.
Ne fazen e dyte forcohet legjislacioni i mediave dhe profesionalizmi i gazetareve rol ketu do te luajne trajnimet dhe edukimi i metejshem i gazetareve dhe studenteve te gazetarise vecanerisht sipas modelit anglo-amerikan. Kemi lindjen e mediave te reja private elektronike kalimin teresisht te shtypit ne duart e biznesmeneve te rinj ose thene ndryshe fillesat e fenomenit te italianizimit te sistemit mediatik jo vetem te programacionit te TV si kudo ne vendet postkomuniste ne kuptimin e filozofise se nje korporate ku nuk ka ndryshim te madh mes menaxhimit te nje partie politike nje kompanie biznesi apo nje shoqerie mediatike sipas modelit te Berluskonit. Nga ana tjeter ne kete faze kemi ndergjegjesimin e politikes per rolin e medias si aktor i rendesishem ne hapesiren e komunikuar publike.
Karakteristike e fazes se dyte eshte superimi qe media i ben politikes dhe perpjekjet e kesaj te fundit per te pasur ndikim dhe rol mbi te sic ishte rasti i debatit mbi projektligjin per median me 2001 ku politika synoi te marre persiper rolin e nje Urdhri te Gazetarit si rregullator i komunitetit gazetaresk. Me gjithe perplasjet kjo faze e dyte dallohet per nje politike bashkevepruese mes dy aktoreve medias dhe politikes nje periudhe afrimi dhe flirtimi qe zgjati pak kohe 1998-2002.
Ne fazen e trete persoset me tej korniza ligjore dhe zhvillimi teknologjik i medias si dhe rritet numri i kompanive mediatike por njekohesisht dobesohet roli i medias. Studimet ne kete fushe evidentojne si efekt kryesor ndikimin e pronesise mbi politiken editoriale dhe stafin e gazetareve qe sjell mungese pavaresie ne ushtrimin cilesor te profesionit si p.sh. mungesa e kontratave te punes ku deri ne vitin 2005 95 e gazetareve ne vend punonin pa kontrata dhe sigurime shoqerore. Me kete status te pazgjidhur gazetaria nuk mund te behet cilesore e besueshme dhe as nuk mund te ushtroje funksionin e saj kontrollues ndaj aktoreve te ekonomise dhe politikes. Ndryshe nga Hallin dhe Mancini qe argumentojne se sistemi politik ndikon me shume se tiparet e tjera ne perceptimin e gazetareve brenda nje sistemi mediatik ne Shqiperi faktori ndikues mbeten pronaret e medias interesat e tyre ekonomike dhe politike. Ky model vazhdon te mbetet aktual. Dominimi sado i lehte i medias mbi politiken ne fazen e dyte shnderrohet tashme ne kah te kundert Politika permes pronareve te medias dominon median
Keshtu po ti kthehemi serish modelit te polarizuar dhe ta krahasojme ate me sistemin mediatik shqiptar bien ne sy disa piketakime perputhja e tirazheve te uleta ku nje perqindje e vogel e popullsise ka akses ne organet e shtypit mungesa e profesionalizmit te gazetareve nderhyrja e shtetit me ane te formave te ndryshme strukturat e dobeta ne mbrojtje te gazetareve e te tjera aspekte qe reflektojne nje demokratizim te papermbushur. Me gjithe ngjashmerite nuk duhet te lihet jashte vemendjes se cilesia e ketyre mangesive eshte e ndryshme Panorama mediatike ne Shqiperi eshte shume me pak pluraliste dhe e padiferencuar se ne Itali p.sh. Ky model rasti italian ose italianizmi me teper gati u kopjua me shume zell nga te gjitha vendet e Evropes Lindore ku as Shqiperia nuk ben dallim. Italianizimi si koncept per te shpjeguar fenomenin e nje gazetarie te opinionit dhe me theks te larte politik ku mediat jane te perqendruara ne duart e pak pronareve qe duan ti perdorin ato per qellime komerciale ekonomike dhe politike duke bere qe politizimi te ece perkrah komercializimit. Italianizimi jashte strukturave organizative mediatike u imitua ne Shqiperi kryesisht ne modelet televizive ndersa shtypi i shkruar vazhdoi te ruaje nje balance mes modelit italian dhe atij anglosakson. Tendenca e medias per te imituar modele perendimore italianizimin apo amerikanizimin nuk eshte vecse prirje per tiu afruar nje modeli global nje kulture dominuese te gazetarise. Nese me kete kulture do te nenkuptonim ato vlera dhe ideale te gazetarit bazuar te objektiviteti ndarja e faktit nga komenti dhe te roli i gazetarit si nje vezhgues i distancuar atehere kultura dominuese do te ishte modeli amerikan anglo-amerikan i gazetarise. Por nga kjo kultura e gazetarise shqiptare ka imituar formen vetem prioriteti qendron te kenaqja e tregut dhe e nevojave komerciale te pronareve ne vend te sherbimit ndaj publikut. Nga kjo tablo te krijohet pershtypja se kultura dominuese e gazetarise ne Shqiperi ka trajten e nje modeli hibrid me tipare nga media e polarizuar edhe nga ajo komerciale tabloide anglosaksone. Ky model hibrid eshte ende larg gazetarise cilesore dhe karakterizohet nga ekzistenca e ideologjizimit si mbetje e ndergjegjshme ose jo nga koha e komunizmit imitimi siperfaqesor i formateve dhe modeleve perendimore pa i pershtatur vertet ato ekzistenca e nje fryme konfliktuale dhe emocionale ne raportimin mbi ceshtje te ndryshme politike dhe sociale orientimi lokal si aspekt tipik i kulturave territoriale qe sjell ngushtim te tematikave me raportimin vetem brenda kufijve kulturore mosklasifikimi i qarte i mediave cilesore nga ato jocilesore si dhe nga nje mbeshtetje e forte e strukturave politike dhe gatishmeri e theksuar per te bashkevepruar me partite politike ne periudha zgjedhore. Por nga krahasimi me studime te ngjashme mbi kulturen e gazetarise ne vendet e Europes Lindore veren se keto tipare jane gati universale edhe per sistemet e tyre mediatike ngjashmeri qe i gjejme edhe ne sistemin politik.
Kush eshte pra specifika e kultures se gazetarise shqiptare Kriza e identifikimit te gazetareve me kredon dhe profesionin e gazetarit si nje institucion i pavarur si dhe me rolin e funksionin ne shoqeri eshte nje tipar dallues i kultures se gazetarise shqiptare. Meqe veteperkufizimi i gazetareve lidhet ngushte me kontekstin kombetar te nje vendi eshte i kuptueshem fakti se mungesa e nje tradite te mirefillte te gazetarise cilesore dhe e nje mendesie te orientuar drejt vlerave te pranuara si universale te gazetarise ndikon qe parime elementare si objektiviteti apo paanshmeria te merren jo si vlera konstante por te ndryshueshme. Nga ana tjeter teoria normative e manualeve te gazetarise bie ndesh me paradigmen globale sot ku gazetaria europiane dhe ajo amerikane sado cilesore po orientohen perhere e me shume drejt atyre lajmeve apo informacioneve qe duhet te mbeshteten mbi fakte por te jene njekohesisht sa interesante aq edhe te shitshme.
Ne kete udhekryq te vlerave gazetari shqiptar i largohet identifikimit me profesionin e tij qe kudo ndodhet ne nje lloj krize identiteti duke u lidhur perhere e me shume pas pronarit te mediumit ku punon i cili ne syte e tij paraqet nje shtylle te qendrueshme per karrieren e tij. Per ta ruajtur kete gjendje vetekontrolli si kusht i domosdoshem per gazetarin vezhgues kthehet ngadale ne nje vetecensure ne emer te se ciles opinionet perzihen me lajmet dhe angazhimi profesional ngaterrohet shpesh me ate politik PR-i politik merret dhe aprovohet pa kurrfare verifikimi dhe kritike duke i kthyer gazetaret ne zedhenes te partive politike raportimi behet i njeanshem si ne rastin e zgjedhjeve te fundit qershor 2009. Detyrimisht edhe nderhyrja e politikes apo e biznesit ne kredon e profesionit merret e mireqene. Per ta ilustruar me thenien e nje aktori ne media Gazetari qe u nenshtrohet politikave te gazetes nis te mbaje perbrenda dhe ti duken te natyrshme presionet te cilave u nenshtrohet duke zhvilluar ate qe quhet vetecensure ose ndryshe procesi me ane te te cilit gazetaret marrin me mend ate qe pronari i medias deshiron te degjoje...
Per te bere nje analogji Nese thembra e Akilit per politiken shqiptare keto njezet vjet ka qene kontestimi i perhershem i zgjedhjeve per sistemin mediatik duket eshte vetecensura qe ka nje tradite te gjate ne gjithe etapat e zhvillimit historik dhe ushtrimit te gazetarise ne Shqiperi.