Amerikani paguante prostituten e mitur 250 euro per nje nate
TIRANE - Klienti i fundit qe ka paguar 250 euro per te kaluar nje nate me vajzen 17-vjecare qe ushtronte tucion ne Tirane e cila u arrestua tri dite me pare ka qene nje shtetas amerikan. Policia tha se ai ka qendruar me vajzen me iniciale F.C. ne nje prej hoteleve me luksoze te Tiranes prane stadiumit kombetar Qemal Stafa. Dy te akuzuarit si tutore te vajzave Elis Tafa dhe Emiliano Rrapushi te cilet i perkasin komunitetit rom kishin caktuar me pare pazaret per vajzat Z.M. dhe F.C. te cilat i shfrytezonin per prostitucion. Sipas policise njeri prej tutoreve edhe pse ishte i martuar e mbante vajzen 17-vjecare ne shtepine e tij bashke me gruan ne nje banese prane kombinatit Jordan Misja ne afersi te shinave te trenit ne Laprake. Edhe vajza minorene i perkiste komunitetit rom ndersa tutori i kishte thene bashkeshortes se po e strehonte pasi vajza ishte jetime. Gjate hetimeve per zbulimin e rrjetit qe coi ne arrestimin e kater personave dy dite me pare eshte dashur qe te perdoren metodat speciale te hetimit madje edhe infiltrimi i policise. Nje prej punonjesve te policise pasi kishte identifikuar vajzen 21-vjecare me iniciale Z.M. qe ushtronte prostitucion e ka ftuar ate per nje kafe. Ajo i eshte pergjigjur me fjalet Une jam vajze pune dhe jo vajze kafesh. Nese kerkon qe te dal me ty atehere duhet te paguash 40 mije leke. Pas kesaj bisede kane nisur hetimet intensive te policise qe zbuluan dhe arrestuan dy tutoret dhe dy vajzat gjate operacionit te koduar Liqeni ne Tirane.