Shkaterrohen gjate nates bordurat bashkia padi ne polici
Shkaterrohen gjate nates bordurat e trotuareve te sapondertuar ne bulevardin Republika te Korces. Ngjarja qe eshte kryer nga persona ende te paidentifikuar ka vene ne levizje policine pas denoncimit te bere nga ana e Bashkise se Korces per shkaterrimin dhunimin dhe vjedhjen e prones publike. Eksperte te policise kane pare nga afer rrugen nga ku jane hedhur guret e bordurave te trotuareve dhe nga jane shkulur 15 peme per te zbardhur rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky akt dhe per te zbuluar se ku kane perfunduar objektet qe jane hequr nga rruga. Shkaterrimi i rruges ne ndertim ka ndodhur gjate oreve te para te se dieles nderkohe qe paradite Bashkia e Korces ka bere nje kallezim penal ne Prokurori dhe prane Drejtorise se Policise per kete ngjarje. Kryetari i Bashkise Niko Peleshi ndersa ka ngritur gishtin e akuzes ndaj individeve qe nxiten nga interesa politike ka perjashtuar mundesine qe prishja e ndertimit te jete kryer nga Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Sipas tij ne rast se do te kishte nje vendim per ekzekutimin e prishjes kjo do te kryhej gjate dites ne forme te rregullt ligjore dhe me njoftimin e institucionit lokal. Peleshi ka shtuar se shkaterrimi eshte bere qellimisht per te penguar investimin. Ne mesnate kur ishin marre masat per te asfaltuar rrugen u nderhy ne menyre vandale dhe barbare per shkaterrimin e rruges duke hequr bordurat dhe duke shkulur 15 peme nga njerez qe nuk kane tager institucional dhe asnje lloj vendimi ligjor per prishjen e ketij ndertimi. Nuk e dime se cilet jane aktoret por regjisoret jane politike. Ky eshte nje aksion politik qe kerkon ta marre qytetin me dhune e me terror por Korca nuk eshte nje qytet qe mund te dhunohet dhe kjo qe ka ndodhur do te vazhdoje me nxjerrjen para ligjit dhe ndeshkimin e te gjithe atyre qe kane guxuar te vene dore duke bere presion mbi qytetaret. Keto jane modele te dhunes politike qe nuk bazohet tek ligji dhe rregulli por tek urdhri politik per te shkaterruar. Ne nuk e dime se ku kane perfunduar guret e hequr dhe as pemet dhe per kete kemi bere nje kallezim penal dhe pergjegjesit do te shkojne para ligjit - ka thene Peleshi. Me tej ai ka deklaruar se prishja e bordurave gjate nates ska te beje fare me Inspektoratin Ndertimor Urbanistik Kombetar. Kjo nuk ka lidhje me Inspektoratin e Ndertimit pasi vendimi qe eshte marre nuk ka te beje me prishjen e objektit por kerkon nga Bashkia te marre masa brenda 30 diteve per te kthyer ne gjendjen e meparshme rrugen. Kjo qe ka ndodhur nuk ka lidhje me kete vendim te INUK pasi nuk eshte ekzekutuar asnje vendim i cili ne rast se do te ishte i tille do te ekzekutohej diten brenda procedurave dhe rregullave ligjore dhe bashkia do te ishte vene ne dijeni. Per ndertimin e trotuareve ka nje leje dhe nje kontrate dhe kjo leje nuk eshte kontestuar nga INUK-u - deklaroi kryetari i bashkise. Ai ka thene se bordurat e munguara do te rivendosen dhe do te vazhdoje asfaltimi ndersa projekti do te vijoje ashtu sic eshte miratuar ne leje. Edhe pse duhet te behej asfaltimi punetoret do te punojne tani per te bere serish bordurat e trotuareve - u shpreh kreu i bashkise duke shtuar se punimet do te vazhdojne normalisht per ndertimin e trotuareve dhe kthimin e rruges ne gjendjen e meparshme. Ndertimet qe po behen ne qender te qytetit jane shoqeruar me debate mes institucioneve vendore per shkak se rehabilitimi i rrugeve nga projekti i kanalizimeve konsiderohet nga ana e prefektures si zbatim i nje tjeter projekti qe nuk ka marre ende miratimin. Por sipas kryetarit te bashkise per ndertimet qe po kryhen ka nje leje te ligjshme ndertimi.