E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIMI I GJYKATESPrudentino biznes ne pronat e Gjecajt

/ /

RIBLLOKOHET PASURIA E BIZNESMENIT/ Gjykata e Vlores ka vendosur te mbaje te bllokuara pasurite e biznesmenit Ervin Gjecaj per llogari te hetimeve ndaj bosit te mafias italiane Albino Prudentino. Sipas vendimit te gjykates Prudentino ka bere biznes ne lokalin e marre me qira nga kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu. ProkuroriaZyra e kompanise Casino Italia ne Mullet ka lidhje me hetimin

Kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu ishte ankuar ne Gjykaten e Vlores kunder sekuestrimit te disa ambienteve ne perdorim te tij tek kompleksi Muza Park ne periferi te Tiranes ne Mullet. Ne padine e tij avokati i biznesmenit Ervis Gjecaj eshte shprehur se ambientet e marra me qira prej tij ne Muza Park nuk kane asnje lidhje me kompanine Casino Italia e cila eshte bere objekt hetimi per pastrim parash pas arrestimit te italianit Albino Prudentino ne Vlore me 29 shtator 2010. Emri i biznesmenit shqiptar Ervis Gjecaj u perfshi ne kete ceshtje pasi ai bleu 20 per qind te aksioneve te djalit te Albino Prudentinos ne kompanine Betting System Albania. Shitja e aksioneve u be vetem nje dite pas arrestimit te 59-vjecarit italian te akuzuar per lidhje me mafien ne vendin e tij. Verifikimi i mepasshem zbuloi se Prudentinot kishin ne pronesi kompanine Casino Italia e cila sipas ekstraktit te QKR-se kishte disa pajisje te vendosura per ushtrim aktiviteti euro-lloto ne objektin Muza Park ne Mullet. Prokuroria i sekuestroi keto ambiente menjehere bashke me pajisjet qe ndodheshin ne to.
Padia e Gjecit
Sipas vendimit gjyqesor qe disponon gazeta Panorama avokati i Ervis Gjecit ka theksuar ne padi se vendimi i sekuestrimit eshte i padrejte. Sendet e sekuestruara nuk i perkasin shoqerise tregtare Casino Italia apo personit nen hetim Prudentino. Sipas padise keto sende te sekuestruara jane pasuri e kerkuesit Ervis Gjecaj. Ai pretendon se resorti Muza Park eshte ne posedimin e tij me kontrate qiraje ne aktivitet tregtar ne periudhen 2007-2010 dhe aktualisht eshte ne rikonstruksion. Ne padi Gjecaj shprehet se midis tij dhe shoqerise Casino Italia apo shtetasit Albino Prudentino nuk ka asnje marredhenie. Sipas tij keto subjekte tregtare apo fizike nuk ushtrojne asnje lloj aktiviteti ne ambientet e resortit Muza Park.
Prokuroria
Ne gjykaten e Vlores prokuroria ka parashtruar se ne ambientet e subjektit tregtar Muza Park gjenden sende te cilat sherbejne per ushtrimin e aktivitetit dhe qe kane lidhje me vepren penale per te cilen procedohet dhe konkretisht ate te Pastrimit te produkteve te vepres penale. Sekuestrimi eshte urdheruar nga prokuroria bazuar ne nenin 208 te Kodit Penal pasi ne dosjen penale eshte administruar dokumentacioni qe tregon se personat ne hetim Albino Prudentino dhe subjekte te tjere jane perfshire ne regjistrimin e subjektit tregtar Casino Italia. Ky subjekt figuron me numer identifikimi K 72202004 A e ndodhur ne ambientet e bar-restorant Muza Park e cila ndodhet ne fshatin Mullet te komunes Petrele ne Tirane. Per keto arsye gjykata e Vlores ne daten 1 nentor 2010 ka vendosur rrezimin e padise se biznesmenit Ervis Gjecaj dhe mbajtjen e ambienteve te tij te Muza Park ne sekuestrim deri ne fund te hetimeve. Pastrimi i parave gjykata shtyu ekstradimin

TIRANE - Per shkak te hetimeve te nisura nga Prokuroria e Vlores me akuzen e pastrimit te parave gjykata ka vendosur shtyrjen e afatit te ekstradimit ne Itali per Albino Prudentinon. Me nje vendim nga gjykata e Vlores eshte caktuar qe ekstradimi te behet nje muaj pertej afatit ligjor prej 40 ditesh brenda te cilit shtetasi italian Albino Prudentino mund te mbahej ne arrest ne Shqiperi. Shtyrja e afatit te ekstradimit eshte bere per ti krijuar mundesi prokurorise te perfundoje hetimet e saj per akuzen e pastrimit te parave. Organi i akuzes dyshon se shtetasi Albino Prudentino permes kompanive te tij ne Shqiperi mund te kete qarkulluar financime te ardhura nga veprimtaria kriminale dhe mafioze. Me pare ne Prokurorine italiane ai eshte akuzuar per kontrabande cigaresh dhe trafik droge. Pas vendosjes ne Shqiperi Albino Prudentino kishte investuar ne ngritjen e nje pasticerie nje bari dhe nje restoranti ne Vlore si dhe disa salla lojerash fati ne qytetin bregdetar dhe ne Tirane. Prokuroria gjate hetimit ka gjetur edhe kater llogari bankare ne emer te Albino Prudentinos ne te cilat mesohet se ndodhen shuma te vogla financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›