I moshuari gjendet i vdekur dyshohet per vrasje

Tirane- Nje burre i moshuar 70- vjecar u gjet i vdekur dje ne mengjes ne rrugen Siri Kodra ne kryeqytet ndersa policia dyshon se ai mund te jete vrare. I moshuari eshte gjetur ne banesen e tij i shtrire dhe me shenja dhune ndersa policia pohoi se ai mund te ishte vrare dhe me pas hedhur prane baneses se tij. Burime te policise thane se i moshuari jetonte i vetem i divorcuar nga bashkeshortja e cila jetonte me femijet e saj ne SHBA. Policia u njoftua nga nje shites fqinj me viktimen i cili kishte shkuar per te takuar te moshuarin. Ne banese policia sekuestroi si prova disa sende personale dhe dy gota rakie te viktimes.