PDU Jo me mazhorancen per Paktin Detar

Idrizi Asnje qeveri nuk ka mandatin ta negocioje pas vendimit te Kushtetueses
FIER - Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet perforcojne qendrimin e tyre se do te votojne kunder nje marreveshjeje te re kufitare ndermjet Greqise dhe Shqiperise. Mungesa e dy votave te PDU-se dhe e atyre te LSI-se do ta vendoste mazhorancen ne veshtiresi per te arritur shumicen ne parlament. Dy deputetet came Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri deklaruan se jane kunder kesaj marreveshjeje qe sipas tyre cenon interesat kombetare duke favorizuar ne menyre te njeanshme palen greke. Kryetari i PDU-se Idrizi u shpreh se asnje qeveri nuk ka mandatin te rinegocioje marreveshjen e ujerave pas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Kush donte te degjonte i degjoi mesazhet tona paqesore.
Ato jane Ne do te kthehemi ne ameri ne do te ndertojme varret e te pareve tane dhe ne sigurisht do te fitojme te drejtat tona sepse sot eshte ora jone sot eshte ora e shqiptareve sot eshte ora e amerise. Pa dyshim ne kemi folur dhe mbajtur ceshtjen tone lart ne parlamentin shqiptar ne kemi reaguar te paret duke kundershtuar marreveshjen e ujerave dhe asnje qeveri pas vendimit te Gjykates Kushtetuese nuk ka mandatin ta rinegocioje ate - theksoi Idrizi. Por kryeministri Berisha eshte shprehur i vendosur per te rinegociuar me Greqine.
Edhe zyrtaret helene i kane kerkuar serish Tiranes zyrtare qe te zgjidhe ceshtjen e kufijve detare madje edhe duke kercenuar se do te ndikonte ne proceset integruese te vendit tone. Nga ana jone dihet tashme se marreveshja e nenshkruar nga te dyja qeverite ne perputhje me dispozitat e ligjit te detit eshte per te miren e te dy vendeve. Sic dihet ceshtja eshte komplikuar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese shqiptare por ne mendojme se i takon Tiranes te gjeje zgjidhje per ratifikimin e kesaj marreveshje ne parlamentin e saj. Ne mendojme se ratifikimi i kesaj marreveshje i hap rruge shfrytezimit prej dy vendeve te pasurive natyrore qe ndodhen ne zone. Ashtu sic e ka pohuar edhe vete ministri i Jashtem shqiptar ratifikimi i kesaj marreveshje ndikon per mire ne rrugen europiane te Shqiperise - tha Delavekuras gjate nje njoftimi per mediat greke.