ucka Na mbyt shkelqimi i jashtem

Perkthyesi Shpetim ucka prek probleme te perkthimit dhe marredhenieve lexues-botues ne nje forum per librin. Ai terheq vemendjen ndaj vlerave qe tregu i ka permbysur edukativja moralja estetikja
Ne forumin qe u mbajt dje ne panairin e librit Tirana 2010 per probleme te letersise dhe perkthimit perkthyesi Shpetim ucka iu kerkoi te pranishmeve shumica poet shkrimtare perkthyes e me pak botues pak me shume realizem. Ne vend qe te flitej per letersine lokale dhe letersine globale dhe cfare vendi zene shkrimtaret shqiptare ne letersine bashkekohore ucka e drejtoi biseden nga problemet e marredhenies botues-lexues cfare duhet ti ofrohet lexuesit kush duhet te jene perkthyes dhe librat qe nuk duhet ta humbin peshen ne treg. E sigurisht jo ata me shkelqim te jashtem.
Z. ucka ne takimin e sotem ju u shprehet se botuesit e harrojne lexuesin. Mund ta shtjelloni me tej kete pohim
dolloj problemi e shikoj nga pikepamja shoqerore. Ne rast se ndertohen shtepi mua nuk me intereson cili i nderton dhe me cilin arkitekt ai lidhet. Me intereson cfare ben dhe ne funksion te kujt e ben. Nese ai e ben ne funksion te vetes une nuk besoj se produkti i tij do te jete deri ne fund i sinqerte dhe i vlefshem. Libri eshte edhe me delikat per arsye se eshte nje produkt per mua vetem edukativ moral shpirteror estetik. Libri eshte nje funksion per te bere nje qytetar.
Ne qofte se librat nuk nisen nga ky funksion ata dalin praktikisht te deshtuar. Nese do te shikojme sa libra shiten do te arrijme ne perfundimin se ketu ka nje mosperputhje midis vullnetit per te botuar dhe vullnetit te lexuesit per te lexuar dicka qe i vlen. Perderisa botuesit rralle i kalojne tirazhet e para me 300 500 kopje do te thote se shitja nuk eshte e madhe. Nuk eshte e thene qe ne botojme 50 libra me 500 kopje dhe na dalin 25.000.000 kopje. Problemi eshte se ne kemi botuar 50 tituj dhe keto 50 tituj mund te jene lexuar gjithsej nga 250 veta jane tituj te shumte por lexohen nga nje numer i kufizuar. Nuk ka dy-tri tituj te mire qe lexohen nga nje numer i madh njerezish. Dhe funksioni shoqeror eshte ne rastin e dyte jo ne te parin.
Si mund ti sherbeje me mire nje botues lexuesit
Jo prej letersise qe patjeter do te sjelle para. Madje ne shumicen e rasteve letersia e mire nuk sjell para. Sikunder shkrimtari nuk jeton duke prodhuar vetem libra dhe perkthyesi jeton ne menyre shume modeste duke perkthyer por produkti i tij nuk matet kurre me parane. Nje perkthyes i mire nuk mund te paguhet dot eshte e pamundur. Ai punen do ta beje per nje shperblim modest nderkohe qe ben nje produkt shume te mire. Flasim per rastet e mira.
Ka edhe mjete te tjera qe duhen vene ne pune per ta rritur interesin e lexuesve
Ne organizojme tryeza te rrumbullaketa diskutime po ku eshte lexuesi ketu Ne se pyesim lexuesin te shikojme te vjelim cfare do ai. Lexuesi nuk ka nje predispozite te caktuar qe te doje kete apo ate lloj letersie ose mund te bjere pre e letersise me vlera mesatare ose me te uleta se mesatarja. Libri nuk eshte nje biznes libri eshte nje vlere kulturore. Nje botues duhet te jete i kenaqur edhe sikur te marre vetem parate qe ka hedhur. Atehere ketu hyjme te problemi tjeter do te deshtojne botues te tille Po. Mundesite qe botues qe merren me letersine serioze te deshtojne jane shume te medha sepse ne e kemi ndertuar sistemin mbrapsht. Ne e kemi ndertuar sistemin qe pa ekonomi tregu nuk kemi vlera. Kjo eshte komplet e gabuar ne vlerat morale. Botuesi mendon ti sherbeje shoqerise per te edukuar per te rritur qytetare me te gjithe gamen jo thjesht me mendimin por edhe me estetiken. E ka kete mendim botuesi yne E perkrah shteti kete lloj letersie E ndihmon duke ia marre parate lodrave te fatit dhe duke i kaluar te libri
Si eshte tregu i sotem i perkthimit
Le ti shmangemi termit tregu i perkthimeve sepse eshte shperfilles per perkthimin. Perkthimi eshte nje pune shume e kualifikuar kerkon shume pergatitje. Nuk behet perkthyes nje i ri 20 vjec dhe mendon se mund te interpretoje nje autor te huaj. Nuk dihet se cfare pervoje jetesore ka dhe cfare pervoje kulturore ka Ky nuk eshte me treg kjo eshte nje pune kulturore. Si e bejme kete pune kulturore Ne kuadrin e pregatitjes se pergjithshme. Ne qofte se ne shkollat tona niveli arsimor eshte i dobet nuk mund te kemi perkthyes te mire. Nese ne jeten tone letrare shkrimtari i mire nuk gjen hapesire per te shfaqur veten e vet sepse ai nuk ben vepra qe shiten ai mund te dale edhe ndesh vijes se pergjithshme qe mund te jete nje shije e rendomte. Por edhe nje perkthyes i mire do te kete veshtiresi se duhet te gjeje vepra te mira te bej perkthime te mira dhe dikush ta mbeshtese. Ky eshte nje problem global eshte nje problem i pergjithshem i kultures sone.
Cilat jane problemet reale
Une nuk besoj se ne forume te tilla dalin problemet thelbesore. Ne pergjithesisht iu vijme rrotull problemeve. Ne te vertete problemet jane shume me te thella. Mjeti i punes i perkthyesit eshte gjuha. Si e njohim gjuhen shqipe Ku mesohet kjo gjuhe shqipe ne cilesine e duhur Cili eshte ai tekst gjuhe dhe ai tekst letersie qe na meson ta perdorim bukur gjuhen amtare ta duam gjuhen tone amtare te shprehemi bukur. Dhe te mos mendojme se duke perdorur zhargonin ne e bejme interesant. Atehere edhe perkthyesi eshte produkt i kesaj shoqerie qe ka humbur identitetin e vet kulturor. Ne biem permbys perpara nje letersie te huaj boll qe eshte e huaj. Nuk eshte e vertete qe te gjitha vlerat e huaja qe na vijne jane te shendetshme.
Duhet patur parasysh cfare libri po marrim per te perkthyer Kujt i sherbejme me kete liber
Po per pagesat a eshte ai mire i shperblyer
Une nuk dua tia qaj hallin sepse duket sikur e meshirojme. Perkthyesi eshte nje figure kaq dinjitoze per punen qe ben saqe nuk duhet meshiruar. Ai e ben me fisnikeri. Nese botuesit tane dhe shoqeria jone nuk e shperblen kjo eshte turp per shoqerine.