E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik makinash nga Cekia

Korce - Trafik makinash nga Cekia ne Shqiperi, con ne pranga nje polic, dy vellezer, shqiptare te Maqedonise dhe nje cek. Policia e Korces dhe SHKB-ja ne nje aksion te perbashket vune ne pranga pjesetaret e nje rrjeti nderkombetar te trafikut te makinave. Burime zyrtare nga Policia e Korces bene te ditur se jane arrestuar dy vellezerit Afrim dhe Bekim Halili, 39 dhe 34 vjec, me origjine nga fshati Doberdoll i Gostivarit ne Maqedoni, por me pasaporta ceke, Danillo Radiceski, me kombesi maqedonase nga Gostivari i Maqedonise si dhe kontrollori i policise ne doganen e Qafe Thanes, Bashkim Lickollari, nga Pogradeci. Nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Ai eshte 34 -vjecari, Ardian Toska, nga fshati Piskupat i Pogradecit. Burime zyrtare te policise bene te ditur se te arrestuarit jane pjesetare te nje rrjeti nderkombetar per trafikimin e makinave te vjedhura.

Trafiku

Te arrestuarit pasi kishin hyre ne vendin tone me dy fuoristrada "Jeep" prodhime te vitit 2008 dhe nje fugon "Renault", prodhim i vitit 2007, kane bere denoncim ne polici se ishin grabitur ne territorin shqiptar duke u kercenuar me arme. Gjate hetimit intensiv te zyres se antitrafiqeve dhe SHKB-se ne Policine e Korces, ata kane pranuar se makinat i kishin lene ne Shqiperi dhe kur te mberrinin ne vendin e tyre do te merrnin shumen prej 33 mije Euro. Dy vellezerit Halili dhe maqedonasi Danillo Radiceski, pasi kane qendruar per nje dite ne Shqiperi, kane kerkuar ne piken e kalimit kufitar ne Qafe Thane te bejne nje denoncim. Sipas tyre gjate dates 17 tetor, teksa ishin duke udhetuar ne drejtim te Tiranes, ne fshatin Rajce, pak kilometra ne zbritje te kthesave te Qafe Thanes, nje person i panjohur u kishte bere shenje te ndalonin dhe pasi ata kishin qendruar, nen kercenimin e nje arme tip pistolete i kishte urdheruar tre te huajt te zbrisnin nga makinat, urdher, qe sipas tyre iu ishin bindur. Pas denoncimit te pare, jane vendosur ne levizje te gjitha strukturat e policise, madje dhe ata te krimeve te renda ne Policine e Korces.

Policia

Drejtues te policise bejne te qarte se pasi i degjuan te gjitha deklarimet e denoncueseve dhe pasi u moren te gjitha deklarimet e tyre vec e vec, specialistet e krimeve ne fund te konkluzioneve te tyre arriten ne perfundimin se tre te huajt kane bere kallezim te rreme, pasi nje ngjarje e tille, ashtu si ata e interpretuan, nuk ka mundesi te kete ndodhur. Ka qene Policia e Korces qe kerkoi nje hetim tjeter per te zbuluar se cfare fshihet pas ketij kallezimi. Menjehere jane thirrur inspektoret e antitrafikeve dhe ata te SHKB-se per te hetuar ngjarjen. Dhe perfundimi sipas tyre nuk vonoi. Pjesetare te ketij trafiku kane pranuar te bashkepunojne me policine duke treguar gjithe skenarin dhe menyren se si funksiononte ky lloj trafiku qe e kishte fillimin ne Ceki dhe fundin ne Pogradec.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›