E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishen ndertimet pa leje

Ne listen e ndertimoreve, te gjitha objektet qe zene rruget dytesore

Shkoder - Fadromat jane kthyer serish ne Shkoder. Qyteti me i madh i veriut te vendit, ka akoma dhjetera ndertime ne qendren e tij te cilat vazhdojne te jene pa leje, por ka akoma edhe disa qindra ne rruget kryesore qe jo vetem nuk lejojne rruget dytesore dhe te ndermjetme te komunikojne, por kane penguar edhe ndertimin e trotuareve. Ne fakt Inspektorati Ndertimor i Shkodres, kohet e fundit ka qene me aktiv, por gjithsesi aksionet e tij jane sporadike dhe kryhen vetem ne rastin kur do te filloje investimi i ndonje rruge apo trotuari. Ky lloj "aksioni" qe ka parasysh vetem ndertimin dhe investimin, ka sjelle qe ne Shkoder te mos prishen ndertime absurde te cilet jane mbi kolektore dhe po ashtu qe kane zene edhe rruget e brendshme te qytetit. Gjithsesi aksioni u be per te prishur ndertimet pa leje ne rrugen "Bujar Bishanaku". Ka dje ka filluar aksioni i ri i ndertimoreve dhe ka pasur ne ndihme, si policine bashkiake dhe ate te rendit, ne kete prishje te ndertimeve pa leje. Ne te vertete te gjitha hapesirat rreth tre metra nga rruga kane qene te zena dhe trotuaret as qe behej fjale te ndertoheshin dhe keshtu fadromat e ndertimoreve kane prishur disa ndertime. Roland Como kreu i ndertimoreve te Shkodres ka theksuar se "do te nderhyhet ne te gjitha ndertime qe kane zene rrugen Bujar Bishanaku. Kjo gje eshte bere ne bashkepunim me komunitetin dhe pasi jane liruar disa ndertime me dashje, ne sot po prishim ato ndertime, pronaret e te cileve nuk kane dashur te zbatojne ligjin". Ne kete rruge ne menyre skandaloze vendet e trotuareve kane qene te gjitha te zena dhe javen tjeter pritet qe policia te prishe ndertime ne rruget "Lek Dukagjini", "Ali Kelmendi" dhe te ish-Divizioni ku bashkia te filloje ndertimin e trotuareve. Fakti eshte se do te prishen 14-te objekte, por gjithsesi ka akoma shume te tjera qe nuk jane aspak ne rregull dhe vazhdojne te ekzistojne.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›