E Diel, 1 Nëntor 2026

E rreh burri, braktis femijen tek vjehrra

Fier - Ka braktisur femijen, pasi bashkeshorti i saj e rrihte. Kete ka bere nje grua 26-vjecare qe ka lene djalin 40 ditesh tek vjehrra. Pas kesaj ajo eshte larguar per tek shtepia e prinderve te saj nderkohe qe vjehrra e vjehrri i saj se bashku me femijen 40 ditesh kane shkuar ne polici dhe kane denoncuar nusen e djalit. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne lagjen "11 janari", Fier. Irena Muco 26 vjece, nene e tre femijeve eshte e martuar me Perparim Mucan. Para se te martoheshin Irena kishte sjelle me vete nje djale, Aurelin nderkohe qe pas martese ka bere edhe dy femije te tjere Redjanin dhe Rezartin 40 ditesh. Duke pare kushtet e veshtira ekonomike ajo kishte rene dakord me familjaret e burrit qe te jetonte me dy femijet e saj, tek e ema, ne lagjen "Afrim i ri". Kete gje ajo e kishte bere e detyruar nga mungesa e hapesires se banimit dhe nga kushtet e veshtira ekonomike. Tek familja e burrit, jetonte dhe kunati i saj 14 vjec. Gruaja kishte shkuar ne shtepi, tek burri dhe kishte lene femijen 40 ditesh. Me pas ajo eshte larguar pa i treguar njeriu. Ata kane pritur deri ne mbremje te kthehej nusja e djalit dhe kur nuk kane pare asnje interesim prej saj, e femija donte te ushqehej ata kane shkuar ne polici dhe kane kryer denoncimin ndaj Irenes per braktisje te femijes. Policia pasi ka marre lajmin me bashkeshortin e Irenes, Perparimin eshte drejtuar per tek shtepia e te emes se saj ne fshatin Qenas. Ne kete vend ata kane gjetur Irenen se bashku me dy djemte e tjere. Ajo nuk ka pranuar qe te shkonte tek shtepia e bashkeshortit te vet por i ka kerkuar atij divorcin. Pas kembenguljes ajo ka shkuar ne ambientet e Policise se Fierit. Sipas burimeve zyrtare mesohet se nusja, kishte shkuar ne mesdite tek shtepia e burrit te saj. Aty kishte takuar vjehrren dhe i kishte thene se femijen e saj 40 ditesh nuk mund ta ushqente dot. Ne keto moment bashkeshorti i saj eshte nxehur dhe e ka qelluar. Nga frika se mos ai e rrihte me teper, pohojne burimet policore, ajo eshte larguar duke e lene femijen 40 ditesh tek vjehrra. Ajo ka denoncuar bashkeshortin e saj ne polici per dhune te ushtruar ndaj saj dhe i ka kerkuar divorcin. Po keto burime pohuan faktin se bashkeshorti i Irenes, Perparim Muca njihet si perdorues drogash te lehta dhe nuk ka nje pune te rregullt.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›