I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit, Te nderuar kolege deputete, Duke marre shkas nga interpelanca e kerkuar nga zoterinjte Pjeter Arbnori, Zef Gjoka, Pal Dajçi si dhe Luigj Gjoka, pra, perfaqes
I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,
Te nderuar kolege deputete,
Duke marre shkas nga interpelanca e kerkuar nga zoterinjte Pjeter Arbnori, Zef Gjoka, Pal Dajçi si dhe Luigj Gjoka, pra, perfaqesues ne Kuvend te zonave me te prekuara nga shirat e shumte te rena gjate fundit te muajit Shtator ne Shkoder dhe Lezhe, ju falenderoj per interesimin qe tregoni ne detyren perfaqesuese, por dhe per mundesine qe me jepni, kete mundesi tjeter per te komunikuar me ju, me Kuvendin dhe me shtetasit per analizen dhe masat e identifikuara nga permbytja dhe nevoja per rehabilitimin e pasojave te saj, per te shprehur, pra, angazhimin e Qeverise ne perballimin e pasojave dhe ne organizimin e veprimeve per nderhyrje me substanciale qe zgjidhin ne menyre sa me te plote nevojen qe te mos perseriten fenomene te tilla.
Po hyj ne pergjigjet e pyetjeve nje pas nje.
Pyetja e pare:
Analiza e Qeverise per faktoret dhe pergjegjesite qe paten si rrjedhoje permbytjen katastrofike ne qarqet Shkoder dhe Lezhe.
Disa nga faktoret qe na rezultojne qe sollen permbytjet ne Qarkun e Lezhes dhe te Shkodres jane:
1) Faktori kryesor ishte densiteti i madh i rreshjeve te rena ne intervale kohe te shkurtra, ne nivelin mbi 247 mm ne 24 ore, me pasoje fatkeqesine natyrore, gjendjen e emergjences civile dhe demet e ndjeshme ne objekte, ne gjene e gjalle, ne bujqesi si dhe ne prishjen e ekuilibrave te jetes normale te popullsise.
2) Faktoret qe stimuluan ne perkeqesimin e shpejte te situates kritike ishin bllokimi i kanaleve, demtimi i pritave, argjinaturave, ndertimet e paligjshme dhe pa kriter, shfrytezimi iracional dhe i demshem i shtreterve te lumenjeve nga nyjet e inerteve, shpyllezimet e neglizhuara ne vite, demtimi i pritave malore te zones nga Lezha deri ne Mnel-Vig, ndertimet e qendrave te banuara ne zonat qe historikisht ka pasur permbytje, mosfunksionimi ne teresi i sistemit te kullimit te tokave si pasoje e bllokimit te kanaleve te dyta dhe te treta, si dhe bllokimi i kanaleve te ujerave te larta. Natyrisht qeveria ushtroi menjehere gjithe autoritetin dhe aktivizoi mundesine ligjore dhe ekzekutive qe dispononte per te organizuar punen qe te perballohej jo vetem situata e permbytjes, por dhe emergjencat per jetet e njerezve dhe normalizimin e gjendjes. Me te kaluar faza kritike, ne krahas veprimeve u futem ne evidentimin e pergjegjesive dhe te masave me te qendrueshme ne kohe qe efektet per keto fenomene te neutralizohen.
Pyetja e Dyte:
Ç'masa qe ka marre Qeveria per te ndihmuar banoret, biznesmenet dhe fermeret e ketyre zonave per te rikuperuar demet qe u kane shkaktuar atyre keto permbytje?
Qeveria fillimisht u njoh me gjendjen ne keto zona dhe ne nje mbledhje urgjente te sajen te dates 22/09/02 shpalli me Vendimin Nr. 437 gjendjen e fatkeqesise natyrore per 15 dite ne qarqet e Lezhes, Shkodres, Dibres dhe Kuksit. U krijua struktura ligjore e Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile, u thirr pra ne pune, me pjesemarrjen e ministrive kryesore qe ligji i ngarkon me nderhyrje ne kete fushe. Prane ketij Komiteti u ngrit nje strukture informacioni dhe operacionesh koordinative qe ne menyre te vazhdueshme siguruan bashkeveprimin ne funksion te emergjencave. Ne çdo ministri, prefekture e njesi te Qeverisjes Vendore u ngriten menjehere, sipas ligjit, shtabet e emergjences per perballimin e situatave te fatkeqesise natyrore.
U ndertua gjithe kuadri normativ ,gjithashtu, me
udhezime te nevojshme dhe u ndoq me kembengulje zbatimi i tyre lidhur me menyren e veprimeve dhe koordinimin, qe nga shtabet e bazes e deri tek shtabet qendrore, ne Komitetin Nderministror e ne Keshillin e Ministrave qe kane qene pothuajse vazhdimisht i aktivizuar ne funksion te vendimmarrjes per nderhyrjet emergjente, sepse ka masa qe aktivizohen me vendime te komitetit nderministror te emergjences, ka masa qe duhet te aktivizohen me vendime te Qeverise. Pra, mund te themi se Qeveria u angazhua plotesisht ne ardhjen ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura dhe ne stabilizimin e situates.
Antaret e Qeverise, deputetet dhe antaret e Komitetit Nderministror, duke i falenderuar te gjithe, e njohen situaten ne vend, duke marre kontakte te vazhdueshme me banoret dhe strukturat e Qeverisjes Vendore.
Persa i perket ndihmave te drejtperdrejta per familjet me te demtuara ne zonat e Lezhes dhe Shkodres, fillimisht u veprua me ato qe ishin te depozituara ne magazinat e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave te Shtetit. Familjet e demtuara, per nevojat urgente, u ndihmuan me strehim te perkohshem dhe u furnizuan me buke dhe ushqimet e nevojshme.
Me sensibilizimin qe Qeveria beri ne organizmat nderkombetare, nga shume qeveri te vendeve te Europes dhe me gjere si dhe organizata te specializuara,ju pergjigjen kerkeses se drejtuar nga ne. Keshtu erdhen ndihma nga Greqia, Turqia, Belgjika, Italia, Hungaria, Sh.B.A, Kanadaja, Japonia dhe disa vende te tjera. Gjithsejt u angazhuan ne ndihme te drejtperdrejte ose te terthorte 13 shtete.
Organizatat nderkombetare dhane nje ndihme te konsiderueshme, ku vlen te veçohet Programi Boteror i Ushqimit. Po keshtu Kryqi i Kuq Shqiptar veproi menjehere me ndihma per familjet e evakuuara si dhe disa organizata joqeveritare dhe biznesi vendas dhane nje kontribut te mire, duke u aktivizuar shume shpejt ne drejtim te ndihmave.
Ne nje bilanc te bere, tashme, masash nderhyrese Popullsise se demtuar nga rreshjet ne qarqet e Lezhes dhe Shkodres ju dhane 22 mije batanije, 800 cadra, 645 ton ushqime te ndryshme, 20 mije konserva gjithfaresh dhe buke ne sasi te konsiderueshme. Ne numrin e llogarise se hapur ne Banken e Kursimeve jane derdhur nga donatore te ndryshem ne favor te te demtuarve shumat prej 12 344 700 leke dhe 5 mije EURO. Gjithashtu jane dhuruar 500 mije USD amerikan dhe 1 mije ton cimento nga sipermarres te huaj qe kryejne aktivitet ne Shqiperi. Keto ndihma mundesuan zgjidhjen e problemeve emergjente jetike per zonat e demtuara. Ne mbledhjen me te fundit, para pak ditesh, ne fundjave, te Komitetit te Emergjences qe analizoi bilancin e veprimeve, gjendjen e rikuperuar dhe masat afat shkurtra dhe afatgjata do te vazhdojne te ndermerren, emergjenca u vleresua si e kaluar dhe detyrat per rehabilitimin e plote te objekteve te demtuara dhe te sistemeve preventivuese per te ardhme u programuan. Keshtu, ministrite e linjes kane bere identifikimin e plote te demeve si dhe vleresimet e tyre ne komples per infrastrukturen e zonave te demtuara. Institucioneve lokale te ketyre zonave ju eshte kerkuar hartimi i projekteve te objekteve te demtuara, ne veçanti per ato objekte qe ndihmojne dukshem ne stabilizimin e situates dhe ne parandalimin e situatave te tilla ne te ardhmen. Qeveria ka dhene per perbalimin e situates te permbytjes ne trajte Grandi per organet e pushtetit vendor shtese 1.3 miliarde leke dhe ka bere nje rialokim te fondeve buxhetore mbi investimet ne zonat e permbytura per shumen 1.3 miliarde leke te tjera. Ne buxhtein e vitit 2003 qe do ti vije brenda 10 ditesh, kuvendi, po programohen nderhyrje qe garantojne zgjidhje te qendrueshme dhe nje ndikim te dukshem social dhe ekonomik per zonat qe historikisht kercenohen nga fenomene te tilla natyrore ne menyre te posacme me mundesine qe parlamenti te miratoje ne menyre te vecante keto nderhyrje.
Pyetja e trete.
Demet qe u jane shkaktuar infrastruktures se ketyre zonave, si rrugeve urbane, rurale, urave, sistemeve te kullimit e vaditjes, argjinaturave, institucioneve sociale dhe kulturore, etj, si dhe masat qe po merr Qeveria per eliminimin e tyre.
Sipas te dhenave te Qeverise, rezulton se Qarku i Lezhes eshte me i demtuari persa i perket objekteve qe ju kini permendur me shqetesim ne pyetjen tuaj.
Per Prefekturen e Lezhes rezulton se jane prishur:
- Ura ne total 54 cope me vlere 76 milion leke;
- Rruge rurale te demtuara me vlere 100 milion leke;
- Ndricim urban me vlera e rehabilitimit 470 mije leke;
- Ne sistemin bujqesor u demtua kanali i ujrave te larta te Zadrimes ne Fishte dhe ne afersi te ish-fabrikes ushqimore, argjinatura e kolektorit te hidrovorit te Balldrenit, argjinatura e lumit Mat dhe disa panele mbrojtese ne pjesen fundore te saj, qe vleresohen ne total me shumen prej 61 milion leke.
Per Prefekturen e Shkodres rezulton se jane demtuar:
- Ura ne total 15 cope me vlere 30 milioon leke;
- Rruge rurale te demtuara me vlere 13,6 milion leke;
- Ndertesa te njesive vendore te qeverisjes me vlere 1 milion leke;
- Ne sistemin bujqesor u demtua prita prej betoni dhe argjinatura, te ndertuara ne lumin Gjader ne vitin 1954 ne afersi te fshatit Mali i Rrezuem, gerryerje te tokes bujqesore nga lumi Buna, zhavorrizim te saj ne zonen e Nenshatit dhe Hajmelit nga materialet e ngurta te 12 perrenjeve malore si dhe mbushje te rrjetit te kullimit me materiale te ngurta, ne total me vlere demi dhe rehabilitimi vleresohen me shumen prej 51 milion leke.
Ne Rrethin e Lezhes, me Vendim te Keshillit te Ministrave Nr.459, date 26.09.02, u akordua nje fond prej 27,5 milion lekesh per riparimin e argjinatures se kanalit te ujerave te larta te Zadrimes ne Fishte dhe ne zonat e ish-fabrikes ushqimore, argjinatures mbrojtese ne zonen e Ishull Shengjinit, per riparimin e kanaleve terthore ne zonen e Bregut te Mates, te argjinatures e kolektorit te shkarkimit e ujerave te hidrovorit te Balldrenit, duke perfshire ne shumen e siperpermendur edhe shpenzimet per importimin e elektropompave te hidrovorit te ri te Ishull Shengjinit, i cili do te vihet ne pune brenda ketij viti. Me fondet e Bankes Boterore per kete zone ka filluar projektimi i objekteve prioritare dhe brenda vitit pritet qe te fillojne punimet ne argjinaturen e krahut te djathte te lumit Mat me vlere 35 milion leke si dhe do te behen edhe disa investime te tjera per pyllezime te reja ne zonat me errozion te larte me nje vlere prej afro 250 mije USD.
Per riparimin e demeve te shkaktuara nga permbytjet ne Rrethin e Shkodres ka filluar faza e projektimit per objektet me te demtuara si prita terthore prej betoni e dheu ne Lumin Gjader prane Fshatit Mali i Rrezuem, mbrojtja nga lumi Buna ne fshatrat Darragjat e Shirgj dhe nga lumi Drin ne Bahcallek. Keto punime kapin nje vlere prej afro 60 milion leke dhe do te fillojne sapo projektet te kene perfunduar me fondet e Projektit te dyte te Rehabilitimit te Ujitjes e Kullimit me bashkefinancim te Qeverise Shqiptare dhe Bankes Boterore. Me nje fond prej 40 milion lekesh eshte bere e mundur vazhdimi i punimeve per kullimin e zonave te Nen Shkodres ne kanalet kulluese nga Dajci deri tek Ura e Gjo Lulit, per kolektorin kryesor te grykes se Mertemzes si dhe per sistemin e kullimit me hidrovorin e Vilunit, duke perfshire edhe plazhin e Velipojes. Gjithashtu, riparimi i pjeseshem, qe u be ne Uren mbi Lumin e Bunes, do te vazhdoje me riparimin e plote te saj si dhe vitin tjeter do te nise ndertimi i nje ure e re me nje investim prej afro 3,5 milion USD.
Pyetja e katert:
Masa e fondeve te shpenzuara ne vite per sistemin e kullimit ne keto zona, si edhe efikasiteti i tyre.
Une kam hulumtuar gjate tre viteve te fundit se sa ka shpenzuar me buxhetin e shtetit, vetem per sistemin e kullimit jane investuar 83.7 milion leke nga te cilat ne Shkodrer 27 milion leke, ne Lezhe 38 milion leke dhe ne Kurbin 17,8 milion leke, me nje mesatare vjetore prej 28 milion lekesh. Keto investime perbejne vetem 22% te nevojave per funksionimin normal te ketij sistemi sipas kushteve te projektimit.
Me Projektin e pare dhe te dyte te Rehabilitimit te Ujitjes dhe Kullimit, si bashkefinacim i Qeverise Shqiptare dhe i Bankes Boterore, jane investuar shumat e meposhtme per kullimin e mbrojtjen nga permbytjet (argjinatura dhe kanale te ujerave te larta):
Ne Rrethin e Kurbinit 130 milion leke deri ne fund te vitit 1996
Ne Rrethin e Lezhes 204 milion leke per periudhen 1998-2002
Ne Rrethin e Shkodres 77 milion leke per periudhen 2000-2002
Ne total: 411 milion leke ose rreth 4 milion USD.
Keto investime kane pasur si efiktivitet perballimin e rreshjeve, vecanerisht ne 3-4 vitet e fundit, ne kushtet e rreshjeve normale me sa duket duhet shqyrtuar projekti edhe ne funksione te ndryshimit klimatik.
Pyetja e peste dhe e fundit:
Mbi hartimin e nje strategjie afatmesme e aftagjate per te perballuar ne menyre normale nga sistemi dhe administrimi shteteror i fatkeqesive natyrore te ngjashme me ato te ketij viti.
Po jap pergjigjen te kthyer ne disa nivele: Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, sepse eshte ministria qe ka peshen kryesore per te perballuar situaten emergjente sipas ligjit. Veprimtarine kryesore qe beri gjate situates se emergjences e ka cuar ne identifikimin e ketyre masave te programuara, ne studimin kompleks per rehabilitimin e fushes se Torovices, ne dyfishimin e kapacitetit te pompave te hidrovorit, ne rregullimin e infrastruktures sidomos te rrugeve lidhese midis fshatrave dhe ne stabilizimin me energji elektrike te hidrovorit te Talies. Jane detyrat qe merren per shkak te koordinimit ekzekutiv nga dikasteret perkatese ne mbeshtetje.
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit po studion nderhyrjet e nevojshme dhe financimet buxhetore krahas rehabilitimit emergjent per vitin e ardhshem ne rrjedhjen e furnizimit me uje, ne largimin e pompave dhe trasfomatoreve duke i ruajtur nga demtimi, ne vendosjen e pompave te tjera me nafte, klorinimin e ujit, etj.
Ministria e Transporteve ka tashme neper duar projektet rehabilituese te akseve rrugore dhe te urave ne funksion te ushtrimit buxhetor qe po mbyllet dhe atij qe po programohet.
Ministria e Industrise dhe Energjetikes, e cila si strukture dhe vecanerisht KESH-i pati deme shume goditese. Ne divizionin e prodhimit pershembull te sistemit energjitik demet ishin 50 milion leke, ne divizionit e transmetimit 194 milion leke, ne divizionin e shperndarjes 213 milion leke dhe u konsumua plotesisht rezerva e KESH-it me transformatore, shtylla, kabllo ne funksion te emergjences te permbytjeve. Pra, do te rehabilitohen baza materiale ne funksione normaliteti dhe per sistemin energjitik dhe KESH-in si menaxher i tij. Po hartohen projektet per permirsimin gradual te sigurise se sistemit ne keto zona dhe, nenpermjet Ministrise se Financave, po sigurohet mbeshtetja e duhur financiare me rialokime te nisura dhe qe do te bitisen brenda vitit, nga buxheti i ketij viti dhe me investime te reja buxhetore ne vitin 2003. Rialokimi i deritanishem sic ju thashe eshte 2,6 miliard eshte perdorur ne funksion efikas fondi rezerve i Keshillit te Ministrave dhe "Rubrika", masa afatmesme dhe afatgjata per korrigjimin e sistemeve ne zonat per shkak te permbytjeve do te jene te vecuara ne buxhetin e vitit 2003. Strukturat me pak vunerabel qe funksionuan pothuajse ne standartin e mergjences qe kerkon ligji, sic ishin strukturat e Mbrojtjes Civile dhe te Rendit. Dmth policia e Shtetit u gjend e pergatitur edhe nga pikepamje e akteve normative dhe e struktures koordinuese per te perballuar emergjencat ne baze te ligjit, gje qe e coi menjehere ne funksionin e vet, ne vendin e duhur per te perballuar situatat shume kritike te lidhura dhe me shpetim jete njerezish.
Po vazhdon trainimi i strukturave ne vecanti i drejtuesve te policise ne funksion te emergjences civile dhe Drejtoria Logjistike e saj ka nje program qe po zbatohet per te afruar rezerva prane drejorive te komisariateve ne qarqe dhe ne rrethe ne funksion te perballimin te emergjencave.
Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes rezultoi me struktura funksionale dhe te pergatitura me kete funksion, kishte pergatitur plane te perdorimit operacional te struktures se Forcave te Armatosura per Mbrojtjen Civile, sistemin e lajmerimit dhe komunikimit te te gjithe strukturave dhe qendren e bashkuar operacionale. Masat e qeverise orientohen ne konsolidimin dhe zgjerimin e struktures se Mbrojtjes Civile aktualisht prane Shtabit te Pergjithshem, Forcave te Armatosura dhe ne trazicion drejt struktures ligjore te perballimit te emergjences civile prane Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
Me te gjitha programet dhe prioritetet e tjera, te nderuar deputete, qe ka shpallur dhe ka bere aktive Keshilli i Ministrave gjate ketyre tre muajve, ne po ndertojme krahas nderhyrjeve bllokuese te ndertimeve te paligjshme, te shfrytezimit te zhavorreve ne shtreterit e lumejve, te efektit te veprimtarive te paligjshme ne sisitemet e kullimit, ne sistemet e furnizimit me uje te pijshem, ne sistemet e prishjes se mbrojtjes nga erozioni ne territoret pyjore, gjithashtu, te gjitha masat dhe financimet per vitin 2003 dhe ne vazhdim, per te rehabilituar gjendjen, per te bere korrigjimet e nevojshme dhe per te ndertuar sisteme te qendrueshme kullimi, mbrotjeje dhe normaliteti te jetes ne zona te banuara, per te cilat na ndihmuan permbytjet te kuptojme edhe karakterin kritik edhe kostot jo te vogla qe duhet te marrin persiper dhe te sakrifikojme si prioritet per t'i perballuar. Ky ishte informacioni qe desha t ju jap ne pergjigjet e pytjeve tuaja. Mbetem ne dispoziocion.