E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mesditë, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u mblodh Komiteti Nderministror për Emergjencat Civile. Në këtë mbledhje Kryeministri mbajti raportin përmbledhës mbi përballimi

Sot në mesditë, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u mblodh Komiteti Nderministror për Emergjencat Civile.

Në këtë mbledhje Kryeministri mbajti raportin përmbledhës mbi përballimin e gjendjes së emergjencave civile, si pasojë e përmbytjeve gjatë muajit shtator në disa qarqe te vendit, si dhe u diskutua mbi normalizimin e situatës dhe fillimin e punës me projektet rehabilituese të objekteve të dëmtuara me të rëndësishme, mbi ndihmat e huaja të realizuara dhe të pritëshme si dhe mbi masat e ndërmarra dhe problemet në lidhje me sigurimin dhe trasportimin e grurit dhe ushqimeve bazë në zonat që izolohen nga dimri.

Raporti permbledhes, u shpreh Kryeministri Fatos Nano, shpreh pasqyrimin e gjendjes se krijuar nga permbytjet e reshjeve te shiut 21 -26 shtator ne disa qarqe te vendit, te cilat erdhen si pasoje e densitetit te larte te reshjeve, bllokimit dhe demtimit te kanaleve dhe argjinaturave, shfrytezimit pa kriter te shtreterve te lumejve, amortizimit te hidrovoreve, ndertimit te paligjshem, shpyllezimeve pa kriter. Si pasoje jane permbytur toka bujqesore, u demtuan banesa, u demtuan biznese private, rruge, ura, stacione pompimi, diga, argjinatura, stacione te energjise elektrike, shkolla, spitale etj.

Kryeministri Fatos Nano bëri një pasqyrë të hollësishme të veprimtarive dhe masave që mori Qeveria për përballimin e kësaj situate emergjente. Ne zbatim te masave te menjehershme qe morem ne Qeveri dhe ne kete strukture koordinative gjithshtu, shpallja e gjendjes se fatkeqsise natyrore ne disa qarqe te vendit dhe ngritje e ketij komiteti qe na coi ne hartim udhezimesh, marrje vendimesh, normalizim situate dhe pergjithsisht eleminim pasojash, u shpreh Ai.

Per zonat dhe familjet e permbytura, nga Qeveria u dha ndihme e drejteperdrejte me ushqime dhe materiale gjendje nga magazinat e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave te Shtetit si dhe u krijua ndjeshmeria e nevojshme nga donatore te ndryshem shteterore dhe privat vendas a te huaj. Si pasoje na ndihmuan 13 shtete, disa organizata nderkombetare, Kryqi i Kuq, disa organizata joqeveritare vendase dhe huaja, grupe biznesi, etj.

Kryeministri Fatos Nano u ndal edhe në problemet që u evidentuan gjatë kësaj periudhe si dhe parashtroi masat kryesore për t'u ndërmarrë në të ardhen, duke përcaktuar ato në afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata

Duket se masat kryesore, u shpreh Kryeministri Nano, qe na duhet te ndermarrim per periudhen afatshkurter jane miratimi i paketes se akteve nenligjore ne zbatimin te ligjit "Per emergjencat civile", per te cilen duhet te vendosim afate konkrete sepse dhe ato qe vendosem ne pune e siper jane tejkaluar pervec tejkalimit te afateve ligjor. Mungesa e ketyre akteve qe aktivizojne te gjithe aktin ligjor u reflektua ndjeshem gjate gjendjes se fatkesise te muajit shtator dhe nuk mund te presim qe te na perseritet ndonje situate qe te mbyllim boshlleqet.

Eshte e nevojshme te ngrihen dhe te vihen ne eficense strukturat e emergjences civile ne te gjitha nivelet e qeverisjes, te hartohet dhe te miratohet Plani Kombetar per Perballimin e Emergjencave civile, te hartohet nje studim kompleks per gjendjen reale te veprave ujitese, kulluese dhe mbrojtese dhe me ne fund te konkretizohen ndihmat nga donatoret per rehabilitimin e objekteve te demtuara.
Per periudhen afatmesme: Te na sillet ne vemendje nevoja e venies ne eficense te strukturave operacionale ne kerkim shpetimit dhe permirsimin e masave parandaluese te emergjences, gjithashtu. Ndersa per periudhen afatgjate, përfundoi Kryeministri, del detyre te intensifikojme nivelet e ndryshme te strukturave planizuese, operacionale dhe vepruese ne nje Qender Kombetare Drejtimi dhe Komandimi, si dhe te hartohet nje plan veprimi per sistemin e ujitjes dhe kullimit te tokave bujqesore ne zonat problematike, qe evidentuan permbytjet e fundit.

Te gjithe Ministrat, anëtarë të këtij Komiteti Ndërministror sollën vlerësimet e tyre ne funksion te raportit si dhe precizuan detyrat për dikasteret që drejtojnë dhe afatet përkatëse.

Në fund te mbledhjes Kryeministri Fatos Nano porositi në mënyrë të veçantë marrjen e masave për furnizimin me ushqime e materiale te tjera për popullatën e zonave që preken nga dimri si dhe marrjen e masave paraprake për çbllokimin e rrugëve në rast bllokimi nga bora gjatë periudhës së dimrit. Gjithashtu Kryeministri Nano porositi për planifikimin e një buxheti te vecante per perballimin e gjendjes se emergjencave dhe ne Rubrikën "Rehabilitimi" Faza permbyllëse të parashikohet më vete ne buxhetin e vitit 2003, krahas rialokimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›