Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Ambasadorin Gerhard Shtoudman, Drejtor i Qendrës së Politikave të Sigurisë në Gjenevë. Gjatë këtij takimi Amdasadori Shtou
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Ambasadorin Gerhard Shtoudman, Drejtor i Qendrës së Politikave të Sigurisë në Gjenevë.
Gjatë këtij takimi Amdasadori Shtoudman ka shprehur vlerësimin për rolin e rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit e më tej, të Kryeministrit dhe Qeverisë që ai drejton, duke theksuar gjithashtu se Qendra e Politikave të Sigurisë në Gjenevë e sheh me interes angazhimin e saj në Shqipëri ashtu sikurse edhe në vende të tjera të rajonit.
Në këtë kuadër, Zoti Shtoudman u shpreh se do të realizohen disa projekte të rëndësishme trajnimi në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe rendit. Gjithashtu, ai nënvizoi se janë parashikuar projekte për zbatim edhe në fushën politike.
Kryeministri Fatos Nano ka shprehur besimin se aktiviteti i Qendrës së Politikave të Sigurisë do të ketë impakt me rezultatet pozitive në hapat e vendeve të rajonit drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.