I nderuar Zoti President i Komisionit Europian, Ju faleminderit shume per fjalet qe thate dhe qe ne i konsiderojme, jo vetem nje vleresim per rrugen qe kemi pershkruar deri tani, por kryesisht dhe
I nderuar Zoti President i Komisionit Europian,
Ju faleminderit shume per fjalet qe thate dhe qe ne i konsiderojme, jo vetem nje vleresim per rrugen qe kemi pershkruar deri tani, por kryesisht dhe, ne radhe te pare, si nje detyrim per te pershpejtuar reformat e gjithanshme ne te cilat tashme shoqeria shqiptare eshte perfshire.
Te nderuar miq,
Kam kenaqesine te konfirmoj perpara jush, ne kete moment solemn per te gjithe popullin Shqiptar, hapjen zyrtare te Negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit midis Bashkimit Europian dhe Shqiperise.
Hapi i sotem kurorezon aspiraten e te gjithe shqiptareve dhe eshte shprehje e vleresimit dhe mbeshtetjes se plote qe Bashkimi Europian i jep perpjekjeve 12-vjecare te Shqiperise per t'u bere pjese e Europes se Bashkuar.
Kam kenaqesine dhe nderin qe te shpreh, ne emer te popullit Shqiptar, mirenjohjen per vendet anetare te BE dhe Institutcionet perfaqesuese te tij, per mbeshtetjen e pakursyer qe i kane dhene Shqiperise dhe proceseve demokratike ketu si dhe te shpreh besimin per konsolidimin e metejshem te nje bashkepunimi efektiv dhe afatgjate i cili do t'i sjelle perfundimisht qytetarit shqiptar nje standart europian te te menduarit dhe te jetuarit.
Ne jemi te ndergjegjshem se procesi i negociatave qe hapim sot nuk eshte as i lehte dhe as i thjeshte, por te vetedijshem per rendesine e tij, ne mbetemi te angazhuar per te vazhduar reformat ne drejtim te forcimit te stabilitetit politik dhe konsolidimit te metejshem te institucioneve demokratike dhe te shtetit ligjor, te respektit te te drejtave te njeriut, si dhe ne sjelljen ne parametra bashkekohore te ekonomise sone si nje pjese harmonike e strukturave te tregut te hapur dhe pa barriera te Europes.
Ky eshte vetem fillimi i nje procesi te gjate transformimesh rrenjesore ne te gjitha aspektet dhe qe do ta cojne Shqiperine ne nje faze zhvillimi cilesisht te re dhe me te perparuar.
Ne do te jemi ambicioze, por edhe realiste, sepse kemi mesuar nga arritjet, por dhe problematika jone dhe ajo e vendeve te tjera te perfshira aktualisht ne kete proces, apo e atyre qe e kane kaluar me sukses ate.
Marreveshja qe ne do te negociojme dhe qe do ta zbatojme se bashku, percakton saktesisht standartet me te cilat Shqiperia do te duhet te perfaqsohet dhe qe do t'i arrije si nje partnere e denje ne nje te ardhme jo te larget si ne aspektin politik, ne nivel te institucioneve demokratike ashtu dhe ne aspektin ekonomik e social.
Kjo faze e re ne marredheniet tona do te na ndihmoje qe te vazhdojme te projektojme me shume stabilitet jo vetem brenda vendit, por edhe ne rajon. Ne do te vazhdojme te bashkepunojme me vendet e rajonit per te garantuar te ardhmen tone te perbashket europiane.
Aksioni yne integrues i cili kerkon, pervec te tjerash rritjen e kapaciteteve tona implementuese parteriale, thellimin e luftes se koordinuar kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme, korrupsionit dhe ekonomise informale, fuqizimin e bashkepunimit institucional me vendet anetare te BE, sjelljen e jetes se vendit ne parametra europiane, pra i gjithe ky aksion kompleks, kerkon pjesemarrjen e te gjitheve dhe ne kete drejtim ne mirepresim monitorimin e ketyre perpjekjeve nepermjet formave qe bashkarisht po i ndertojme.
Duke qene te qarte per pergjegjesite dhe rolin e gjithesecilit ne kete proces, angazhohemi qe ta shderrojme ate ne nje burim realizimesh dhe procesi integrues, ne te mire te Shqiperise sone dhe ne te mire te te gjithe Shqiptareve.
------------------------------------------------------------------
Fjala e Presidentit te KE Romano Prodi mbajtur ne ceremonine zyrtare te hapjes se bisedimeve per marreveshjen e Asociim Stabilizimit
Zoti Kryeminister, zoterinj Ministra, Shkelqesi, zonja dhe zoterinj.
Sot eshte nje dite e rendesishme per Shqiperine dhe per BE.
Pas diskutimesh te gjera ne Bruksel dhe ketu ne Tirane, ne jemi duke hyre tani ne nje faze te re ne procesin e Stabilizimit dhe Asociimit.
Sikurse e dini, ky proces do t'ju çoje ju etape pas etape drejt rruges se anetaresimit ne BE.
Kjo faze e re perfshin negociatat per nje marredhenie kontraktuale me nje vlere me te madhe mes Shqiperise dhe BE. – nje Marreveshje Stabilizimi dhe Asociimi.
Sikurse e dini, Marreveshjet e Stabilizimit dhe Asociimit jane modeluar mbi marreveshjet Europiane- marreveshjet e asociimit me vendet kandidate- dhe ato reflektojne statusin tuaj si nje kandidat potencial.
Ato nuk jane struktura te pergjithshme per dialog. Ato jane marreveshje dypaleshe te forta qe vendosin detyrime gjate nenshkrimit- me qellim qe te ndihmojne ne pergatitjen per anetaresim.
Me nenshkrimin e nje marreveshjeje Stabilizimi dhe Asociimi , palet angazhohen per nje numer çeshtjesh. Ketu perfshihen :
· Mbeshtetin ndarjen e disa vlerave dhe principeve baze (demokracia, te drejtat e njeriut, nje ekonomi tregu funksionale, shtetin ligjor)
· Gradualisht e perafrojne veten me legjislacionin e BE dhe implementimin e tij.
· Gradualisht vendosin Marreveshje te Tregtise se Lire me BE dhe e bejne ate te funksionoje
· Çojne perpara bashkepunimin rajonal dhe luftojne efektivisht krimin e organizuar , trafikun e droges dhe qenieve njerezore, si dhe korrupsionin.
Shkurt, nga partneret tane nenshkrues pritet qe te rrisin performancen e tyre ne te gjitha keto fusha, ne nivelin e Bashkimit Europian.
Pra nuk eshte e habitshme , nese une ju them ju se procesi i negociatave do te jete nje sfide.
Ai kerkon shume perpjekje dhe pune te veshtire. Kjo eshte rruga e vetme qe siguron mbylljen me nje marreveshje te mire, qe mund te aplikohet efektivisht.
Gjate negociatave, çeshtje te rendesishme- te identifikuara gjate mekanizmit te Consultative Task Force – kane nevoje te adresohen. Ato perfshijne:
· Drejtimin e zgjedhjeve
· Respekt per te drejtat e njeriut dhe lirite themelore, perfshijne te drejtat ekonomike, sikurse edhe te drejten e prones
· Nje sistem gjyqesor qe funksionon ne menyre te rregullt dhe
· Veprim efektiv dhe deçiziv per te goditur krimin e organizuar, trafikun e droges dhe qenieve njerezore, pastrimin e parave dhe korrupsionin.
Te gjitha keto meritojne nje vemendje te veçante, pasi ato do te jene vendimtare per permbushjen me sukses te procesit te negociatave.
Deshiroj t'ju siguroj se ju nuk do te jeni vetem gjate procesit te negociatave.
Komisioni do te jete partneri juaj, edhe nese ulet perballe jush ne tryezen e negociatave. Ne do t'ju ndihmojme ju te kuptoni me mire procesin dhe te kaperceni veshtiresite e ndryshme.
Kjo pike eshte thelbesore. Ne duam qe keto negociata te jene te suksesshme. Ne deshirojme qe te dyja palet te perfitojne nga Marreveshja e ardhshme. Dhe gjithashtu deshirojme qe vete Marreveshja te kontribuoje per ta sjelle me afer BE-se, Shqiperine.
Per te arritur te gjitha keto qellime, ne duhet te zhvillojme nje partneritet te vertete dhe te punojme dore per dore per te kapercyer çeshtjet kryesore qe une permenda.
Komisioni deshiron te shohe nje proces dinamik negociatash. Nje proces ku aftesia juaj per te drejtuar çeshtjet kyç sjell progres me te shpejte.
Ja perse ne po planifikojme te takohemi ne menyre shume te rregullt, çdo gjashte jave mesatarisht. Keshtu qe ne mund te shohim çeshtje te ndryshme ne thellesi.
Une e di qe ju deshironi te dini se sa kohe do te zgjasin negociatat. Por pergjigja per kete pyetje ndodhet ne duart tuaja.
Varet nga deshira dhe vendosmeria juaj per te krijuar kushtet e duhura per implementimin e kesaj Marreveshjeje.
Ajo qe po them eshte se te dyja palet kemi nevoje te bejme te qarte se biem dakort per permbajtjen e Marreveshjes- ashtu sikurse ne kapacitetet tuaja per ta implementuar ate.
Me nje fjale. çelesi i perfundimit te negociatave do te jete progresi i bere ne kapacitetet e implementimit Do te jete puna e veshtire e Shqiperise, dite pas dite, qe do te shtyje perpara reformat.
Me besoni, progresi ne implementimin e axhendes tuaj te reformave do te kete dy avantazhe. Ajo do te sjelle nje zgjidhje te çeshtjeve me te cilat ju perballeni- ne te mire te Shqiperise si e tere.
Ne te njejten kohe ajo do t'i sjelle Shqiperise afrim ne BE.
Une jam i sigurt qe ne nuk do ta leme kete mundesi qe te humbase.
Ju faleminderit shume.