takim i ores 13.00 Kryeministri i Shqiperise z. Fatos NANO priti sot ne mesdite ne nje takim Presidentin e Komisionit Europian z. Romano Prodi. "Jam optimist per ecjen tuaj drejt Europes" u s
takim i ores 13.00
Kryeministri i Shqiperise z. Fatos NANO priti sot ne mesdite ne nje takim Presidentin e Komisionit Europian z. Romano Prodi.
"Jam optimist per ecjen tuaj drejt Europes" u shpreh ne fillim te takimit zoti Prodi, ndersa kryeministri Nano e ka quajtur hapjen e negociatave si nje moment historik per Shqiperine. "Procesi i Marreveshjes se Asocim Stabilizimit eshte nje moment shume stimulues i cili motivon me tej hapat e hedhura deri tani si dhe thellimin e reformave ne funksion te arritjes se standarteve europiane" tha zoti Nano.
Kryeministri Fatos NANO e garantoi Presidentin e KE z. Prodi per nje angazhim maksimal te Qeverise Shqiptare dhe per nje bashkepunim sa me te ngushte me strukturat e BE. " Ne ju garantojme se vendi dhe shoqeria shqiptare do te arrijne standartet europiane duke punuar sebashku me ju per te garantuar stabilitet, siguri, dhe zhvillim".
Ne kete kuader Kryeministri ka theksuar hapat qe po ndermeren per te realizuar reformat e gjithanshme si reformen zgjedhore, zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave, reformat ne fushen energjitike, forcimin e administrates publike etj. Gjthashtu Kryeministri shprehu vendosmerine e te gjithe strukturave qeveritare ne luften kunder korrupsionit, kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te cdo lloji duke nxitur ne kete drejtim edhe reformat ne fushen e drejtesise.
"Ne jemi te pergatitur se rruga drejt BE-se ne te cilen po hyjme nuk do te jete e lehte por kemi angazhuar te gjithe sektoret per realizuar obketivat integruese". Me kete rast Kryeministri e ka njohur Presidentin Prodi se prane ministrive perkatese po krijohet grupi i negociatoreve te cilet do te ndjekin dhe perballojne intensitetin e ceshtjeve qe do te trajtohen ne procesin drejt BE-se.
Kryeministri Nano theksoi se: " Ne jemi te qarte se, nese negociatat do te zhvillohen ne menyren me te mire te mundshme,atehere edhe obligimet tona, qe rrjedhin pas nenshkrimit te Marreveshjes, do te mund te jene ne drejtimin me te mire te mundshem".
Nga ana e tij Presidenti i KE z. Romano Prodi theksoi qendrimin e tij pozitiv lidhur me procesin e Asociim Stabilizimit te Shqiperise me BE. "Keni bere nje progres te dukshem dhe ky eshte nje hap perpara per vendin tuaj.Pas neshkrimit te marreveshjes si nje partenere potenciale jam i sigurt se Shqiperia do te eci drejt BE-se" u shpreh gjate ketij takimi z. Prodi.