E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane 29 Janar 2003 Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes G.W. Bush. Ne kete mesazh thuhet: "Ndoqa me nje interes shume te madh

Tirane 29 Janar 2003 Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes G.W. Bush. Ne kete mesazh thuhet:

"Ndoqa me nje interes shume te madh deklaraten Tuaj ne Washington DC . Ishte nje mesazh i forte dhe shume i qarte. Sikurse jeni ne dijeni, ne nje fjalim qe mbajta ne Rome javen e kaluar, qeveria qe une drejtoj me terma te qarta mbeshteti Rezoluten 1441 te Keshillit te Sigurimit dhe u shpreh se zhvillimet e ardhshme dhe pasojat eventuale varen vetem nga qendrimi i zyrtareve te Bagdatit. Une gjithashtu u shpreha per shqetesimin e thelle te qeverise qe drejtoj per dhunimin e te drejtave te njeriut nga regjimi diktatorial i Sadam Huseinit.

Deshiroj te sjell ne vemendjen tuaj, qe rezoluta e qeverise qe drejtoj, e cila mbeshtet Shtetet e Bashkuara ne luften kunder terrorizmit eshte maksimale dhe e pakushtezuar. Vendi im eshte i ri ne sistemin e demokracise dhe ne linjen e bashkepunimin te tij me Shtetet e Bashkuara dhe principet e lirise dhe demokracise, qe perfaqesohen denjesisht. Shqiperia eshte nje vend me besime te ndryshme fetare qe kane mesuar te jetojne ne paqe sebashku. Me te gjitha menyrat e ne mundeshme, deshirojme te jemi sa me te dobishem per Shtetet e Bashkuara dhe jemi gati te bashkohemi me koalicionin, si miqte dhe aleatet tuaj".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›