E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria me ekonomi të suksesshme

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 18:30

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se ekonomia shqiptare ka arritur të përballojë sfidat që solli kriza ekonominë në botë dhe në rajon.

Ai u shpreh se modeli ekonomik i ndjekur nga Shqipëria rezultoi i suksesshëm, pasi ia doli të përballojë krizën financiare globale.

“Sot, Shqipëria ka një model të suksesshëm fiskal dhe ekonomik. Ne besojmë tek tatimet e ulëta dhe kjo do të krijojë një klimë të mirë për biznesin”, tha Berisha.

Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë në konferencën e Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE).

Ai ka falënderuar dhe kontributin që jep EFSE në zhvillimin e vendeve të rajonit. Berisha u shpreh se ky institucion, “ka dhënë mbi 8300 kredi, të cilat kanë krijuar mijëra vende pune, nxitën prodhimin dhe u shndërruan në faktor të rëndësishëm ndaj cunaimit ekonomike botëror”.

Duke folur për zhvillimet ekonomike në vend, Berisha u shpreh se ulja e tatimeve dhe shtimi i investimeve bënë të mundur rritjen ekonomike në Shqipëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›