Tadiq: Marrëveshjet teknike me Prishtinën brenda 30-40 ditëve

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 18:37
Serbia mund të nënshkruaj marrëveshjet teknike me Kosovën brenda 30 apo 40 ditëve të ardhshme, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duke shprehur gatishmërinë për të përmbushur një kërkesë tjetër të Bashkimit Evropian pas arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
“Nuk është e lehtë të arrihet një progres i shpejtë, por pres që të ketë rezultate në disa fusha, jo nesër por ndoshta në 30 apo 40 ditët vijuese”, tha Tadiq gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane. /rel/