Rruga e Shqiperise per anetaresim ne NATO dhe ne BE eshte duke u shkurtuar fale punes se shqiptareve dhe asistences se partnereve euroatlantike Sot Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te ve
Rruga e Shqiperise per anetaresim ne NATO dhe ne BE eshte duke u shkurtuar fale punes se shqiptareve dhe asistences se partnereve euroatlantike
Sot Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante nje grup funksionaresh te larte te administrates amerikane te kryesuar nga z.Nikolas Berns, Ambasadori i perhershem i SHBA prane NATO-s. Grupi shoqerohej nga e ngarkuara me pune e Ambasades Amerikane ne Tirane, znj.Shelton. Ne takim moren pjese edhe Zv/kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Meta si dhe Ministri i Mbrojtjes Majko. Ky grup i funksionareve te larte te administrates amerikane eshte duke kryer nje tur vleresues ne te gjithe vendet aspirante per anetaresim ne NATO.
Ne fillim te takimit, pasi beri nje ekspoze te situates se re politike ne vend, shprehje kjo e maturimit te klases politike shqiptare, Kryeministri Fatos Nano shprehu bindjen e thelle se tashme rruga e Shqiperise per anetaresim ne NATO si dhe ne BE eshte duke u shkurtuar fale punes se shqiptareve dhe asistences se aleateve euroatlantike. Ne jemi te gatshem dhe te pergjegjshem qe te permbushim te gjitha standartet e kerkuara pasi kjo konvenon me orientimin dhe programin e qeverise qe une drejtoj. Per kete qellim ne miratuam ne qeveri vetem disa dite me pare edhe planin kombetar te veprimit per anetaresim ne NATO, 2003. Shqiperia eshte e gatshme per t'u afruar me NATO-n duke forcuar marredheniet me aleatin strategjik Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne, vleresoi Kryeministri, kemi dy orientime prioritare te politikes sone te jashtme: antaresimin ne NATO dhe ne BE. Duke qene se te dyja keto struktura kane ne baze principet demokratike, ne jemi te ndergjegjshem se ato te dyja bashkohen ne perpjekjet tona per nje standart tjeter te demokracise, te vlerave te perbashketa dhe te standarteve perendimore qe synojme te arrijme. Ne na vjen mire qe kerkesat qe synohet te permbushen per keto anetaresime jane pjese aktive e programit te qeverise qe une drejtoj, u shpreh me tej Kryeministri Nano. Ne vizionin tone NATO dhe BE plotesojne njera-tjetren dhe ecin ne te njejtin hap sidomos pas ndryshimeve te viteve te fundit e vecanerisht pas ngjarjes tragjike te 11 shtatorit 2001, kur bashkarisht evidentuam si armik te civilizimit dhe vlerave, terrorizmin dhe prapavijat e tij. Ne kete kuptim edhe lufta aktive dhe e sukseseshme e qeverise qe une drejtoj kunder trafiqeve, informalitetit te ekonomise, krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte nje kontribut i drejtperdrejte per permbushjen e standarteve te kerkuara.
Nga ana e Tij, Ambasadori Berns vuri ne dukje se jane te ndjeshme ndryshimet kualitative qe ka realizuar shteti shqiptar. Une sjell pergezimet e Departamentit te Shtetit per rolin thelbesor stabilizues qe ka luajtur dhe vazhdon te luaje Shqiperia ne rajon. Vecanerisht vleresohet lufta qe ju keni filluar kunder trafiqeve, krimit te organizuar, korrupsionit, fenomene keto qe jane te pranishme ne te gjitha vendet e rajonit. Ne shprehim bindjen se reformat qe ju keni ndermare ne rend, gjyqesor etj do te pershpejtojne anetaresimin per te cilin keni vite qe punoni. Ai, se bashku me funksionaret e tjere te larte, vleresuan si te shkelqyer strategjine 10 vjecare te modernizimit te forcave te armatosura shqiptare dhe u shprehen se deri ne Samitin e Prages ka kohe per te punuar nga te gjithe kandidatet per anetaresim ne NATO. Tashme eshte e qarte se dyert e NATOS, thane ata, jane te hapura per vende qe punojne per demokracine dhe stabilitetin dhe rruga e ketij anetaresimi nuk nderpritet pavaresisht vendimeve te Prages.
Ne perfundim te takimit Kryeministri Fatos Nano pati nje takim te ngushte me Ambasdorin Berns si dhe me Zv/asistenten e Sekretarit Amerikan te Shtetit per ceshtjet Europiane, znj Zhanete Bog.