I nderuar zoti kryetar, Te nderuar zoterinj deputete, Që në fillim dua të theksoj se unë, qeveria dhe maxhoranca që drejtoj kanë pasur dhe do të vazhdojnë të kenë një ndjeshmëri të v
I nderuar zoti kryetar,
Te nderuar zoterinj deputete,
Që në fillim dua të theksoj se unë, qeveria dhe maxhoranca që drejtoj kanë pasur dhe do të vazhdojnë të kenë një ndjeshmëri të vecantë ndaj fenomeneve që shkaktojnë abuzime me detyrën apo funksionin publik, natyrisht edhe për konfliktin e interesave. Ndërsa firmëtarët e këtij mocioni për debat, siç sapo dëgjuam sërish, vazhdojnë të japin prova se e kanë nisur dhe do e zhvillojnë me tema, mjete dhe instrumenta të pandershme dhe aspak profesionale fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare që janë në prag.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se beteja ndaj korrupsionit dhe abuzivizmit është e hapur dhe e vështirë. Maxhoranca aktuale në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vendit ka ndërmarrë një aksion të vazhdueshëm dhe shumëplanësh për të izoluar dhe ndëshkuar ligjërisht cdo individ që kërkon të pasurohet nëpërmjet abuzimit me taksat e kontribuesve, me detyrën dhe postin. I gjithe legjislacioni i miratuar, rishikuar dhe amenduar pas vitit 1997, siç ilustrohet më poshtë, i pasuruar në sasi dhe në cilësi, mban rigorozisht parasysh pervojen perendimore per parandalimin e konfliktit te interesave dhe rritjen e transaparences se veprimtarise se zyrtareve te larte publike. Me qarte kjo shihet ne kuadrin që rregullon funksionimin e drejtesise, institucioneve qendrore te shtetit, enteve rregullatore, etj. Po marr një nga shembujt më të freskët që lidhet me rastin e Autoritetit te Konkurrences. Ky ligji parashikon jo vetem rastet e papajtueshmerise dhe te lirimit nga detyra te antareve te Komisionit te Konkurrences, por edhe perjashtimin nga pjesmarrja ne shqyrtim e komisionereve per shkak te konfliktit te interesave (Neni 23 i Ligjit per Mbrojtjen e konkurrences). Pikesynimi yne, ne permbushje te detyrimit per te krijuar nje shtet funksionues te se drejtes, mbetet, mbeshtetur në parimin e ndarjes se detyrave dhe ne zbatim te parimit demokratik check and balance, kontrolli dhe administrimi i ketyre ceshtjeve sensitive t'u besohet institucioneve te pavarura, të cilat funksionojnë me ligj. Keshtu, me lejoni te kujtoj se ceshjta qe ushqen debatin e sotem, nuk eshte aspak e re dhe mbetet teper e vlerësuar per seriozitetin qeverises te maxhorances progresiste te vendit. Ndryshimi me te kaluaren kur qeverisnit ju, mocionistët, ështe evident: ne nuk qeverisim me pasione, por me ligje, ne nuk biem pre e emocioneve politike dhe arkaike, por i bindemi ligjit. Ne nuk rindertojme nje lufte gjahu shtrigash sic ishin rastet qesharake te "drurit te arres" kur doktori iu versul, ne emer te luftes kunder korrupsionit ish ministrit te vet te financave vetem sepse nuk po i bindej politikisht. Ne nuk lejojme te abuzohet me detyren apo te anashkalohet ligji ne emer te luftes se klasave, sic bente doktori dhe sic pretendon se ta beje serish, nese vjen – por s'ka per te ardhur – ne pushtet. Ne nuk ndertuam kompani biznesi prane partive tona, sic bete ju me firma "shqiponjash" (dhe po ju sjell ne kujtese vetem ndonje nga "cudite" tuaja) Shqiponja, aspak kombetare, me te cilat kontrollonit dhe realizonit kontrabanden me Serbine e Miloshevicit. Ne nuk lejuam ndertimin e firmave piramidale, ju e dini mire qe keto jane arshivuar si burime te pastra te nje korrupsioni galopant qeveritar qe shkaterroi shtetin. Ne ndertuam banka serioze dhe vazhdojme te luftojme me mjete ligjore dhe institucionele informalitetin. Madje ne me vetdije politike ne ditem te marrim dhe te mbajme edhe kosto te larta jo vetem administrative e qeverisese por edhe politike, duke i crrënjosur perfundimisht piramidat që ngritët ju per te rene vete brenda.
Deri ne vitin 97 kur ne Shqiperi gelonin faturat prej bakalli te Sude Alimucëve, korrupsioni dhe konflikti i interesave konsideroheshin nga lidershipi i kohës "pleh" që ndihmonte kapitalizmin e ri shqiptar të lulëzonte. Vetë kryetari juaj në një mbledhje të Këshillit të vet Kombëtar kur ishte President, kritikoi anëtarët e forumit të vet pse nuk merreshin me biznes. Shtypi opozitar i asaj periudhe e konfirmon këtë deklarim. Kjo filozofi e kryetarit tuaj shpjegon më së miri mungesën e akteve ligjore e nënligjore që ju duhet të aktivizionit për të ndërhyrë në luftën kundër korrupsionit dhe te konfliktit të interesave gjatë rregjimit të tij të korruptuar deri në palcë. Beteja e vërtetë kundër këtyre fenomeneve gërryese për shoqërinë, ekonominë dhe shtetin shqiptar ka filluar realisht në vitin ‘97, me përmbysjen e regjimit të Berishës nga vota plebishitare e shqiptarëve.
Kam rastin te perseris ketu se qysh ne fillim te qeverisjes sone ne iu shmangem tundimit qe kete lufte ta benim shkel e shko, apo per shou politik. Te bindur dhe te angazhuar per te organizuar nje shtet afatgjate te se drejtes, me institucione funksionuese, ne krijuam nje korpus te tere legjislativ te mbeshtetur nga nje rrjet it ere institucionesh, mekanizmash apo agjencish ekzekutive qe jo vetem e luftojne korrupsionin, por akoma më shumë: e parandalojne ate.
Ne jemi prirur ne kete çeshtje ne menyre te logjikeshme nga parimi qeverises se nje shoqeri me mireqenie dhe me institucione qe funksionojne ne menyre ligjore dhe transparente e tkurr per ta zhdukur korrupsionin dhe konfliktin e interesave si formë e tij.
Shembujt jane te shumte deri tek me i fundit, hartimi i ligjit për konfliktin e interesave, si një nga iniciativat e shumta dhe të rëndësishme të Qeverisë shqiptare, për të zhvillluar luftën kundër korrupsionit si prioritare në politikat e saj të zhvillimit të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.
Fryma e këtij ligji është në sinkron të plotë me vullnetin tonë politik e programor për të ndertuar një legjislacion sa më të plotë dhe bashkëkohor që krijon kushte, ku politikëbërja dhe vendimmarrja janë transparente dhe vijnë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, larg trafikimit të influencave apo interesave të ngushta te pushtetareve.
Për të gjithë është e qartë se i ashtuquajturi "Konflikti i interesit" është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të një zyrtari, në të cilën ky i fundit ka interesa private, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të veta publike.
Pikerisht parandalimi i këtyre dukurive mbështetur në këto forma të konfliktit të interesave, që për hir të së vërtetës atakohen në shumë ligje të tjerë aktualisht aktivë, përmblidhen, qartazi, në projektligjin "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", një ndër iniciativat më ambicioze të kohëve të fundit të ndërmara nga Qeveria dhe që ndodhet në proces finalizimi në Kuvend.
Fryma e këtij ligji është në sinkron të plotë me angazhimin tona për të bërë transparente vendimarrjen dhe, në të kundërt sa është vepruar prej jush të nderuar zotërinj opozitarë, në ligjin e ri janë përfshirë dhe kanë gjetur zbatim të gjitha udhëzimet e OECD-së për manaxhimin e konflikteve të interesit në shërbimin publik.
Të gjitha hapat e mësipërme janë provë e qartë e angazhimit dhe filozofisë bashkëkohore qeverisëse të maxhorancës sonë për përmirësimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të legjislacionit dhe praktikave antikorruptive, për t'i përafruar normat ligjore dhe instrumentat që veprijnë në këtë fushë me përvojat e përparuara perëndimore.
Angazhimi ynë politik duket qartë edhe në faktin se për hartimin e kuadrit ligjor ombrellë ndaj konfliktit të interesave mbi funksionarët dhe administratën publike ne nxitëm dhe realizuam me sukses bashkëpunimin aktiv me strukturat joqeveritare të lëvizjes antikorrupsion. Papajtueshmëria politike e maxhorancës me konfliktin e interesave dhe vendosmëria e qartë për ta luftuar pa kompromis atë u provua qartë edhe nga fakti se ne patëm kënaqësinë të nxisim dhe realizojmë me sukses edhe bashkëautorësinë e mjaft ekspertëve, disa prej të cilëve aktualisht militojnë deri në strukturat politike apo parapolitike të Partisë Demokratike, kontributin e të cilëve e konsiderojmë të sinqertë dhe shpresojmë pa konflikt interesash partiake.
Përgatitja e këtij ligji të rëndësishëm duhet të shërbente natyrshëm edhe si stimul për ta nxitur, përsosur dhe mbështetur kuadrin rregullator të mbrojtjes së administrimit publik nga konflikti i interesave, dhe aspak si moment për të hapur "kutinë e Pandorës", ashtu sikundër bëjnë mocionistët e sotëm me kërkesën për interpretimin e nenit 103. "Zbulimi" me 7 vjet vonesë i këtij neni si dhe sjellja në Kuvend në vend që ta adresonin në Gjykatën Kushtetuese, sic orienton edhe vetë kushetuta që ata pretendojnë se i referohen, vërteton qëllimin meskin dhe karakterin spekulativ electoral të inisiativës për mocion. Këtë vlerësim e vërteton edhe leximi qëllimisht i cunguar i nenit 103 të Kushtetutës, ku në vend që të shihet dhe gjykohet fryma e nenit cungohet gjithçka. Qëllimi im, i qeverisë dhe i kësaj maxhorance është minimizimi dhe eleminimi i fenomeneve të tilla negative si korrupsioni dhe konflikti i interesave që e ndihmon atë. Ndërsa kërkuesit e këtij mocioni kanë ngritur sërish një zë gërryes të shpifjeve, për të krijuar ndonjë mjet a mundësi përbaltje të radhës kundër qeverisë.
Ligji "Për konfliktin e interesave" erdhi nga Qeveria në Kuvend pas një studimi analitik dhe të hollsishëm të të gjithë fushës dhe cështjes duke synuar një rregullim dhe standartizim të përgjithshëm, mbështjellës dhe plotësues, dhe jo thjesht trajtime sempliciste apo propagandistike që ju i lidhni në mënyrë të cunguar me një nën të cunguar të Kushtetutës.
Përfshirja e detyrimeve të nenit 103 të Kushtetutës, është në funksion të harmonisë, trajtimit gjithëpërfshirës dhe koherent të fushës, por në ne nuk mund të pranojmë se vetëm pas miratimit të tij do fillojë të zbatohet neni 103 i Kushtetutës. Në një sërë ligjesh të tjera, përfshirë edhe Kushtetutën, parashikohen detyrime të ngjashme për kategori të ndryshme zyrtarësh të lartë dhe publikë të shtetit, dhe jo vetëm për ministrat (Presidenti, deputetët, gjyqtarët, drejtues të institucioneve të ndryshme, etj.). Në këtë kuadër, hartimi i një ligji të tillë kuadër e gjithëpërfshirës ishte domosdoshmëri dhe nevojë e kohës në përmbushje të angazhimeve tona për integrim që po ecim normalisht.
Në deklaratat tuaja përgojuese synohet t'i transmetohet publikut e pavërteta se konflikti i interesave është thjesht gjendja e të qenit zyrtar apo ministër, qoftë ky edhe ish-biznesmen, duke lënë kështu mënjanë faktin se kufizimet për këtë shkak zbatohen detyrimisht për cilindo zyrtar që merr pjesë në një vendimmarrje me akte a kontrata që krijojnë konflikt të interesave private me ato publike.
Një nga argumentimet e mocionit për debat të kërkuar prej jush mbështetet pikërisht në konfliktin e interesave (në nenin 103 të Kushtetutës), më saktë në çështjen e konfliktit të vazhdueshëm, por që në fakt ka të bëjë me çështjen juridike të papajtueshmërive të funksionit.
Neni 103 i Kushtetutës u ndalon, në mënyrë absolute ministrave, që të jenë drejtues ose anëtarë të organeve të shoqërive fitimprurëse.
Në dy interpretimet e mundshme që rezultojnë nga kjo dispozitë e Kushtetutës, mocionistet insistojnë, duke lexuar vetem me një sy dhe në mënyrë të copëtuar, se është interpretimi strikt i saj që kanë pasur parasysh hartuesit dhe miratuesit e Kushtetutës në kohën e miratimit të saj nga mazhoranca socialiste, megjithëse e njëjta opozitë - tashmë historike - nuk ka denjuar të marrë pjesë në atë kohë në miratimin e tekstit themeltar të këtij shteti, dhe i ka bërë karshillëk të njëjtit elektorat dhe popull sovran me projekt-Kushtetutën e stisur që mazhoranca e zgjedhësve hodhi ne vitin 94.
Nëse i referohemi frymës dhe filozofisë së Kushtetutës, kufizimet e vendosura për kategori të tjera zyrtarësh të lartë përqëndrohen në ndalimin e ushtrimit, nga vetë zyrtarët, të veprimtarive private (për Presidentin, gjyqtarët, deputetët etj.). Në këtë kuptim, neni 103 nuk mund të lexohet i shkëputur dhe i veçuar nga ndalime të tjera për zyrtarë të tjerë.
Por, sido që të shtrohet problemi, është më se e qartë se Kushtetuta nuk e ndalon ministrin, apo dhe zyrtarë të tjerë të jenë aksionerë, dhe në këtë pikë nuk ka asnjë mëdyshje. Këtë argumentim të fundit kërkuesit e mocionit nuk mund ta mohojnë se e kanë miratuar edhe vetë, para shumë pak kohësh, në ligjin për konfliktin e interesave, duke pranuar zotërimin në mënyrë pasive dhe respektuar parimin e "blind trust" (besim i verbër).
Ajo që është më serioze në situata të tilla dhe për cështje kur diskutohen dispozita të tekstit bazë që rregullon themelet e këtij shteti, është se, nuk është hera e parë që për qëllime meskine dhe jo të pastra politike, të vihet në pikëpyetje apo të diskutohet Kushtetuta, kur nuk është kompetencë e asnjërit prej të pranishmeve që të interpretojnë dhe të vulosin qëndrimin për të, por e drejtë ekskluzive e një organi kushtetues, i parashikuar nga kjo Kushtetutë, e që quhet Gjykatë Kushtetuese. Është ky organ i pavarur që, në bazë të nenit 124/1 të Kushtetutës, garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Kujtoj me këtë rast se numri 28 i deputetëve propozues të këtij mocioni për debat mjafton për të siguruar 1/5 e deputetëve, sic e kërkon neni 133 i Kushtetutës dhe për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për interpretime të tilla.
Shkarje dhe iniciativa të tilla, që anashkalojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve dhe nuk marrin parasysh frymën e tekstit kushtetues dhe arritjen e qëllimeve të saj krijojnë efekte të tilla bombastike e delirante, krijojnë kufizime ekstreme imagjinare, dobia e të cilave në efektivitetin e luftës kundër korrupsionit ka provuar të kundërtën deri tani.
Sot Shqipëria gjithnjë e më shumë po e lë pas një të kaluar të barazisë së murgjërve dhe po afrohet me botën e qytetëruar të vendeve demokratike. Dhe kjo botë e qytetëruar, me ligjet dhe përvojën e konsoliduar edhe për këtë çështje, nuk ofron as edhe një shembull të modeleve të tilla ekstremiste që propozon Partia Demokratike, e cila pretendon madje se na qënka edhe e djathtë dhe kërkon të zbatohen mekanizma të tilla primitive të cilët pjesa më e madhe e vendeve me demokraci të konsoliduar i ka lënë në muze si kujtime të hidhura të një mentaliteti tipik etatist.
Të nderuar zotërinj deputetë, më lejoni të theksoj se ekziston një fakt të cilin askush nuk mund ta mohojë: në lidhje me çështjen e konfliktit të interesave, edhe pse kemi në proces miratimi në Kuvend një ligj ambicioz që e rregullon përfundimisht dhe e standartizon ndërhyrjen në këtë fushë, ju kujtoj se ne nuk e kemi filluar dje trajtimin ligjor të çështjes së konfliktit të interesave. Tendenca që kjo cështje të interpretohet këtu sikur bota po lind sot është shumë spekulative.
Aktualisht në Shqipëri janë në fuqi mbi 50 ligje që trajtojnë çështjen e konfliktit të interesave, sipas fushës dhe rangut të zyrtarëve publikë. Nga këta 50 ligje kujtoj se vetëm 7 janë miratuar deri në vitin 1997 apo brenda mandatit të partisë së mocionistëve ose vetëm 14% e korpusit ligjor. Zotërinj deputetë, më lejoni t'ju bëj me dije se pjesa tjetër është përpiluar nga ne dhe se vetëm në vitin 2004 ne kemi miratuar plot 13 ligje antikorrupsion që atakojnë konfliktin e interesave.
Ligji i fundit, që plotëson dhe siguron më shumë koherencë në këtë armaturë juridike të ndërtuar nga ne, jo kundër jush por kundër korrupsionit, vjen natyrshëm si një proces për të cilin është punuar dhe janë kryer konsultime teknike me të gjithë aktorët e interesuar vendas dhe ndërkombëtarë për më shumë se një vit. Vende të tjera, për iniciativa analoge, kanë punuar mesatarisht 2 deri në 3 vjet (Kroaci, Itali, etj.)
Ju kujtoj gjithashtu se neni 103 i Kushtetutës që po diskutojmë, vendos vërtet kufizime për ministrat, por i njëjti nen është i detyrueshëm edhe për çdo deputet në bazë të nenit 3 të ligjit "Për statusin e deputetit". Pikërisht në këtë "anashkalim" tuajin që nuk besoj se është i rastësishëm, qartësisht del pikësynimi juaj për ta përdorur edhe ligjin dhe interpretimin e tij për përbaltje dhe ballafaqime elektorale të dështuara. Grupi i opozitës ka në përbërjen e vet që nga pronarë restorantesh e deri në tregëtarë grosistë apo investitorë që njihen nga të gjithë. Edhe listat e kandidatëve për deputetë të opozitës aktuale që do të jetë edhe opozita e nesërme, kanë në përbërje njerëz të pasur dhe me biznese, të cilët së shpejti do i shihni në krah të zotit Berisha në fushatë apo në faturat e transparencës së financimit të fushatës zgjedhore.
Ne jemi pro përfshirjes në politikë dhe vendimmarrje qeverisëse të cdo sipërmarrësi që përvojën e vet të menaxhimit e vë në dispozicion të përmirësimit të menaxhimit të politikës dhe të shtetit, me kushtin që tashmë është bërë dhe normë ligjore, të mos shtojnë asnjë qindarkë të pasurisë së vet nëpërmjet ushtrimit të funksionit publik.
Neni 70, pika 3 e Kushtetutës parashikon, për më tepër, për deputetët se "nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre". Për këtë arsye do të kishte tingëlluar të paktën si më e ndershme që në objektin e mocionit për debat të ishte kërkuar diskutimi jo vetëm i atyre të "njerkës" (domethënë ministrave, neni 103) për arsye që vetkuptohen, por edhe i atyre të "nënës" (pra autorëve dhe bashkëkolegëve në këtë sallë, deputetëve, nenet 70 dhe 103), edhe pse në këtë rast përgjigja do të ishte e njëjta, sepse përgjigja ime nuk është pjesë e lojës politike, por është thjesht një përgjigje e qartë ligjore.
Së fundi, jo shumë kohë më parë dhe për të njëjtin pretekst për të cilin jemi mbledhur në këtë debat, propozuesit e këtij mocioni insistuan gjatë shqyrtimit në komisione parlamentare të projektligjit "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", që një dispozitë e tij vendoste në ligj konfliktin e interesave të ministrave të kabinetit qeveritar. Për pasojë, u arrit në absurd, kufizimi i propozuar nga ekspertet si kufizim me përshkallëzime, u pranua të ulet në nivelin zero, megjithëse asnjë vend dhe asnjë shembull nuk e ofron ndonjë zgjidhje si kjo.
Të nderuar deputetë,
Unë jam i sigurt se mjaft nga zotërinjtë në sallë, të paktën ministra për të cilët ju aludoni në kërkesën për mocion do t'ju japin përgjigjen e nevojshme dhe përfundimisht të merituar pretendimeve tuaja. Duke qënë se unë e di mirë që juve nuk ju qan syri aspak për performancën ligjore të qeverisë, por për të bërë thjesht shoun elektoral të radhës, më lejoni të deklaroj, edhe pse i jam përgjigjur në interpelancë të plotë dhe të detajuar akuzuave tuaja se: Fatos Nano nuk është biznesmen dhe nuk ka asnjë biznes dhe si pasojë në korracën time të fortë pyetje të tilla bëjnë vetëm rikoshet. Ju kujtoj se gjatë asaj interpelance në fjalën time të hollësishme unë ju solla në vëmendje se sa qesharake kanë qënë dhe mbeten akuzat tuaja sipas së cilave unë paskam përvetësuar më shumë se 2 miliardë dollarë amerikanë. Mbështetur në akuzat tuaja, që vazhdojnë të bëjnë rikoshet, gjatë periudhës që na ndan nga ajo ditë kjo shifër ka mbërritur në mbi tre miliardë, pasi vetëm nga taksat, brenda një viti, unë përvetësokam, gjithnjë sipas Berishës, 1,4 miliardë të tjerë kësaj radhe. Përfitoj të përsëris këtu se e vetmja pasuri e imja dhe e hipotekuar politikisht mbetesh ti, o Sali!
Në respekt të publikut më lejoni të deklaroj se bashkëshortja ime ka një biznes të ligjshëm, të regjistruar dhe me veprimtari transparente, si askush tjetër dhe se ajo asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka përfituar nga ndonjë tender apo pare publike e buxhetit të shtetit.
Ju ftoj të bëni vet publike emrat e deputetëve tuaj, deri edhe të zgjedhur në funksione apo forume shumë të larta që gjithë ditën ose merren me biznese dhe me trafiqe influencash ose sillen në paradhoma të ministrave – që ju i akuzoni për konflikt interesash – jo për hallet e elektoratit por për ndere personale joligjore për biznese dhe prona private të tyre apo të ortakëve të fshehtë biznesmenë.
Ju faleminderit!