E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano gjatë vizitës së punës në bashkinë e Pukës zhvilloi dhe një takim të zgjeruar me intelektualë, sipërmarrës, qytetarë, të bashkisë së Pukës dhe të Fushë-Arrë

Kryeministri Fatos Nano gjatë vizitës së punës në bashkinë e Pukës zhvilloi dhe një takim të zgjeruar me intelektualë, sipërmarrës, qytetarë, të bashkisë së Pukës dhe të Fushë-Arrëzit etj. Në këtë takim merrnin pjesë gjithashtu edhe përfaqsues të pushtetit vendor si dhe deputeti i zonës Viktor Doda njëkohësisht Ministër i Industrisë dhe Energjitikes.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Fatos Nano u shpreh:

"Kam pak orë në Pukë dhe po ju shoh te gjitheve më të zote për punë dhe bashkëpunim me Tiranën, me qeverinë qendrore dhe me botën sepse Shqipëria po hapet për ta shpejtuar dhe bërë më të qëndrueshëm ritmin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të këtij komuniteti të shquar në histori dhe në konkurencën për zhvillim që ka shoqëria jonë demokratike prej më shumë se 10 vjetësh tashmë.

Kam ardhur të prek nga afër të gjitha inisiativat e sukseshme që po merrni me deputetin tuaj dhe ministrin Viktor Doka, me kryetarin tuaj të bashkisë dhe me drejtues të tjerë të administratës vendore, të pushtetit vendor, të bashkisë së Fushë- Arrëzit, të komunave të Pukës, të nënprefekturës ku gjeta njerëz, pavarësisht nga ngjyra politike të përkushtuar, të kulturuar, të arsimuar, të angazhuar për të punuar me qeverinë, me bankat, me angjecitë e zhvillimit, me donatorët dhe për të mos lejuar që Puka të kthehet mbrapsht.

Kam ardhur të garantoj mbështetje të re dhe të vazhdueshme nga qeveria dhe nga miqtë e qeverisë në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare për Pukën dhe për zhvillimin e saj perspektiv. Më vjen mirë që po dëgjoj edhe nga ju një vlerësim konstant dhe të përsëritur që ne premtimet që japim i mbajmë, marrim përgjegjësi të reja jo vetëm në qytete të mëdha, por edhe këtu në Pukë, e cila është një model për zhvillim dhe bashkëpunim për të gjithë zonën e veriut, për qeverinë dhe maxhorancën tonë progresiste.

Puka nuk është më një pikëpyetje në hartë siç ka qenë para vitit '97. Është ky model zhvillimi dhe shprese që na nxit të jemi vazhdimisht pranë me më shumë investime, me më shumë projekte dhe me më shumë inisiativa sipërmarrëse vendase dhe të huaja.

Unë kam ardhur që me ju dhe me autoritetet vendore ta shtojmë numrin e projekteve ku investohet për punësim, ku pakësohen familjet që trajtohen me asistencë për shkak të të ardhurave të pakta apo të varfërisë, ku aktivizohen burimet e nëntokës dhe mbitokës së Pukës që kanë një vend të sigurtë në planet e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë në rajon dhe në Evropë. Kam ardhur të konsolidojmë, të zgjerojmë dhe të zhvillojmë sëbashku gjithçka që lidhet me zemren dhe mendjet e pukianëve dhe pasuritë natyrore që i ka falur Zoti kësaj zone.

Sot, është dita e gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve. Siç e shihni hunda ime është normale. Pinokun me hundën e përdredhur e keni në vend tjetër. Unë jam këtu për të kuptuar nëse i kemi mbajtur angazhimet apo kemi gënjyer. Por sidoqoftë regjimin e gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve e kemi lënë pas. Por ju jini të vëmendshëm se ka ca gënjeshtarë të tjerë që po vijnë rrotull me hundë të shtrembër apo bark të madh, që janë gati të marrin dhe jo të japin. Ne jemi këtu për të vazhduar të shkëmbejmë me ju vlerat që na kanë bashkuar sot e 8-të vjet dhe që do të vazhdojnë të na mbajnë bashkë edhe për të ardhmen.

Tashmë kemi më shumë stabilitet, më shumë energji dhe më shumë garanci që sistemet e zhvillimit, të shërbimit publik, të administrimit publik, të jetës së qytetarëve janë më të sigurta.

Sapo inaguruam nenstacionin elektrik te qytetit, një investim prej 65 milion lekësh, i cili përveçse përmirëson furnizimin me energji dhe mbështet të gjithë sistemin e shpërndarjes dhe të qarkullimit të faturave të energjisë elektrike për qytetarët dhe sipërmarrësit e Pukës, forcon të gjithë sistemin energjitik të vendit, veçanërisht stabilizon funksionimin e hidrocentralit të Komanit që është një nga gjigandët e sistemit energjetik kombëtar.

Janë rreth 10 mijë banorë ose 2500 familje te kësaj zone që për shkak të nënstacionit të ri do të kenë stabilitet, furnizim të pandërprerë dhe cilësinë për shkak të nënstacionit të ri. Kjo është një infrastrukturë e rëndësishme, siç është po aq e rëndësishme dhe infrastruktura e lëvizjeve të tjera, e rrugëve. Inaguruam një segment jo shumë të gjatë për të konfirmuar angazhimin e qeverisë që rrugët urbane të Pukës, apo rrugët rurale që lidhin Pukën dhe Fushë-Arrëzin me komunat dhe sidomos rrugët nacionale që lidhin Pukën me gjithë Shqipërinë, me rajonin dhe Europën, ku po integrohet Shqipëria do të financohen dhe ndërtohen.

Ne kemi një program të qartë, projekte të plota dhe financime të siguruara që në 4 vitet e ardhme mbyllim ndërtimin e infrastrukturave të reja dhe të garantojmë mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që pukianët jo vetëm të mos e lënë Pukën, jo vetëm të aktivizojnë resurset e Pukës, jo vetëm të shtojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe të ardhurat nga aktivizimi i pasurive ekonomike që kanë njerëzit dhe natyra e Pukës, do të jenë po kaq të suksesshëm dhe po kaq sipërmarrës sa pukianët që sot vijnë për pushime pasi kthehen nga puna e ndershme dhe e ligjshme në Greqi, në Itali, Angli dhe në Amerikë. Me këtë filozofi dhe kujdes, me këtë seriozitet për bashkëpunim midis nesh dhe jush ne do të vazhdojmë të punojmë për zhvillim të qëndrueshëm. Ne do të vazhdojmë të investojmë më tej edhe për pasuritë e nëntokës, edhe për industrinë e bakrit, e cila për shkak të një avantazhi të madh dhe të merituar që një deputet nga Puka, një ministër nga Puka është në krye të administratës qeveritare që drejton zhvillimin dhe aktivizimin ekonomik të pasurive me rëndësi dhe me vlerë kombëtare, të cilat Puka i ka me bollëk. Janë 7.5 milion dollarë që janë investuar deri tani në industrinë e bakrit dhe ne do të vazhdojmë me legjislacionin dhe marrëdhëniet kontraktore të tregjeve të ekonomisë së lirë të nxisim dhe zgjerojmë qarkullimin ekonomik që lidhen me pasuritë e nëntokës në Pukë.

Ne do të vazhdojmë reformat e decentralizimit dhe të administrimit publik, të cilat po sjellin pranë bashkive dhe komunave edhe këtu në Pukë më shumë kompetenca, më shumë të drejta për të administruar të ardhura dhe investime qendrore dhe lokale, kombëtare dhe të huaja, më shumë rol të komunitetit dhe të drejtuesve që ai zgjedh për të futur ne qarkullimin ekonomik, në dobi të banorëve dhe të pjestarëve të komunitetit në bashki dhe komuna, pasuritë natyrore që ju keni.

Ne do t'ju japim gjatë 4 viteve të ardhshme më shumë tituj pronësie vendore dhe private mbi pasuritë e nëntokës, mbi pyjet, mbi trojet dhe mbi shërbimet ekonomike që lidhen me integrimin e Pukës në tregun kombëtar dhe në procesin e lëvizjeve të lira dhe të qarkullimit të madh ekonomik që po shoqëron afrimin e Shqipërisë me rajonin dhe Europën dhe ardhjen e investitorëve të huaj në të gjitha trevat.

Ne do të vazhdojmë vazhdimin e programeve sociale, të punësimit, të arsimimit, të kujdesit shëndetësor, të trajtimit të shtresave në nevojë, të investimit për fëmijët, për rininë, të konsolidimit të institutioneve të arsimit parashkollor dhe të mesëm me investime publike dhe me reforma që përmirësojnë cilësinë dhe forcojnë kualifikimin e nxënësve apo të studentëve nga Puka që marrin përsipër detyra apo projekte të reja për zhvillim. Deri më sot kanë përfituar rreth 6 mije femije dhe te rinj te moshave nga 5 deri 18 vjeç efekte të ndjeshme nga politikat tona për këtë zhvillim cilësor të arsimit që nga Puka e Fushe- Arrezi, Lufi, Iballa, Gjegjani, Dardha, Kalivara, Shopeli, Kimza, Marinaci, Dushaj, Bushati, të cilat jane bërë pjese e hartes se investimeve publike për konsolidimin e arsimit, të shëndetësisë, të infrastrukturës dhe të punësimit.
Ne kemi strategji rajonale të qarta, ku ftohen komunitetet vendore, komunat dhe bashkitë, të ndërtojnë projekte që po rrisin dosjet tona të zhvillimit perspektiv dhe po shtojnë interesimin e financimeve nga buxheti qendror në agjencitë e zhvillimit kombëtar, agjencitë e zhvillimit të zonave malore, fondi shqiptar i zhvillimit, donatorët dhe bankat që po financojnë me kredi gjithnjë e më shumë sipërmarrjen private dhe vendore.

Ne do të vazhdojmë të konsolidojmë infrastrukturën që siguron shërbime jetike për popullsinë, furnizimin me ujë që deri tani është garantuar për afër 15 mijë banorë te Iballes, Gjegjanit, Berdhetit, Lufit, Gomsiqes, Dedajt, Qate Malit, Lumbardhes etj..

Ne do të vazhdojmë të investojmë për infrastrukturën dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e shëndetit publik. Për 35 mije banore te Pukes dhe komunave perreth qeveria ka investuar ne ndertimin dhe rikonstruksionin e 40 ambulancave dhe te 21 qendrave shendetesore. Kanë mbetur në dosjet dhe projektet tona të financimit për zhvillim edhe 15 ambulanca qe vitin e ardhshëm do të përfundojnë për t'i siguruar çdo banori të rrethit 100% akses dhe cilësi në sherbimin shendetesor publik.

Puka nuk ka mundësi krahasimi me gjendjen e para 97. dhe ne jemi këtu për ta njohur dhe për ta nxitur konsolidimin e këtij transformimi dhe këtij realiteti pozitiv. Ne jemi këtu për të marrë akoma më shumë përgjegjësi dhe angazhime për të ardhmen sëbashku me ju. Ne e dimë që Puka dhe gjendja në Pukë nuk është ende ajo që ju kërkoni dhe që ne kemi projektuar. Në katër vitet e ardhshme ne kemi projekte dhe programe të sigurta zhvillimi dhe investimi për modernizimin e jetës dhe përmirësimin e shërbimeve, për forcimin e inisiativave qendrore dhe vendore sipërmarrëse, për forcimin e nivelit të mirëqënies në familje dhe për zgjerimin e punësimit të njerëzve në Pukë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë.

Ne e dime se sot ka tregues kritik të varfërisë në Pukë dhe rrethinat dhe kjo ka bërë që buxhetet e ndihmës sociale të jenë të orientuara drejt dhe të vazhdojnë te jenë të qëndrueshme në Pukë edhe për të ardhmen, sepse 40% e familjeve pukiane janë subjekte të përkrahjes sociale, nga të cilët ka edhe invalidë dhe të papunë përveç familjeve që plotësojnë treguesit e asistencës. Për 4 vitet e arshme ne do ta zgjidhim përfundimisht këtë gjendje. Ne do të kthejmë të gjithë realitetin social të Pukës të gjitha familjet, të gjithë individët në njerëz të punësuar, në njerëz që nuk trajtohen me programe të përkrahjes sociale, sepse niveli i të ardhurave nga puna dhe sipërmarrja e ligjshme do të kalojnë mbi nivelet e varfërisë. Kjo do të ndodhë me më shumë investime, me më shumë politika dhe favore fiskale, me më shumë kredi dhe me më shumë nxitje dhe mbështetje nga institucionet qendrore të zhvillimit dhe agjencitë e financimit publike dhe private në mbështetje të aktivizimit të pasurive ekonomike dhe të miërqënies së njerëzve në Pukë.

I rendesishem eshte dhe reagimi i komunitetit dhe i autoriteteve të ligjshme që ju keni zgjedhur të drejtojnë të ardhmen dhe punët tuaja. Po shtohet cilësia dhe rezultatet e administrimit publik në bashkinë e Pukës dhe të Fushë Arrëzit dhe në komuna. Po mblidhen më mirë të ardhurat dhe ritmet janë të larta që tregojnë se tashmë nivelet dhe aftësitë e administrimit të kompetencave që zgjerohen për shkak të reformave të decentralizimit përgjithësisht për komunat dhe bashkitë e Pukës janë të qëndrueshme dhe nuk janë amatoreske.

Ju keni investuar gjithnjë e më shumë nga të ardhurat tuaja. Është 3 here me i madh vëllimi i investimeve nga të gjithë njesite vendore te rrethit te Pukës, (po bëj një krahasim me komunat dhe bashkitë e Malesise se Madhe). Vetem ne vitin 2004 jane investuar rreth 20 milion ose gati 10% e totalit te investimeve të vitit 2004 nga të ardhurat e mbledhura prej bashkive dhe komunave, për shkak të administrimit të mirë fiskal të burimeve vendore.

Nese ne vitin 2002 nga njesite vendore te rrethit te Pukes u investuan vetem 5.5 milion leke, nga te ardhurat vendore, rritja prej 4 here e ketij kontributi brenda dy vjetesh deshmon per nje rritje te dukshme te pergjegjesise se autoriteteve vendore per t'i drejtuar burimet tuaja financiare ne interes te komunitetit. Ka ende rezerva dhe, ne sot në takime pune shumë të frytshme identifikuam drejtime dhe projekte që do të forcojnë bashkëpunimin e qeverisë me autoritetet vendore, si dhe pjesëmarrjen e komunitetit në projekte lokale dhe nacionale zhvillimi dhe investimi. Ka rezerva në administrimin publik dhe unë po flas hapur në këtë përfaqesim të shquar të komunitetit vendas, në dobi të kësaj konkurence pozitive, që po zhvillohet edhe midis kryetarëve apo këshillave bashkiakë dhe komunalë, në juridiksionin e nënprefekturës së Pukës.

Bashkia e Pukës investon gati 2.5 here me shume se bashkia Fushe- Arrez, nga të ardhurat e veta, nderkohe qe kane te njejtin numër banoresh apo subjektesh fiskale. Ne Puke jane evidentuar 100% e subjekteve, por vetem 75% e tyre shlyejne detyrimet e taksave vendore, dhe kjo është nje rezerve per rritjen e buxhetit bashkiak, për rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit vendas në projekte që financohen me pjesëmarrje nga agjencitë e zhvillimit kombëtar apo nga buxheti qendror. Diferenca ka edhe midis 8 komunave te rrethit dhe më vjen mirë që, për shkak të klimës qytetare, për shkak të traditës së solidaritetit midis malësorësh, këtu në Pukë, nuk ka dallime për shkak të diferencave politike se kush e drejton njërën komunë apo tjetrën, por ka dallime midis nivelit të administrimit. Pra ka një terren shumë të frytshëm dhe premtues që eksperiencat pozitive të përhapen dhe për këtë shkak të shtohen partnerët me të cilët punon qeveria qendrore dhe financuesit e tjerë të zhvillimit.

Te ardhurat vendore, nga të gjitha njesite vendore këtu në Puke, gjate vitit 2004, u realizuan më pak se 90% e niveleve të programuara prej vetë këtyre njësive, (ja një rezervë). Megjithatë ritmi është shumë i lartë. Këto të ardhura janë 5 herë më tepër se sa vetëm 3 vjet përpara. Kjo është një provë e suksesit të reformave të decentralizimit dhe e rritjes së kontributit tuaj nga administrimi publik, për shkak se shumica e të zgjedhurve dhe e të punësuarve në administratat vendore është me arsim të lartë. Pra këtu shquhet Bashkia e Pukës e cila punon me mire se simotrat e saj brenda rrethit dhe ndër komunat shquhet ajo e Qafë Malit, që e ka tejkaluar planin e të ardhurave gati 120 %, në një kohë që Qerreti është në nivelet diçka më shumë se sa 80%. Po e ngacmoj këtë gjendje dhe këtë rezervë, sepse kjo është një nga rrugët dhe instrumentet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Aty ku ka rezultate në administrimin e kompetencave dhe të burimeve ekonomike vendore, aty ka dhe më shumë besim nga buxheti dhe qeveria që administron buxhetin, nga agjencitë e zhvillimit dhe financimet e projekteve për zhvillim, që sipas ligjit ato sjellin në zona me resurse,- po ende me nivel të ardhurash poshtë nivelit zyrtar të varfërisë, - nga donatorë dhe banka private, të cilat aty ku komuniteti merr pjesë, aty ku administratorët vendorë tregohen të suksesshëm, pra dhe të besueshëm, financojnë më shumë sepse shtojnë garancitë e qarkullimit të parave, që investohen, që kthehen në aktivizimin dhe zgjerimin e tregut lokal.

Në dy vitet e fundit kontributi i njësive vendore të Pukës nga projektet e financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit p.sh kanë qenë afërsisht 11 milion lekë. Kjo do të thotë që njësitë vendore të zonës suaj kanë krijuar kapacitete dhe aftësi për të thithur dhe realizuar projekte në infrastrukturë dhe ujë të pijshëm në masën afër 90 milionë lekë. Pra 9-fishi i pjesëmarrjes vendore. Këto janë rregullat e financimit për zhvillim, të cilave ju po i përgjigjeni gjithnjë e më mirë.

Ndërkaq, unë nxita drejtuesit e bashkive dhe të komunave me të cilat u ulëm në tavolina pune sot, të rrisin peshën specifike të të ardhurave vendore kundrejt të gjithë të ardhurave që ato administrojnë, sepse ajo është ende në nivelin e 5-10% si mesatare, kur Bashkia e Pukes e ka 34%.
I nxita drejtuesit e njësive vendore që të kursejnë dhe të përdorin me më shumë ekonomi, buxhetet vendore për shpenzime administrative, të cilat zenë ende mesatarisht nje peshe te lartë kundrejt gjithë shpenzimeve që kryejnë bashkitë dhe komunat, janë 40-60%, dhe një rol pozitiv e ka bashkia e Pukes, që ka më pak se një të tretën shpenzim administrativ në totalin e shpenzimeve publike. Pra shumicën e ka për investime.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e Pukës, të Bashkisë dhe të komunave edhe me politikën dhe financimin e granteve nga buxheti qendror, por ritmi i rritjes së grantit është kontribut i shtetit, është ende shumë më i lartë se sa ritmi i rritjes së të ardhurave vendore është nga 20-28%, kur të ardhurat vendore rriten 4-11% dhe mesatarja shkon 13%, kur për shumicën e njësive duhet të ndodhi e kundërta, rritja e të ardhurave vendore duhet të kapërcejë ritmin e rritjes së grantit, që është një konsum parazitar, sepse vetëm kështu do të shtohen financimet për zhvillim dhe volumet e investimeve, që duke hyrë në qarkullimin ekonomik xhirojnë më shpejt dhe prandaj zgjerohen për shkak të interesave tregtare të agjencive të zhvillimit, të bankave dhe të donatorëve.

Unë nuk erdha sot në Pukë për të shkarkuar përgjegjësitë e qeverisë tek pushteti vendor. Erdha për të nxitur forcimin dhe zgjerimin e partneritetit midis Qeverise dhe administratorëve të suksesshëm vendore, që ju keni zgjedhur, të cilët më vjen sinqerisht mirë vlerësojnë lidhjen më të fortë dhe më të qëndrueshme dhe më të sigurtë për të ardhmen midis qeverisë dhe Pukës, Viktor Dodën si deputet, Viktor Dodën si ministër.

Dua t'ju garantoj se për shkak të këtij bashkëpunimi politik në kuadër të koalicionit europian që drejton vendin, për shkak të kësaj lidhjeje me të ardhmen që është forcuar midis nesh me deputetin Doda dhe ministrin e Pukës në qeveri dhe më një numër të tjerë drejtuesish të rëndësishëm të ekzekutivit apo të institucioneve të rëndësishme për zhvillimin kombëtar që vijnë nga Puka, të garantojmë plotësimin zë për zë të të gjitha nevojave, do të aktivizojmë të gjitha resurset e njerëzve dhe të natyrës që ka Puka, sepse për to kemi jo vetëm lista të sakta, por kemi edhe projekte që po bëhen të financueshme nga gjithë komuniteti i donatorëve apo i agjencive të zhvillimit që përmenda".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›