E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar kolege deputete, Kuvendi i Shqiperise eshte intitucion i shenjte i demokracise qe, me kaq veshtiresi, po e cojme perpara pas 10 vjetesh pluralizem, po se nga ky institucion dhe te ky in

Te nderuar kolege deputete,

Kuvendi i Shqiperise eshte intitucion i shenjte i demokracise qe, me kaq veshtiresi, po e cojme perpara pas 10 vjetesh pluralizem, po se nga ky institucion dhe te ky institucion, pritet dhe jane perqendruar syte, jo te votuesve te gjitheseicilit prej nesh, por dhe te intitucioneve aq dashamirese nderkombetare qe duan, qe ne Shqiperi, jo vetem te mos kthehet konflikti politik dhe jovrases, madje, por dhe te provohen akte dhe produkte te rendesishme qe na afrojne me Evropen dhe nuk na mbajne, te pakten, te gozhduar ne seance patetike si kjo te sotmes.

Une nuk mund te flas ne emer te askujt tjeter pervec se te vetvetes, edhe si kryetar i maxhorances, per te ritheksuar, i ndjeri Hajdari besoj eshte tashme ne te nderuarit e kombit, pra, nuk besoj se dikush te laje hesapet midis te gjallesh ne emer te te reneve dhe une, per vetem time, nuk mund te lejoj te luaj per interesa te veta me kercenimin tim per vrasje, me burgun tim apo me rezistencen e socialiste ne 10 vjet pluralizem. Pra, po ju ftoj edhe nje here te qetesohemi dhe te mos jepni me prova imaturiteti poltik perballe nje procesi politik qe eshte i pakthyeshem, ai i marrjes se vedeve te merituara dhe jo i pushtetit me dhune, z. Spahia. Ja ku i moret institucionet qe deshet. Tani jeni deputete.

Nuk besoj se mund t'i zgjidhim ceshtjet e konfliktit te prones, me konflikte midis individesh ne sallen e Parlamentit. Prandaj me lejoni, si kryetar i maxhorances dhe Kryeminister i mandatuar prej saj, te vleresoj punen e Komisionit Parlamentar per hetimin e verpimtarise te Sherbimit Informativ Shteteror. Te gjithe se bashku, tashme, u lodhem dhe ja arritem te mirekuptojme veshterisite qe rrodhen per shkak te nje iniciatiave dhe risie demokratike qe adoptohet per here te pare ne aktivitetin kushtetues te Kuvendit te Republikes se Shqiperise te nje Komision te Posacem Pralamentar per nje hetim te rendesishem. Per shkak se hetimi mbi institucione te tille, aq te rendesishem, si ato te Sigurise Kombetare qe operojne mbi bazen e te dhenave te klasifikuara "sekret" dhe me delikat se cdo veprimtari tjeter komisionesh te zakonshme apo komisionesh te posacme dhe te hetimit pralamentar, une besoj se kjo na jep te gjitheve mundesine per te kuptuar dhe emocionet, dhe patetizmin, dhe pas tyre ndonje interes per t'ju rikthyer ne nje prajse te humbur. Pra, e gjitha kjo, nuk paska qene e lehte per te gjithe. Megjithe debatin ne Komision dhe jashte tij rreth verpimtarise se SHISH-it dhe ish-drejtuesve te tij, nuk besoj se eshte per t'u pershendetur fakti se te gjithe deputetet, anetare te ketij komisioni ne pergjithsi, e kane trajtuar dhe e trajtojne SHISH-in me respekt institucional dhe dashmiresi, ndonese per arsye te kuptueshme edhe prej historise se ketij intitucioni, te gjithe historise se tij, e cila nuk mund te parcializohet ne vite dhe as nuk mund te lidhet me ngjarje te vecanta per te cilat une pershendes nje vullnet konsensual per t'i hetuar ne menyre te plote dhe te posacme, me qe krijuam dhe nje pervoje te hetimit parlamentar gjithshtu. Pra per arsye te kuptueshme, emocionaliteti politik i diskutimeve, edhe ne Komision, edhe ketu ne seance, ka qene i larte.

Ne jemi sot ne kete seance plenare te Kuvendit per verifikimin tone per punen e Komisionit te pare Hetimor te Kuvendit te Shqiperise. I tille, gjykimi yne sot besoj se merr vlera te vecanta per te ardhmen e jetes parlamentare pluraliste ne Shqiperi, sepse edhe kjo eshte nje perqasje e rendesishme e standarteve euroatlantike ne jeten parlamentare. Pas kesaj parade, me lejoni te shpreh ne vijim disa konsiderata te mia, si Kryeminister per mandatin dhe punen e ketij komisioni. Sic pershkruhet dhe ne raportin perfundimtar te ketij komisioni, aq problematik, aq dhe te veshtire qe eshte. Veprimtaria e komisionereve per hetim parlamentar ndaj SHISH-it duke u perqendruar ne kater drejtime kryesore, tashme te njohura. Ne hetimin e ketyre ceshtjeve komisioni ka shqyrtuar dokumente shteteror, ka pyetur deshmitare, te cilet besoj askush nuk e konteston, qe kontribuan realisht ne punen e vete komisionit. Shqetesim per mua si Kryeminister eshte publikimi i disa te dhenave qe potencialisht mund te rrezikonin te ardhmen e sherbimit. Ketu eshte fjala, jo vetem per njohjen dhe respektimin e legjslacionit qe klasifikon kete lloj informacioni, por gjithashtu per ruajtjen e konfidencialietit ne verpimtarine e ketij sherbimi, sic jane informatoret, te cilet perbjene nje institucion breda institucionit dhe, ne menyre te vecante, parteneritetin e SHISH-it me sherbimet inteligjente te vendeve aleate dhe partnere te rendesishme te vendit ne gjithe procesin e integrimit euroatlantik.

Duke vleresuar detyren e Kryeministrit, ne rolin per trasparence dhe kontroll civil edhe ne Sherbimin Sekret, une u perfshiva me veprime te Kryeministrit per te harmonizuar veprimet dhe iniciativat ligjore ne verprimtarine e Komisionit Parlamentar te Posacem dhe ju paraqita me vullnetin e plote te Kryeministrit dy here dhe duke ju vene ne dispozicion dokumente te rendesishem ne komision, anetareve te tij, per te ndihmuar vete hetimin. Nje pjese e dokumentave dhe te dhenave qe vertetojne abuzimin ne detyre te ish - drejtuesit te SHISH-it, per shkak te klasifikimit ligjor sekret, i kemi vene ne dispozicion direkt te prokurorise se shtetit. Pra, dua te ritheksoj se, progresi i Sherbimit Sekret te vendit, nuk eshte perputhur me menyren se si institucionalisht dhe funksionalisht ka drejtuar Fatos Klosi ne te. Ndaj jam i bindur qe abuzimi i tij me detyren dhe tejkalimi i kompetencave, politikat personale te perdorimit te burimeve njerezore dhe praktikat teresisht abuzive te shperdormit te fordeve publike, jane elemente te mjaftueshem per te nxitur me tej, jo vetem hetimin e kesaj te kaluare qe eshte lene prapa ne SHISH, por dhe reformimin e metejshem te vete SHISH-it, duke perafruar ne punen e institucioneve partnere euroatlantike. Dua te theksoj gjithashtu se komisioni yne ishte nje veshtiresi, e cila ka te beje me mandatin e tij ne hetimin e nje institucioni qe nuk eshte ne juridiksionin lendor te drejteperdrejte te ketij Kuvendi, por eshte ne ate te Kryeministrit dhe Presidentit te Republikes. Kjo ndoshta nuk eshte ndjere drejteperdrejt ne punen e komisionit hetimor, por ky konflikt juridiksioni u shfaq dukshem ne momentet e fundit te punes se tij kur do te dilte raporti perfundimtar. Eshte e verete qe neni 77 i Kushtetutes krijon mundesine per zhvillimin e hetimeve pralamantare per cdo ceshtje te rendesishme shteterore, por ky parim kushtetues, me sa duket, konflikton me eksperiencen e deritanishme. Ne kete kontekst lindin mjaft konflikte ligjore qe duket qe e komplikojne situaten. Keshtru psh., pyetja themelore qe u disktua sot ketu para nesh eshte: – Cfare vlere juridike ka raporti apo votimi ketij raporti sot ne Kuvend, aq me teper kur te gjithe ketu bien dakort, qe do te jete prokuroia ajo qe do te beje nje hetim te pavarur profesional dhe ligjor? Natyrisht votimi per nje raport do te kishte rendesi substanciale nese komisoni hetimor do te kishte ne objektin e hetimit nje ceshtje me nje institucioni ne varesi te Kuvendit, pasi votimi con automatikisht ne marrjen e masave ligjore nga vete Kuvedi, ne kete rast. Ndersa ne rastin konkret sot kerkohet te behet nje votim formal, procedurial i cili duhet te certifikoje nje anetari te Komisionit Hetimor, i cili, pra, komisioni eshte produkt i ketij Kuvendi. Pra, une do te vleresoja qe nje gjykim konsesual i punes se ketij Komisioni nuk do te thote aspak shuarje e konceptit "mendim i shumices dhe i pakices". Pra, nuk ka pse te ndihemi xheloze, sepse besoj, nuk e lame ne duart e ketij Komisioni te na rikujtoje qe fatet e maxhorancave apo te opozitave, shumicave apo pakicave, nuk caktohen ne Komisionet e zakonshme apo te posacme te Kuvendit, por me zgjedhje te pergjithshme.

I vetmi moment qe duhet te analizohet, duket, ne kete ceshtje eshte qendrimi poltik ne verpimtarine e SHISH-it gjate ketyre viteve. Raporti perfundimtar i Komisionit na sygjeron dy qendrime politike te shprehura ne raportin e votatve pozite opozite dhe duke lene ne ajer ekuivokun se disa te mbrojne Fatos Klosin dhe disa te tjere ta lincojne. Per t'i dhene pergjigje ketij ekuivoku politik me jeloni te rikujtoj edhe njehere se z.Klosi eshte propozuar nga une ne kete detyre, eshte propozuar nga une, pas 5 vjetesh, per t‘u shkarkuar nga kjo detyre, pasi krijova bindjen se ky person nuk mund te vazhdonte te drejtonte shebimin, sepse kishte kohe qe kishte dale nga shinat ligjore per ushtrimin e detyres ligjore, duke krijuar shqetesim serioz edhe ne mirefunksionimin e vete institucionit. Propozimi im kesaj radhe u mbeshtet menjehere nga Presidenti i Republikes qe dekretoi shkarkimin. Me lejoni qe te sjell ne vemendjen tone te perbashket se, dhe kryeministra paraardhes kishin tentuar te benin te njejten gje, madje z.Majko i ka propozuar presidentit te kohes perkatese te njejten gje, por asnje verpim nuk u ndermorr dhe nuk besoj se me kete komision do t'i davarise te gjithe arsyet e paqarta dhe te mosverpimit. Natyrisht, nuk dua te ndalem dhe te analizoj verpimtarine e z. Klosi ne kete séance, pasi kete gje, mire apo keq, ne menyre te plote apo te pjeseshme, po i referohen ndjeshmerive qe ka raporti, e ka bere vete Komisioni Hetimor. Pra, pyetja: - A duhet mbrojtur apo jo z. Klosi nuk vlen me pasi ai eshte shkarkuar nga kjo detyre. Une do t'ju thoja, te nderuar kolege depuetete, se duke respektuar organet e specializuara te hetimeve dhe te akuzes, mos te lejojme me askend qe abuzimi ne detyre per shkak te veprimeve dhe mosverpimeve ne reference me ligjin, ta shnderrrojme ne kazus politik sic po ndodh rendom kohet e fundit, aq me pak t'i lejome individe te akuzuar per shperdorim detyre dhe abuzime, te vazhdojne te identifikojne veten me instuticionin apo strukturen qe kane drejtuar dhe po, me falni per referencen e zakoshme modeste, jua kerkon nje njeri qe e di mire, me mire se kushdo tjeter, se cdo te thote manipulim politik i te vertetes. Veprimtaria e z.Klosi, dhe jo e sherbimit si institucion, me sa duket do t'i takoje prokurorise se shtetit. Pavarsisht nga kjo, me lejoni t'ju ftoj te gjitheve te pranojme, ne qoftese respektojme shtetin ligjor, te vertetat qe do te shfaqe programi i hetimit. Te jemi dhe ne jo vetem prodhues te ligjit, por edhe korrekt me te.

Me kete rast theksoj edhe njehere se nuk eshte koha per fjalime patetike, pro apo kunder njeri - tjetrit, te shperqendrojme vemendjen edhe nga detyra te rendesshme dhe sfidat jo te vogla qe na presin ne fushen e sigursie kombetare, gjithashtu. Me tej, besoj se, nje rol i rendesishem i ketij institucioni do te mund te luante ose mund te kishte luajtur me mire nje ekspertize akoma me e kualifikuar. Nuk eshte fjala per te nenvleftesuar ekspertet qe u angazhuan ne ndihme te ketij komisioni, por per te riqartesuar statusin e tyre ne te tilla ceshtje. Puna e ekspertit eshte gjithmone e cmuar kur ajo eshte profesionale dhe sidomos e paanenshme. Nqs ekspertiza do ta kishte luajtur kete rol, jam i bindur se shume nga ceshtjet qe sot dalin si mendim pakice apo shumice, nuk do te kishin kete status per votim, por do te ishin te gjithe te pranuar. Veprimi, pra, per ta bashkeshoqeruar hetimin parlamentar me konkluzionet politike me duket se la realisht ne hije gjykimin e eksperteve dhe ceshtje te tilla shume sensitive, si abuzimi me financat publike qe pothuajse kaluan ne hije.

Te nderuar kolege, nje firme titullari ose legjitime, ose abuzive dhe trafikuese per interesa private, nuk do te fshihen me interesat private pas interesave te shenjta, qofte keto dhe te sigurise kombetare, pra, te ndeshkueshme per firmosesit dhe jo per institucionin. Nje ceshtje mjaft delikate vecanerisht per opinonin ishte hapja e eksagjeruar e procesit hetimor ne media. Faleminderit medias per kontributet ne zbulimin e sekreteve, gjithashtu, por ka ca ceshtje qe, edhe medias i interesojne sidomos, te mos i publikoje ne kurriz te vet. Pra dhenia e fakteve te verteta pyetesit apo te pyeturit te sulmojne apo te mbrojne nga nje petk abuziv politik ndodhin per shkak, le ta marrin miqesisht kete fenomen te tradites qe gjithkush qe ka mundesi te dali ne ekran t'i largohet te vertetes kur akuzohe. Natryrisht, kjo eshte nje e drejte per cilindo qe ndjen se duhet te afroje kontaktin me publikun edhe ne funksion te interesave te perfaqesimit, por kur eshte fjala per hetime te sherbimeve inteligjente, besoj se nuk ka kontest qe te duhet te ruhet konfidencialiteti, i cili nga ana tjeter ndihmon shume ne gjetjen e se vertetes, qe i intereson dhe Kuvendit te Shqiperise.

Shkurt nuk me shqeteson aspak qe depati politik per keto ceshtje mori keto permasa, sespe PS as nuk cahet as nuk rreshtohet per shkak te nje njeriu. Por kam bindjen se ky debat na ka larguar fokusin nga disa ceshtje te tjera te verteta dhe te rendesishme edhe per publikun. Me kete rast me lejoni te theksoj qarte, prere dhe ne foltoren e Kuvendit te Shqiperise, se teorite apo hipotezat, z.Fatos Klosi eshte viktime e marreveshjes Nano – Berisha, jane jo vetem te paqena, por dhe naïve, te konsumuara dhe pa efekt te nje provincializmi politik te se kaluares. Deshiroj t'ju siguroj se veprimet e mia si Kryeminister ishin te detyrueshme nga ligji per t'u ndermarre, maxhoranca me opoziten njohen si nje tryeze publike transparente te perfaqesuesve te vete legjitim ka rene dakort te bashkepunojne institucinalisht per te konsoliduar institucionet, per te pershpejtuar reformat dhe vete procesin e integrimit europian te Shqiperise ne dobi te shtetasve natyrisht te lodhur ata me shume se kushdo tjeter nga trazicioni konfliktual i politikes.

Ky proces perjashton perfundimisht mendesite dhe praktiken se me nje komision, ne nje komision, apo per cdo komision mund te beje politike penale ne favor te ndokujt dhe te cenojne veprimet dhe reformat qe konsolidojne veprimin e shtetit te se drejtes. Pra, une nuk mund t'i shmangesha detyres per t'i ushtruar kontrollin administrativ mbi veprimtarine e SHISH-it, sepse me kete institucion me ngarkon kushtetuta te mbikqyre nga afer legjitimitetin dhe korrektesen e veprimit ligjor dhe nuk besoj se tashme e kemi kuptuar te gjithe se nje nga arsyet e vonesave e deformimeve e konflikteve e abuzimeve dhe krimeve ne 12 vjet trazicion ka qene mos veprimi ne perputhje me ligjin.

Nje ceshtje mjaft delikate ne vecanti per opinonin publik eshte edhe diskutimi qe ne lidhje me veprimtarine hetimore ndaj z. Klosi shumica e pjesemarresve ne proces kane qene te shqetesuar sa e afekton vete mbarevajtjen e institucionit dhe nuk besoj se shqetesimi i opinionit publik mund te devijohet dhe degradohet te ndonje vemendje mbarekombetare per fatin e individit Klosi. Kam degjuar edhe teza, se marrja nga abuzimet financiare na qenkesh e parendesishme, kur behet fjale per drejtues te kesaj natyre. Me lejoni te theksoj se te gjithe ata qe mendojne se menaxhimi i financave publike qofte dhe ne sektore te sherbimeve sekrete qenka i parendesishem, jo vetem qe e kane gabim, por ve serozisht ne dyshim sinqeritetin e tyre ne drejtim institucional dhe ne perfaqesite elektorale dhe poltike. Ritheksoj se abuzimi me financat publike, ndryshimi i destinacionit te perdormit te tyre nga interes publik apo kombetar ne interes ilegjitim, privat qe duhet ndeshkuar administrativisht dhe ligjerisht, gjithashtu, jo vetem politikisht dhe ne kontakte me median dhe me opinion publik.

Ketu nuk behet fjale per marredhenie penalizuese personash per shkaqe abusive, por per ruajtje e integritetit te drejtuesve ne perfaqesi dhe pastaj te institucioneve qe natyrisht marrin formen dhe ritmin e veprimit ne raport me ligjin edhe nga drejtuesit qe zgjidhen ne krye te detyres. Besoj pra se ne na bashkon konsesusi qe ndaj fenomenit abuziv askush nuk mund te jete i imunizuar.

Ne perfundim te nderuar kolege me lejoni te shpreh vleresimet e mia perfaqesuese dhe institucionale per punen e pranueshme te ketij komisioni hetimor si risi e jetes sone parlamentare me te cilen po mesohemi dhe te mesohemi akoma me shume ne te ardhmen. Do t'ju ftoja te nderuar kolege deputete qe ne vazhde te arsyetimit ligjor mbi raportet kushtetuese te SHISH-it mbi Komisionin dhe Kuvendin duke mbetur i bindur se ndaj me ju vleresimin qe Kyeministri dhe Presidenti i Republikes kane bere tashme detyren ligjore lidhur me permiresimin e punes te sherbimit qe mos e mbysim me debate politike dhe propogandistike per ceshtje kaq serioze dhe delikate dhe t'i japim besimin institucional prokurorise dhe organeve te pavarura te shtetit te drejtesise te bejne punen e tyre ne vemendje te opinionit dhe te ligjit. Me lejoni te deklaroj ketu perpara ketij kuvedi se me cilesine e perfaqesimit te Qeverise do te vazhdoje puna per thellimin e reformimit te SHISH-it ne harmoni te plote kushtetuese dhe ligjore me Presidentin e Republikes. Qeveria do te paraqese se afermi ne Kuvend nje pakete projektligjesh qe e vendosin perfundimisht punen e SHISH-it mbi baza te plota ligjore dhe demokratike, te harmonizuara me kushtetuten e vendit dhe natyrisht me praktikat bashkekohore te sygjeruara edhe nga partneret tane stradegjike ne kete fushe.
Ju fafaleminderit per vemendjen!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›