E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar zoti ministër, Te nderuar pjesemarres, Une do te merrem ne kete analize pune kryesisht me problemet. Puna e ekzekutivit eshte ne radhe te pare pune e menaxhimit te pergjegjshem sipas l

I nderuar zoti ministër,
Te nderuar pjesemarres,

Une do te merrem ne kete analize pune kryesisht me problemet. Puna e ekzekutivit eshte ne radhe te pare pune e menaxhimit te pergjegjshem sipas ligjit dhe programeve te sektoreve te sherbimit publik. Kane nisur keto dite dhe une jam perfshire sot ne procesin e analizave sektoriale te ekzekutivit qe do te na ndihmoje te programojme akoma me mire aksionin qeverises per vitin 2003. Eshte nje fakt i njohur publikisht dhe po u rikonfirmoj se Qeveria që unë drejtoj, është e angazhuar për të zhvilluar reforma prioritare edhe në sektorin e shëndetësisë shqiptare. Reforma qe edhe ne objektivat tuaja synojnë përmirësimin rrenjesor te shërbimit ndaj qytetarëve dhe standartizimin e tij me parametrat e Europes se zhvilluar. Në këtë kuader Ministria e Shëndetësisë funksionon edhe sipas ligjit dhe sipas skemes bashkekohore te administrimit shteteror si projektuesja dhe programuesja e ndërhyrjeve reformuese sidomos ligjore dhe administruese, dhe ky rol qe ka ministria me ben qe te kerkoj bashke me qytetaret dhe imperativet e zhvillimit te vendit qe ky dikaster të shndërrohet realisht ne menaxhues dhe zbatues te prioritetit te madh kombetar qe ka sherbimi shendetesor publik në strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social te vendit.

Per zbatimin e saj jemi votuar, per zbatimin e saj kemi asistence dhe donacione nga taksapaguesit shqiptar dhe nga finacuesit shteteror dhe joshteteror te huaj. Pra me shumë se një analizë rutinë pune une do te desha sot te zhvilloj nje diskutim substancial per transformimin e gjendjes aspak te shendetshme ne sektorin e shendetesise shqiptare.

Do te desha te mesohemi bashkerisht te provojme edhe pilulat e hidhura te kurimit te sistemit te menaxhimit publik qe ju mjeket apo mjekesia ne pergjithesi u japin qytetareve per t'i sheruar. Ndryshimi thelbesor i gjendjes ne sherbimin mjekesor ne vleresimin tim kerkon qe ju, drejtuesit shteteror te tij te transformoheni ne menaxhere te vertete publik. Matricat tona qeverisëse të përgatitura nga ju, janë të rëndësishme jo vetem për të kuptuar por edhe per te realizuar reforma rrenjesore ne kete fushe, dhe mua me rezulton qe puna juaj e deritanishme, mbetet e pamjaftueshme per ta sjelle sherbimin shendetesor ne standartet e kohes sepse me rezulton qe situata aktuale, e trasheguar prej vitesh, vazhdon te konservohet ne 6 muajt e fundit. Une nuk mund ta lejoj me kete gje pavaresisht se kam 12 vjet eksperience politike ne drejtimin e partise qe drejton maxhorancen sot dhe drejton maxhorancen qeverisese prej 5 vjetesh. Qeveria qe une drejtoj nuk mund te lejoje qe personeli mjeksor të përdore mjetet e punës publike për të nxjerrë përfitime të paligjshme private. Nuk mund te lejoje gjithashtu qe aksionet tona ekzekutive te jene te pafuqishme per te ndaluar që barnat dhe ilacet, që blihen me aq mund me kontributin financiar të shtetasve që paguajnë taksat, t'u rishiten atyre në spitalet tona. Qeveria qe une drejtoj eshte shume e shqetësuar ashtu si dhe publiku i gjerë, se akoma nuk po shfaqet ndonje perpjekje serioze e programuar, koherente dhe efikase per reformimin e sistemit shëndetësor ne teresi. Duke integruar dhe jo duke i lene arbitrarisht te izoluara sistemet publike dhe me ato private ne te njejtin treg dhe sherbim bashkekohor per njerezit, me cmime dhe sigurime te perballueshme per te gjithe shtetasit.

Per mua eshte e pa kuptueshme që të paktën në këto 6 muajt e fundit megjithëse eshte detyre prioritare e programit qeveritar, megjithese personalisht kam insistuar disa here per projektimin dhe fillimin e nje reforme standarte ligjore dhe menaxheriale qe integron ne nje treg unik operatoret publik dhe private, akoma shume pak eshte bere. Sic e theksoi edhe ministri kjo reformë, nuk mund te mos mbeshtetet të filloje gjithashtu me një ligj kuadër dhe bashkëkohor për sherbimin dhe sigurimet shendetesore, spitalore dhe paresore ku do te konkurronin natyrshem, krahas kujdesit paresor publik edhe shërbimet private të specializuara. Duhet të kuptoni të gjithë se kjo reformë është e rëndësishme për të krijuar hapësiren e duhur per sipermarrjen modernizuese, per menaxhim ligjor dhe transparent te fondeve buxhetore dhe financimeve te donatoreve te huaj, publik apo privat, duke synuar përmirësimin rrenjesor te sistemeve diagnostikuese dhe spitalore, preventive dhe klinike.

Në ditët e sotme, zotërinj menaxherë, po flitet dhe duhet te veprohet gjithnjë e më shumë për integrim në shoqërine globale, ku edhe sipermarrjet dhe vlerat tona te spikatura qe nuk mund te fshihen skutave duhet të konkurrojnë ne dobi te shtetasve te ketij vendi, qe nuk mund te vazhdojne te diagnostikohen dhe kurohen jashte shtetit per semundjet me te perhapura. Por, shëndetësia publike që ju menaxhoni mesa duket eshte ende e sëmurë për vete dhe me sëmundjen e papergjegjshmerise dhe korrupsionit që e bren vazhdon ta kete të vështirë të shërojë njerezit. Në qoftëse nuk e dini, po ua them unë se mentaliteti abuziv me detyrën është shtrirë deri tek punonjësit e thjeshtë të shërbimeve shëndetësore. Kjo ndodh vetëm atëherë kur shefat bëjnë të njëjtën gjë, qe bejne rojet e nates apo te dites ne spitale. Unë e kuptoj që edhe burimet finaciare kanë qene të pamjaftueshme per kete prioritet qe ka gjendja kritike e sherbimit shndetesor ne Shqiperi dhe sherbimi shendetesor ne programin e reformave tona transformuese, por une nuk mund të toleroj me nje menaxhimin jo efektiv të financimeve dhe aq më pak abuzimin me to.

Nuk mund te tolerohet me qe me fondet e tenderave publike dhe me donacionet e pajisjeve moderne mjekesore nga donatore zyrtare, te ushqehen kioska klinike private apo llogari private deri bankare jashteshtetit te mjekeve dhe te drejtuesve te sherbimit publik.

Në këtë realitet, fatmirësisht dhe gjithashtu me ta po flas ne menyre prioritare, ekziston një pjesë e mirë, e shëndoshë, mjekesh dhe drejtuesish, profesoresh apo ekspertesh te rinj te trajnuar që kontribuon cdo ditë në ruajtjen e kredibilitetit te sistemit shendetesor por dhe ne jetën e njerëzve. Kjo pjesë profesionale, humanitare dhe patriote e personelit mjekesor me rezulton se nuk po integrohet sic duhet në reformimin e sistemit. Ajo ndjehet e veçuar dhe aspak e motivuar për të kontribuar me shume . Kjo vjen për shkak të mos menaxhimit të mirë nga dikasteri i burimeve njerëzore në dispozicion të shëndetit të shoqërisë. Përgjegjësitë për këtë nuk kam se ku t'i kërkoj tjetër përvec se tek ju, drejtuesit dhe menaxherët shteterore.

Më lejoni të vazhdoj akoma më tej me kete analizë dhe diskutim te shtruar pune qe duhet te zhvilloje pergjegjesine dhe rezultatine aksionit tone qeverises. Jam gjithmone tek zbatimi i matricës se programit qe ju vete keni përgatitur dhe që unë e kam miratuar. Nga analiza e detajuar në funksion të realizimit të detyrave programore me rezulton se kjo ministri është akoma larg realizimeve transformuese substanciale. Përmenda pak më lart ligjin për sistemin e sherbimit spitalor dhe sigurimin shëndetësor si detyrë të parealizuar ne kohe, por faktikisht janë edhe 6 ligje të tjera që duhet të ishin përgatitur dhe nuk janë bërë.

Natyrisht, nuk mund të priten cudira në menaxhimin e kujdesit shëndetësor publik , kur akoma veproni me një ligj te kujdeit paresor të vitit 1963?! Nuk ka sesi të zhvillohen reforma e aq më pak të menaxhohen prioritete programore kur realizimi i investimeve pavaresisht nga veshtiresite buxhetore të vitit 2002 është në masën 65% dhe ç'është më e keqja 35% më pak se realizimi në vitin më të keq për shqiptarët që ishte 1997. Efekti kritik i kesaj pune duket në veprimtarinë e përditshme spitalore, ku edhe operacionet më të thjeshta bëhen në kushte të vështira që jo rrallë herë rrezikojnë deri edhe jetën e njerëzve. Kjo vjen sepse menaxhimi i juaj ka në thelb një konservatorizëm absurd dhe nje investim ekzekutiv aspak konkurrues dhe integrues.

Ju këtu, në këtë sallë duhet të dini se jeni në këto detyra përshkak se duhet të menaxhoni një sistem shëndetësor sipas prioriteteve te reformave të qeverisë qe une drejoj me pergjegjesi kushtetuese, si ndaj shtetasve te Republikes se Shqiperise ashtu dhe ndaj partnereve dhe donatoreve nderkombetare, duke filluar nga BE me te cilin po celim negociatat per stabilizim asocim. Perafrimi nuk behet pa reforma te thella edhe ne sektorin e shendetesise. Ju nuk mund të vazhdoni te silleni si punonjës të një "Drejtorie të Përgjithshme te Mjekesise" dhe aq më pak si drejtues te nje shoqate bamirësie për interesat e tarafeve dhe te korrupsionit qe abuzojne me emrin dhe pushtetin shteteror.. Në ushtrimin e detyrave tuaja, ju duhet të llogarisni sidomos shqetesimet e njerezve qe paguajne taksat per ju dhe te gjithe te tjeret ne kete sherbim paresor publik dhe te jepni gjithashtu llogari per perdorimin e ketyre taksave.

Natyrshëm, ne kete situate manaxhimi te dobet dhe aspak profesional, edhe absorbimi i ndihmes se huaj ka qenë mjaft i reduktuar. Kjo tregon që kapacitetet thithese dhe zbatuese, në mënyrë të vecantë për projekte prioritare, mbeten mjaft të ulëta. Kjo tregon gjithashtu se duhet crrenjosur dhe luftuar nje empirizëm absurd në menaxhimin e nevojave qe ne kemi per projekte apo programe zhvillimi dhe integrimi dhe ne kete fushe.

Sektori farmaceutik, megjithë përmirësimet, gjithashtu nuk po i përgjigjet nevojave të publikut në nevoje. Ky sistem është i harmonizuar ligjërisht me standarte europiane, por eshte larg ende me praktika bashkekohore te vendeve te Europes. Qytetarët vazhdojnë të blejnë medikamente të cilësisë së dobët dhe askush këtu nuk merr përgjegjësinë që kerkon detyra dhe ligji per kete deformim skandaloz. Eshte ende e pakuptuar mire nga publiku dhe nga une se me ç'efikasitet përdoren strukturat e kontrollit të brendëshëm dhe të inspektimit ne lidhje me garantimin e cilesise te ketyre produkteve. Dua t'ju kujtoj se nuk jeni këtu vetëm për të dhënë licenca, por edhe për të garantuar cilësinë e shërbimit dhe te mjekimit, duke dhene llogari shteterore dhe ligjore per te gjitha dobesite qe ekzistojne.

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj analize, është edhe vlerësimi dhe funksionaliteti i marredhënieve tuaja me Urdhërin e mjekut. Shteti e ka krijuar këtë institucion jo për t'u bërë karshillëk menaxhereve shteteror, por për të institucionalizuar marredhëniet e bashkëpunimit te administrimit shteteror me komunitetin e mjekëve e profesionisteve humanitar ne sherbim te njerezve. Edhe kjo strukture per fat te keq eshte e pandjeshme dhe apatike. Eshte ne te miren e progresit qe te identifikohen partnere qe perfaqesojne nje komunitet legjitim, bashkekohor dhe qe ne rastin konkret eshte Urdheri i Mjekut. Ky partneritet perben nje nga menyrat kryesore per te integruar ate pjese te shendoshe te personelit mjekesor qe permenda me lart ne reformat prioritare qe duhet te zhvillojme pa humbur kohe per t'u ofruar shtetasve shqiptare sherbime shendetesore te standartit europian.

Në analizen kritike te ketij realiteti, në vleresimin tim si Kryeminister, ky vit duhet të jetë viti i kthesës rrënjësore në shërbimin shëndëtësor. Në mënyrë prioritare zoti minister dhe funksionare te tjere te ministrise se shendetesise per kete vit une kërkoj që të realizohen këto objektiva programore:

1- Përgatitja dhe miratimi i ligjit për sistemin e sherbmit spitalor dhe sigurimin shëndëtësor publik dhe privat. Nëpërmjet këtij kuadri ligjor duhet te krijohen pa humbur me asnje dite shanse për përmirësimin e shërbimit duke orientuar drejt edhe iniciativat e komunitetit sipermarres vendas dhe te huaj. Ka dosje dhe projekte zoti minister qe flene prej muajsh ne zyren time pale ne zyren tuaj per te bere investime publike dhe private qe sjellin permiresimin dhe transformimkin rrenjesor te gjendjes ne sherbimin spitalor per Shqiptaret. Per mungese te investimit tuaj projektues ligjor nuk mund te lejojme qe gjendja te konservohet dhe investimi modernizues ne legjislacion dhe realitet te mos kryhet. Ne te njejten kohe qe ne vonohemi shqiptaret me gjithe kursimet e tyre te jetes he te gjakut ikin jashteshtetit dhe kurohen ne spitalet qe mund te ndertohen tani ne Shqiperi.
2- Urgjentisht duhet të zbatoni nje mekanizem te ri menaxhimi të hapur dhe integrues, transparent dhe konkurrues.
3- Të merren masa prioritare për parandalimin dhe luftën frontale kundër fenomeve korruptive në shërbimin shëndetësor sipas strategjisë anti korrupsion të qeverisë. Une kerkoj nga ju te jeni pioniere protagoniste dhe nxites, katalizatore te perditshem te nje klime prohibitive per qarkullimin e parave te shtetit dhe te taksapaguesve shqiptare ne xhepa privatesh dhe per shpimin e xhepave te semuresh te qytetareve ne menyre abuzive.
4- Ndërtimin e një skeme të re të liberalizuar te sigurimit shëndetësor, mbi bazën e kostos reale të cdo të sëmuri.
5- Intensifikim te mëtejshëm te mardhënieve me komunitetin e shëndoshë të mjekëve dhe trajtim prioritar te marredhenieve per funksionimin e urdherit te mjekut.
6- Kerkoj qe te analizoni ne menyre te posacme dhe te veproni per te rritur kapacitetet absorbuese të fondeve publike dhe të donatorëve, me projekte konkrete të llogaritura me vizion afatgjatë.
7- Kerkoj nderhyrjen ekzekutive, efikase dhe te menjehershme per te regulluar dhe standartizuar tregun farmaceutik sipas kërkesave të BE-së.

Kërkoj prej jush, që ne menyre te pergjegjshme dhe njerezore nga kjo analizë të nxirrni detyra konkrete, dhe te angazhoheni shume me teper se deri me sot me përkushtim, profesionalizëm e përgjegjësi, për të reformuar sistemin shëndetësor, me qëllimin e vetëm, për t'u ofrohen shtetasve shqiptare sherbimet jetike qe vendi dhe resurset e tij mund t'I ofrojne. Qeveria që unë drejtoj, do të vazhdojë ketu dhe ne sektore te tjere të programoje e te kryejë reforma integruese, te zbatoje e kontrolloje programe e projekte qe na cojne ne standartet europiane dhe globale, ku ne dhe ju duhet te integrojme te mbrojme dhe t'I bejme konkurruese vlerat tona te krijuar nder vite , ne dekada, me kontribute te dhimbshme te gjithe shqiptareve.

Ju uroj pune te mbare dhe ritme me te larta zhvillimi dhe rezultate!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›