E Diel, 1 Nëntor 2026

I ndihmoi të kalonin kufirin,pranga policit

Operacioni i policisë "Stuhia verore" ka vënë në pranga një punonjës të policisë kufitare nën akuzën për shpërdorim detyre.
Shërbimi i kontrollit të brendshëm dhe seksioni i trafiqeve në Drejtorinë e Policise së Qarkut Gjirokaster ka prangosur policin Afrim Shena i akuzuar se ndihmoi disa persona të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, Shena, ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka ndihmuar kalimin e tre personave që udhëtonin me një automjet me targa greke drejt Greqisë.
Automjeti drejtohej nga 29-vjeçari nga Skrapari, Ermal Sheroku , i cili u arrestua, pasi ai i kishte kërkauar 3 mijë euro një çifit për të bërë kalimin e jashtëligjshëm. çifti ishte pajisur me pasaporta në të cilat kishte vize shengen të falsifikuar ndërkohë qe ishin vendosur edhe disa vula hyrje dalje të falsifikuara të policise shqiptare si edhe asaj greke.
Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 7 telefona celulare, 4 pasaporta si dhe automjetiin me të cilin udhëtonin tre personat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›