Tërmet pas mesnate, lëkunden 3 qytete

Lëkundje të fuqishme sizmike u ndjenë në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan pas mesnatës së të premtes. Sizmiologu Hamza Reçi në një prononcim për "Ora Neës" u shpreh se tërmeti u regjistrua në 00:15 me një magnitudë 4.7 e shkallës Rihter. Ai sqaroi se tërmeti pati një intnsitet prej 5-6 ballë në Tiranë dhe 6 ballë në Elbasan. "Tërmeti u regjistrua 24 km në juglindje të Tiranës dhe 9 km larg Elbasanit", saktësoi ai. Sipas Reçit epiqendra e tërmetit ishte pranë fshatit Krabë në thellësi 22-25 km.
Sizmiologu theksoi se tërmeti konsiderohet normal dhe u regjistrua edhe nga asgjencitë ndërkombëtare.
Sizmiologu theksoi se tërmeti konsiderohet normal dhe u regjistrua edhe nga asgjencitë ndërkombëtare.