I ngacmon te fejuaren dhe ther me thike gjimnazistin
I ngacmon te fejuaren dhe e ther para gjimnazit ku ndiqte mesimet. Nje 17-vjecar perfundoi ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, mesditen e djeshme, me plage ne veshke, nderkohe qe policia arrestoi te dyshuarin e krimit, 19-vjecarin Mirian Tufa. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00 te dites se djeshme para oborrit te shkolles se mesme te Farkes, kur nxenesit jane terrorizuar nga perleshja dhe me pas pergjakja e shokut te tyre. Ngjarja ka alarmuar edhe policine e Komisariatit nr. 1 qe ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe izoluar autorin e dyshuar, duke bllokuar edhe armen e krimit. Burime zyrtare thane dje se nxenesi i demtuar ndiqte vitin e trete te gjimnazit ne Shkollen e Bashkuar te Farkes. Shkak, sipas hetimit te kryer nga agjentet, ka qene grindja per nje vajze, per te cilen mesohet se eshte po gjimnaziste dhe e fejuara e te demtuarit. Mirian Tufa, 19 vjec, e ka pritur ne daljen nga shkolla viktimen, 17-vjecarin Dylber Allaraj dhe me pas e ka qelluar me nje thike. Adoleshenti i plagosur eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku ndodhet ne gjendje te rende per jeten, per shkak se plaga e ka kapur ne afersi te veshkave. Policia e Tiranes tha se efektivet kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe pasi e ka ndjekur autorin, arriti qe ta kape ate ne tentative per t'u larguar. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes, policia bllokoi edhe armen e krimit, e cila do te sherbeje si prove materiale ne ngarkim te 19-vjecarit Tufa, i cili do te akuzohet per tentative vrasjeje. Policia ka marre ne pyetje disa prej deshmitareve okulare ne ngjarje si edhe drejtuesit e shkolles, por ende nuk ka nxjerre nje version zyrtar mbi krimin. Ne polici eshte shoqeruar edhe nje 17-vjecare, e cila mendohet te jete edhe shkaku i grindjes se dy te rinjve. E reja, sipas te dhenave te policise, ishte e fejuara e djalit te plagosur dhe per kete shkak dyshohet se ka ndodhur perleshja mes adoleshenteve.
Provat e policise per krimin
Burime zyrtare te policise se kryeqytetit thane dje per gazeten "KJ" se disponojne provat per ngjarjen e djeshme jashte oborrit te shkolles se mesme. Ne cilesine e proves materiale, autorit te dyshuar i eshte sekuestruar thika. Gjithashtu disponohet edhe deshmia e vajzes 17-vjecare, e cila mendohet te jete ngacmuar nga agresori.
A.Cena
Provat e policise per krimin
Burime zyrtare te policise se kryeqytetit thane dje per gazeten "KJ" se disponojne provat per ngjarjen e djeshme jashte oborrit te shkolles se mesme. Ne cilesine e proves materiale, autorit te dyshuar i eshte sekuestruar thika. Gjithashtu disponohet edhe deshmia e vajzes 17-vjecare, e cila mendohet te jete ngacmuar nga agresori.
A.Cena