Prokuroria: Burg perjete Shpetim Zizes
Neki Feta
Procesi ne ngarkim te 19-vjecarit, te cilesuar si "monstra i Peshkopise" shkon drejt fundit. Prokuroria kerkoi seancen e djeshme denimin me burgim te perjetshem te Shpetim Zizes, per akuzen e "vrasjes me paramendim dhe perdhunimin" e 10-vjecarit Bekim Cenga, nje vit me pare. Pretenca eshte dhene dje rreth ores 09:00, ne Gjykaten e Rrethit Diber, ku merrnin pjese te gjitha palet dhe u degjua ekspertiza mendore qe i eshte bere te dyshuarit per krimin e 23 tetorit te vitit te kaluar. Sipas mjeko-ligjorit, Ziza vuan nga skizofrenia e theksuar, porse krimin e ka kryer me vetedije. Nderkohe qe, familjaret e te dyshuarit dhe ata te viktimes, kerkojne gjetjen e personit te dyte qe ka bashkepunuar apo ka shtyre 19-vjecarin ne kete masakrim.
Seanca e thirrur me kerkese te trupit gjykues eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe mesohet se ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta. Por ndryshe nga dy seancat e kaluara ku Ziza autorizonte avokatin e tij Qazim Gjonaj, kete here ishte vete prezent dhe eshte njohur me deshmite e mbledhura ne seancat e kaluara. Burime zyrtare nga Gjykata e Rrethit Diber bejne te ditur, per "KJ", se prokurori Ramadan Troci ka kerkuar burgim te perjetshem per Zizen, pasi provat dhe deshmite e grumbulluara jane te mjaftueshme dhe mjaft bindese per ta lene pas "hekurave perjete". Sipas prokurorise, "provat e gjetura ne trupin e Bekim Cenges, te analizuara ne laboratore te specializuar ADN-je shuajne cdo hije dyshimi dhe i japin autoresine Shpetim Zizes, i cili ka kryer kete krim makaber".
Trupi gjykues i perbere nga Edmond Gogo, kryetar, Kastriot Selita e Altina Nasufi, anetare, pasi kane marre ne shqyrtim deshmite dhe provat jo vetem te paleve, por dhe te Mjekesise Ligjore, per te konfirmuar gjendjen e 19-vjecarit, jane terhequr per te konkluduar deri ne seancen e ardhme, qe eshte lene data 3 qershor, kur do te merret dhe vendimi perfundimtar.
Te njejtat burime pohojne se emri i permendur ne dy seancat e kaluara eshte nje alibi e ngritur nga Melita Ziza, e ema e "monstres", gje te cilen e ka thene dhe ai vete ne nje nga mediat vizive. Burime te prokurorise thane se ndonese merret si nje alibi, ky fakt vazhdon te jete pjese e hetimit dhe pa u provuar nuk mund te thuhet nese 19-vjecari e ka kryer krimin i vetem apo ka pasur bashkepunetor. Ky fakt eshte mbeshtetur edhe nga deklarimet e disa shokeve te viktimes, qe jane shprehur se diten qe nuk eshte pare me femija eshte marre nga nje veture e zeze, ku gjendeshin dy persona, sapo kishte dale nga shkolla. Babai i viktimes Ylli Cenga ishte emigrant ne Greqi dhe kishte nje aktivitet te vogel ne qytet. Ziza akuzohet se me 23 tetor te vitit te kaluar, pasi ka kryer akte te turpshme, perdhunuar 10-vjecarin Bekim Cenga, e ka vrare ate duke e mbytur me lidhesen e kepuceve vetem 200 metra larg shtepise se tij, afer spitalit te Peshkopise.
Familjaret: Shpetimi nuk ka vepruar i vetem
Prinderit e 10-vjecarit vazhdojne te mos besojne se Shpetim Ziza e ka kryer krimin i vetem. Ata kane kerkuar drejtesi dhe ndeshkim ligjor autoreve dhe zbulimin e ndonje tjetri, qe mund te jete perfshire. Po keshtu edhe familja e te dyshuarit pretendon se nje person tjeter e ka shtyre 19-vjecarin ne kete akt, duke dhene edhe inicialet M. I. Deklarata eshte dhene edhe ne seancat gjyqesore me dyer te mbyllura, por ky fakt nuk eshte provuar dhe hetuesit e cilesojne si alibi. Ylli Cenga, babai i te miturit, ka deklaruar se drejtesia duhet te veproje dhe te zbardhe plotesisht te verteten.
Ekspertet: Ziza, i pergjegjshem
Ne seancen e djeshme jane kerkuar eksperte mjekoligjore, te cilet, pasi kane kontrolluar gjithe dokumentacionin e meparshem mbi gjendjen mendore te "monstres", e kane kaluar serish ne komision mjekoligjor, ku rezulton se Shpetim Ziza ka qene i pergjegjshem dhe i vetedijshem ne momentin e krimit, cka e rendon dyfish te akuzuarin. Dokumenti i pergatitur nga shteti grek se ai ishte i papergjegjshem gjate incidentit ne Kreta, eshte bere per te larguar familjen shqiptare perjetesisht.