E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyti vjehrren me perparese, pranon krimin

Gjykata e Tiranes ka pranuar dje kerkesen per gjykim te shkurtuar ndaj te pandehures Vasilika Mazniku, e cila mbyti vjehrren e saj me perparese me 31 gusht te vitit te kaluar. Nepermjet avokatit mbrojtes, 62-vjecarja u kerkoi togave te zeza gjykimin e shkurtuar ashtu edhe sic jane aktet e hetuara nga prokuroria. Vete e akuzuara e ka pranuar autoresine e krimit, nderkohe qe seancen e ardhshme pritet te lexohen konkluzionet perfundimtare te prokurorit, lidhur me rrethanat e ngjarjes, akuzen dhe masen e denimit te kerkuar. E pandehura Mazniku akuzohet se ka mbytur ne dhomen e gjumit njerken e burrit te saj, Bozhanen, te cilen e akuzonte per lidhje jashtemartesore me bashkeshortin e saj. Autoresine e krimit te saj. Mazniku e ka pranuar edhe perpara oficereve te policise gjyqesore, gjate marrjes ne pyetje. Sipas hetimeve te kryera. ka rezultuar se 62-vjecarja Mazniku. pas nje grindjeje banale me vjehrren e saj, e ka vrare duke e mbytur me nje perparese. Vete Mazniku ka bere te ditur perpara oficereve se bashkeshorti i saj, Sotiri, ka pasur lidhje me ish-vjehrren e saj (njerka e tij) dhe kete fakt ajo e ka ditur qe prej kohes kur ka qene ne prag te marteses. Por, per gjithe keto vite e ka mbajtur sekret historine, duke vuajtur faktin se bashkeshorti e tradhtonte me njerken. Shkak i atij sherri te momentit, vec akumulimit te inatit per vite me radhe, ka qene dhe banesa qe te dyja grate ndanin. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se autorja e krimit ka pasur dy arsye per te vrare vjehrren e saj, xhelozine dhe konfliktin per pronen. Ne deklarimet e dhena nga ana e 62-vjecares ne polici, thuhet se vjehrra e saj jo vetem qe i kishte marre burrin, por pretendonte t'i merrte edhe banesen ne te cilen jetonin. Nena e dy femijeve akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje". Ne seancen e radhes, prokuroria do te lexoje edhe konkluzionet perfundimtare per te pandehuren, bazuar ne hetimet e deritanishme, provat e mbledhura dhe deklarimet e vete te dyshuares. Pas pretences, pritet te jepet edhe konkluzioni i pales mbrojtese.

Si ndodhi krimi

Ngjarja, per te cilen akuzohet e pandehura Mazniku, ka ndodhur me daten 31 gusht te vitit te kaluar, rreth ores 16:30, ne rrugen "Sitki Cico", perballe nje shkolle 9-vjecare, ne nje banese private. E moshuara ishte e shtrire ne dhomen e ndenjes, kurse viktima gjendej ne dysheme, ku dhe eshte mbytur me nje perparese ne qafe.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›