E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i "Eagle", 15 vjet burg dy te akuzuarve

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda shpalli fajtore dhe denoi me 23 vjet burg dy te pandehurit Vasil Zguri dhe Klodian Hani, te akuzuar per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, i cili u realizua ne pak seanca per shkak te aplikimit te gjykimit te shkurtuar, togat e zeza vendosen te denojne me 7,4 vjet burg Zgurin dhe 8 vjet burg per Hanin. Dy te pandehurit jane arrestuar nje vit me pare ne kuader te operacionit te koduar "Eagle", ne qytetin e Korces. Sipas hetimeve te pandehurit ne bashkepunim me anetare te tjere kane trafikuar lende narkotike ne drejtim te Greqise. Nderkohe qe dosja e tyre eshte ndare nga pjesa tjeter e grupit te cilet nuk i kane pranuar akuzat e ngritura nga ana e prokurorise.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›