Konkurrenca e pandershme, 40 furgone ne shesh
Mungesa e nje vendqendrimi dhe konkurrenca e pandershme hedh ne proteste shoferet e furgoneve taksi ne qytetin e Shkodres. Me mjetet e tyre, ata kane bllokuar per me shume se dy ore trafikun dhe hyrje-daljet, duke e paralajmeruar me pare tubimin. Kane qene rreth 40 mjete qe kane dale ne rruget e qytetit ne shenje proteste, duke kerkuar zgjidhjen e problemeve dhe shmangien e shofereve te paligjshem. "Nuk kerkojme asgje me shume se e drejta. Nje vend per parkim dhe te hiqet e drejta e qarkullimit per fugonet e palicencuar", jane shprehur ata ne deklaratat e tyre dje. Madje, kane hedhur akuza ndaj bashkise e policise se lejon furgonet e palicencuar qe te qendrojne ne qender te qytetit dhe te mbledhin pasagjeret, megjithese nuk paguajne taksa. "Do te protestojme perdite, madje kemi parashikuar edhe greven e urise", shprehet Anton Plezha, shofer furgoni. Nderkohe qe, po dje, kryebashkiaku i Shkodres, Lorenc Luka, ka pritur ne zyren e tij nje perfaqesi te drejtuesve te furgoneve taksi 8+1, ne lidhje me shqetesimin qe ata kane pasur per disa probleme. Luka ka premtuar gjetjen e nje vendi te pershtatshem per parkim dhe zgjidhjen e problemit me furgonet "pirate".
R.Llazari
R.Llazari