E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga lartesia vdes emigranti shqiptar

LIVORNO - Nje punetor shqiptar ka humbur jeten nje dite me pare ne Itali, gjate kohes kur ishte duke punuar. Policia italiane ka bere te ditur se, Riza Strazimiri, 25 vjec, ka gjetur vdekjen ne vendin e tij te punes, brenda interportit te Guastice ne qytetin e Livornos. Burimet e policise kane bere te ditur se, i riu shqiptari ka rene nga catia e nje ndertese duke marre plage te renda ne trup dhe koke. Ne ndihme te tij kane shkuar koleget e punes, por goditjet e marra ne pjese te ndryshme te trupit, kane bere qe ai te nderroje jete. Sipas deshmitareve, Strazimit ka vdekur pak pasi eshte bere transportimi i tij per ne spital. Burimet thane se, emigranti shqiptar ishte me dokumente te rregullta dhe kishte vite qe jetonte dhe punonte ne kete qytet. Pasi eshte bere autopsia e tij, specialistet thane se, ne trupin e te riut kishte pasur shume shembje nga renia, por vdekjeprurese ka qene hemorragjia e brendshme.

Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise si dhe specialistet per te verifikuar nese i riu ishte i pajisur me mjetet e sigurimit ne pune, apo nuk ia kishin dhene fare, sic ndodh rendom ne shumicen e rasteve. Pikerisht mungesa e sigurise ne pune, ka vene seriozisht ne rrezik jeten e punetoreve te huaj ne Itali, mes tyre dhe shqiptareve.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›