I ngacmuan të dashurën, tentoi të marrë hak me tritol
DURRËS- Një sherr për një femër për pak sa nuk ka precipituar në një ngjarje të pazakontë me pasoja të rënda. E informuar në kohë, policia e Durrësit ka marrë masa dhe ka arrestuar në flagrancë 37-vjeçarin Agron Shpataj, banues në lagjen nr.8 të këtij qyteti, të cilit iu gjetën në një çantë dy kallëpe tritoli me kapsollë detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Sipas policisë lokale, Shpataj, i cili ka qenë i dënuar më parë me 7 vjet burg për vrasje, dyshohet të hakmerrej ndaj dy personave që i kishin ngacmuar të dashurën.
NGJARJA
Rreth orës 19:40 të së dielës, si rezultat i punës profesionale policia e Durrësit arriti të parandalojë një ngjarje të jashtëzakonshme. Kanë qenë banorë të plazhit ata që kanë njoftuar efektivat blu për një person që dispononte lëndë plasëse xheniere. Informacioni telefonik bënte fjalë për një 37-vjeçar, i cili gjendej në një lokal në zonën e plazhit e më konkretisht pranë Urës së Dajlanit. Ai kishte në një çantë, lëndë plasëse së bashku me mjetet shpërthyese. Një grup i policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë është gjendur në vendngjarje dhe ka rrethuar lokalin ku gjendej personi me lëndë plasëse. Gjatë kontrollit, Agron Shpatajt i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë, ku kishte futur 3 kallëpe tritoli të armatosur me kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës të gatshëm për shpërthim. Hetuesit e çështjes shprehen, se gjatë marrjes në pyetje, 37-vjeçari është treguar konfuz. Mësohet se blutë kanë arritur të zbulojnë objektivin e Shpatajt. Po të njëjtat burime pohuan se 2 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, i kanë ngacmuar 37-vjeçarit të dashurën e tij, dhe ky duket kishte vendosur të hakmerrej me lëndë plasëse të fuqisë së lartë siç është tritoli. Ndërkaq, policia e Durrësit po punon intensivisht për zbulimin e origjinës
së lëndës eksplozive, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Agron Shpataj akuzohet për veprën penale të “Prodhimit e mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)