Tokat e ndara gabim: Si mund të blihen
Pas miratimit të vendimit, i cili u jep të drejtën të gjithë atyre që kanë përfituar më shumë tokë për frymë sa u takon, të marrin në pronësi kundrejt pagesës deri në 10 % të sipërfaqes shtesë, Qeveria ka përcaktuar procedurat financiare për të legalizuar sipërfaqen e paligjshme. Në një vendim të publikuar dje Këshilli i Ministrave përcakton se në rastet kur pavlefshmëria e pjesshme e krijimit të aktit të marrjes së tokës në pronësi (AMTP) vjen për shkak të mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme, komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë njofton mbajtësin e titullit të pronësisë për rezultatin e konstatimit dhe mundësitë ligjore që ofrohen për zgjidhjen e tij.
PROPOZIMI
Përmes një njoftimi zyrtar, komisionet vendore vënë në dijeni të interesuarit për sipërfaqen e tokës bujqësore që subjekti ka përfituar në fakt, sipas AMTP-së; arsyetimin dhe llogaritjen e sipërfaqes së tokës bujqësore që i përket subjektit; sipërfaqen shtesë të tokës bujqësore që subjekti ka përfituar, mbi sipërfaqen që i përket në bazë të ligjit; propozimin sipas të cilit subjekti mund të bëhet pronar kundrejt pagesës i një sipërfaqeje deri në 10 për qind të sipërfaqes së llogaritur sipas shkronjës “b”, por jo më shumë se sipërfaqja e llogaritur; pasqyrimin hartografik të sipërfaqeve; afatin kohor brenda të cilit subjekti përfitues duhet të paraqitet në komisionin vendor; pasojat që vijnë si rezultat i mosparaqitjes në komisionin vendor në afatin e përcaktuar.
SUBJEKTET
Në vendimin e Qeverisë specifikohet se subjekti përfitues, brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, duhet të deklarojë me shkrim pranë komisionit vendor nëse pranon propozimin. Komisioni vendor mban procesverbal, ku evidentohet ky fakt. Në rast se subjekti përfitues nuk paraqitet pranë komisionit vendor sipas afatit të përcaktuar, atëherë KV-ja, brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit prej subjektit përfitues, merr vendim për pavlefshmëri të pjesshme të AMTP-së, për sipërfaqen e tokës bujqësore. Në rast se subjekti përfitues deklaron se nuk pranon të blejë sipërfaqen e tokës bujqësore të ofruar, komisioni vendor, brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit prej subjektit përfitues, merr vendim për pavlefshmëri të pjesshme të AMTP-së, për sipërfaqen e tokës bujqësore. Në rast se subjekti përfitues pranon të blejë sipërfaqen e ofruar të tokës bujqësore, komisioni vendor i njofton atij vlerën e pagesës së sipërfaqes të tokës bujqësore që i ofrohet për ta blerë; se vlera e pagesës së sipërfaqes së tokës bujqësore, që i ofrohet për ta blerë, të derdhet në vlerë të plotë, në bankat e nivelit të dytë, në
llogarinë e Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të degës përkatëse të thesarit; se afati i kryerjes së pagesës dhe paraqitja e mandatit të pagesës në komisionin vendor duhet të kryhet brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit prej subjektit përfitues.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)