E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi duan? Nuk të marr në punë!

SHBA- Delray Beach, një qytet në Florida mund të thuhet se ka ngritur nivelin antiduhan. Një ligj i sapo miratuar në Delray Beach, vendosi kriter të fortë marrjen ose jo në punë të duhanpirësve. Sipas ligjit nëse pi duhan, atëherë nuk ke shanse të punësohesh!

Ligji sipas së përditshmes lokale “Sun Sentinel” është miratuar javën e shkuar, ndërkohë që prej ditës së hënë është vënë në zbatim. Më shumë se shkaqet shëndetësore arsyet kanë qënë ekonomike, sipas Komisionit, i cili ka dhënë aprovimin: Të punësuarit që pinë duhan i kushtojnë arkës së qytetit, 12 mijë dollarë në vit”,- sa i takon shpenzimeve për shëndetin që punëdhënësi i paguan në Florida punëmarrësit.

Ligji nuk do të prekë duhanpirësit e punësuar tashmë, por edhe ato duhet të paguajnë 40 dollarë më shumë cdo muaj për sigurimet e tyre shëndetësore.

Delray Beach nuk është rajoni i vetëm që ka adoptuar këti tip politike, pasi edhe në Hollywood, apo Kalifornia duhanpirësit pushohen nga puna menjëherë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›