I ngarkuari për gjetjen e Mlladiçit jep dorëheqjen
Një
zyrtar serb i ngarkuar me detyrën për gjetjen e të dyshuarve për krime lufte ka
dhënë dorëheqje, si rezultat i dështimit për të arrestuar të dyshuarin për
krime lufte Ratko Mladiç brenda vitit 2009.Rasim
Ljajiç njoftoi dorëheqjen e tij sot përmes një letre dhënë kryeministrit serb
Mirko Cvetkoviç. Në
letër ai thekson se nuk kishte arritur ta dërgonte ish gjeneralin serb të
Bosnjes Ratko Mladiç para Gjykatës së OKB-s për krime lufte në Hagë brenda 31
dhjetorit.Gjykata
e Hagës e ka akuzuar Mladiçin për gjenocid dhe përfshirjen e tij në masakrën e
Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën u vranë rreth 8 mijë burra myslimanë nga
Bosnia. Mladiç
ka qenë në arrati për 14 vite dhe besohet se ai fshihet në Serbi.