E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervistë me kryeministrin Sali Berisha

Zëri Amerikës: Zoti Kryeministër, së
pari ju falenderoj për këtë intervistë në fund të këtij viti. Ndoqa një konferencë shtypi tuajën, ku bëtë një përmbledhje të 100 ditëve të para të
mandatit tuaj të dytë qeverisës, e cila në të vërtetë ishte dhe një analizë e këtij
vitit, një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, me ngjarje të rëndësishme si anëtarësimi
në Nato, një moment historik, ecuria e integrimit europian gjithashtu. Ju folët
me superlative, folët për reforma historike, për ditë historike në këtë periudhë
100 ditore. Dukej sikur ishte edhe një përpjekje për të zbehur një realitet të
vështirë politik: një parlament pa opozitën brenda.Sali Berisha: Unë mendoj se asgjë nuk mund të zbehë dritën,
ndriçimin, shkëlqimin e vendimeve më të mëdha që bota e lirë ka marrë për Shqipërinë
e shqiptarët nga viti 1912 deri më sot, siç është anërarësimi i Shqipërisë në
Nato. Kjo përbën një arritje historike për çdo shqiptar. Së dyti, lidhur me të,
ka patur një moment të vecantë dhe e kam theksuar disa herë, se ky vendim na u
dha, në një aspekt, në mirëbesim. Cili ishte aspekti? Ai i zgjedhjeve. Parë me
realitetin më të madh, mes 28 vendet anëtarë të Natos ne ishim i vetmi vend me
probleme të konsoliduara në procesin zgjedhor, se probleme mund të ketë çdo
vend, por për fat të keq anormalitetet në procesin zgjedhor tonin ishin të
konsoliduara dhe 28 qershorin e prisnin që të gjithë me interesin më maksimal.
Do zhvillojë Shqipëria zgjedhje të standarteve të OSBE-së apo jo?. Mendoj se më
28 qershor qeveria ime por dhe shoqëria shqiptare në tërësi, përfshirë këtu
edhe opozitën i dha përgjigjen më të mirë në tërë historinë e këtij procesi. Pra
nxorrëm Shqipërinë nga lista e vendeve me probleme të papranueshme në zgjedhje.
Pikërisht për këtë arsye themelore dhe faktin tjetër se shumica e dalë nga këto
zgjedhje ja doli të tregojë performancë të plotë në reforma, jo vetëm vullnet
të shprehur, por zbatim në praktikë dhe ndërmarrje njëra pas tjetrës, u bë e
mundur që vendimi që mbahej pezull për kërkesën për anëtarësim dhe kjo mbahej
pezull për shkak të zgjedhjeve, të shndërrohet në realitet. Pra vjen pas
anëtarësimit në Nato, vendimi i dytë më i madh në historinë e vendit dhe këto
janë vendime historike, jo se unë i përcaktoj të tilla, por ato të tilla janë,
sepse ky vendim përcakton që Shqipëria ecën drejt anëtarësimit në BE. MSA është
një paraproces, procesi i vërtetë nis më 16 nëntor. Ky vendim u mor. Opozita
nuk ishte në parlament. Në rast se bota demokratike do të kishte qoftë edhe
dyshimin më të vogël se opozita ka të drejtë në pretendimin e saj vendimi nuk
merrej. Ky vendim u jepet vendeve që kanë përmbushur detyrimet dhe rregullat
demokratike. Nuk mund të mos jetë historik vendimi që Shqipëria të kalojë në
listën e bardhë për heqjen e vizave. Sërish opozita nuk ishte në parlament. Por
një gjë, gjatë gjithë këtryre muajve unë në mënyrën më të sinqertë kam ftuar
opozitën të hyjë në parlament, kam bërë ofertën time, sikundër e kam garantuiar
se është shumë e gabuar se mund të mendoj se mund të penalizojë vendin me
bojkotin e saj "sine material”. Unë nuk shpall vetën kurrë, nuk dua të bëj
profetin, por këto parashikime u bënë realitet. Në harkun kohor të 100 ditëve
kur zoti Rama qarkoi Shqipërinë me një kërkesë që në themel është
antidemokratike, pse është antidemokratike? Sepse po kërkon që parlamenti të
cilin procedura juridike e pengon nuk e lejon, të cilin kushtetua nuk e lejon,
të cilin vetë komisioni nuk e lejon, të cilin vendimi i Gjykatës kushtetuese
nuk e lejon të merret me vendime gjykatash, të trajtojë një problem që e ka
trajtuar gjykata. Unë të garantoj se po të mos ishte cështja e këtij parimi
pranoja jo 100 herë por 500 herë hapjen dhe numërimin e kutive se cfarë më
kushton mua. Këto janë gjëra tërësisht të pakonceptueshme. Por ama, ka 100 ditë
që problemi I kutive është lakuar me 1 milion herë. A ke dëgjuar qoftë dhe një
person të vetëm, qoftë dhe një zyrtarë të vetëm nga kongresi amerikan, nga
parlamenti europian, nga institucionet ndërkombëtare që të kenë thënë: Le të
hapen. Absolutisht të gjithë do ta kishin bërë për hir të opozitës nëse kjo do
të ishte e mundur. Por kjo është tërësisht e pamundur, dhe nëse opozita e bazon
qëndrimin e saj në kërkesa pa kauzë demokratike, atëherë ato s'mund të
plotësohen.Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar se kjo situatë mund të ndikojë
në fazën në të cilën në jemi me BE. Do të plotësohet pyetësori dhe ka patur një
deklaratë në këtë sens nga komisioneri Rehn se "nëse vazhdon kjo situatë
politike ajo mund të bëhet pengesë, sepse janë kritere politike? Sali Berisha: Ajo është një apel për opozitën sepse unë kam bërë
një ofertë publike, prapë e ftoj të vij, prapë e ftoj të bëjmë komisionin
hetimore, prapë garantoj t'I jap mazhorancën sic nuk e parashikon ligji, por
është një çështje mes nesh dhe ka një mekanizëm për t'ja lënë atij mazhornacën
në dorë. Të hetojmë cdo gjë tjetër për këto zgjedhje por jo vendimin e
gjykatave. Të sjellë të formuluara të gjitha amendimet për sugjerimet që janë
bërë dhe une ja pranoj sic m'i sjell. Testin zoti Rama duhet t'ja bëjë kësaj
mazhorance te reforma, te ligjet, te debatet, te të gjithë por testin nuk mund
t'ja bëjë duke I kërkuar një procedurë që zgjedh murin e qoshes së ndërtesës.
S'mund ta marr unë atë, s'mund të them unë sot se sot unë mund të diskutoj me
zotin Rama të kapërcej një vendim gjykate. Po pastaj? Nesër? Dhe ka një gjë. Ka
një bojkot. Por ky bojkot ka zero mbështetje nga e gjithë piramida socialiste e
zgjedhjeve që ka firmosur cdo procesverbal, ka zero mbështetje nga faktori
ndërkombëtar. Atëherë nëse ne do të bëjmë pazare ky vend do të ketë ditë shumë
të vështira. çdo humbës i zgjedhjeve, pa asnjë shkak tjetër vec motiveve
individuale personale do t'I pretendoj shumicës një, dy tre katër për të hyre
në parlament.Sali Berisha: Zoti Berisha ju jeni shprehur se do të zbatoni
kushtetutën pikë për pikë, duke ju referuar momentit sipas të cilët kur kalojnë
6 muaj deputetët humbasin mandatin. Por nëse do vijnë 64 të tjerë, as këta
nuk futen. Do vijmë në një moment kur praktikisht ky parlament nuk do të ketë më
opozitë.Jo, lexojeni mirë
ligjin. Për fat të mirë zoti Rama ka bërë një ligj shumë të mirë në këtë drejtim.
E vërteta është se zoti Rama ka përcaktuar në mënyrë jashtëzakonisht të saktë të
gjitha eventualitete. Unë të garantoj që vendet nuk do të mbeten bosh, por të
garantoj se zbatimi I kushtetutës është një detyrim që bëhët me keqardhje, por është
detyrim. Nuk kam asnjë dëshirë. Zoti Rama të vijë. Eshtë I mirëpritur. Por nuk
mund të krijohet një krizë tjetër kushtetuese për këtë arsye. JO. Kushtetua do
të zbatohet. Dhe të jem i sinqertë. Në këtë cështje është bërë një interpretim
shumë i gjerë i situatës. Kushtetuta thotë se mandate humbet kur deputeti nuk
bën betimin. Eshtë shumë e qartë, shumë e prerë dhe është pika e parë kur
deputeti humbet mandatin. Rregullorja e parlamentit e cila në vetvete është
kushtetua e parlamentit ajo përcakton 6 muaj mungesë për t'u paraqitur dhe në këtë rast në opsionin më posibilist, është
pranuar ky variant I dytë për t'u llogaritur. Por kushtetuta do të zbatohet.Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, flitet
në këtë rast se s'mund të dilet mbi vendimin e gjykatave. Megjithatë një
projektligj i qeverisë që ka kaluar në parlament për disa ndryshime në
Inspektoriatit të Ndërtimit, duke sikur i anashkalon gjykata kur thuhet se
"Ankimi në gjykatë nuk pengon ekzekutimin e vendimit të Inspektoriatit”….Sali Berisha: Të garantoj një gjë se
titulli ekzekutiv është i përbotshëm. Po studiove për kuriozitet, ligiin
tatimor, ligjin fiskal të Shteteve të Bashkuara është në shumë nene. Por
titulli ekzekutiv nuk përjashton kategorikisht gjykatën. Dhe të gjitha pasojat,
pas vendimit të gjykatës bien mbi atë që ka marrë vendimin arbitrar. Domethenë,
tatimeve, doganave, inspektoriateve u është dhënë e drejta e titullit
ekzekutiv, cka nuk është e policisë së shtetit, pra janë një formë e ndermjetme
ku absolute është gjykata. Ky model ekziston në të gjithë vendet, përndryshe inspektoriatet
nuk mund të funksionojnë. Por nëse ka dëmtuar me vendimin e tij ai përgjigjet
një për një pas vendimit të gjykatës. Zëri i Amerikës: Meqënëse jemi të
Drejtësia. Zoti Berisha ka një ngërc të krijuar me konferencën gjyqësore, e
cila duhet të emërojë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në një
deklarim tuajin, në Top Chanel, keni deklaruar se ajo funskionon si NGO. Por si
mund të bëhet një cilësim i tillë kur ajo është e përcaktuar në kushtetutë dhe
përsa kohë ka patur dhe një ligj për të, është një institucion kushtetues? Sali Berisha: Kushtetuta çfarë thotë?
Propozohen nga konferenca gjyqësore. Por në kushtetutë nuk është institucion
kushtetues konferenca gjyqësore. Sepse për të qenë e tillë duhet të kishte
prerogative të tjera kushtetuese. Eshtë absolutisht identike sikundër ne themi
në ligje me tre të pestat që propozohen nga shoqëria civile, borde të ndryshme.
C'është shoqata. Nuk mund të konceptoj që një NGO, sepse ashtu është ajo, është
shoqatë e komunitetit të gjyqtarëve. Kaq është. Nuk mund të konceptoj që ajo të
rregullohet me ligj, domosdoshmërisht me ligj me tre të pestat, e drejta e saj.
Me asgjë nuk mohohet që komuniteti i gjyqtarëve ta rregullojë atë sipas
vullnetit të vet të padiktuar qoftë nga qeveria qoftë nga KLD qoftë nga askush
tjetër. Unë këtë cështje e kam të konsultuar edhe me juristë shumë të shquar që
kanë ndihmuar prej kaq vitesh drejtësinë shqiptare. Cfarë po bëjnë ata. Ata
duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në KLD. Nuk ka diskutim se mbledhja e
trupës së përgjithshme të tyre dhe vota e fsheshte është mënyra më demokratike
e zgjedhjes. E përcakton këtë ligji apo statuti i funksionimit të saj kjo për
mua nuk përbën një dallim. Ky është koncepti im dhe unë jam i bindur, thashë që
e kam konsultuar me juristë me një eksperincë shumë të madhe në vendet e tyre.
Nëse qeveria, KLD do i diktonte shoqatës, "Shiko se do i zgjedhësh në këtë mënyrë
apo…"ajo do ishte ndërhyrje. Do mblidhen në formën më demokratike. Cila është
ajo? Që nga lashtësia është që të mblidhen të gjithë e të votojnë. Janë 370
gjyqtarë., të votojnë..Zëri i Amerikës: Duke u ndalur
shkurtimisht në disa aspekte ekonomike. Ditët e fundit ka shkakatuar goxha
debat rritja e cmimit të energjisë. Kam dëgjuar edhe kryetarin e ERE i cili është
shprehur se kjo bëhët edhe për efekt të disa parregullsive në përllogaritjet e
aseteve të CEZ, por edhe për shkak të rrjetit të amortizuar, arkëtimeve të
munguara. Por nëse vazhdojmë me këtë lloj arsyetimi, rritje cmimi se nuk arkëtojmë
dot, atëherë edhe kompania ceke mund të mos e shohë të arsyeshme të investojë
se do i marrë me rritjen e cmimit vitin tjetër. Përse pjesa që paguan do të
mbajë kusuret e pjesës që nuk paguan? Zëri i Amerikës: çdo vit është rritur çmimi i energjisë. Pse? Sepse
ne kemi dalë në treg. Ne nuk kufizojmë më drita. Një pjesë e plotësojmë me
prodhimin tonë. Pjesën tjetër e blejmë. Nuk ka asnjë lloj rruge tjetër për të përballuar
kërkesat për energji vec rritjes së cmimit dhe madje me kujtohet se tremujorin
e parë të këtij viti opozita kërkoi në mënyrë këmbëngulëse të rritej cmimi. Ne
e shtymë. Edhe Banka Botërore e kërkoi. Nuk ishte gabim. U rrit cmimi 13 përqind.
Sivjet është treg i favorshëm, por vjet e kemi blerë me 100 cent. Nëse
do blihej me këtë cmim e do shisnim me 65-70 cent ku do i gjenim ato para?. Po i lëmë humbjet. Po vetëm ky fakt e imponon rritjen e cmimit.Enti rregullator është një lloj gjykate. Realisht është
një lloj gjykate që i trajton këto. Por ajo cka mua më ka hidhëruar është se nëse
rritjet e tjera kanë qenë 7 lekë të vjetra apo 13, për sektorin buxhetor i ka
dyfishuar. Po sektori buzhetor nuk duhet injoruar. Nuk është konsumtaor i vogël
se janë ujesjellsat, Vetëm ujësjellësi i fushëkuqes konsumon 4 megaëat në ditë
për pompë. Dhe i ka dyfishuar. Sigurisht rritje do të ketë prapë në të ardhmen.
Nuk dilet në treg ndryshe. Nëse duam të kemi energji do të pranojmë rritjen e
cmimit. Dhe qeveria këtyë viot ka përcaktuar 20 milion dollarë subvencion për
shtresat në nevojë dhe do të rimbursojmë 100 për qind rritjen e energjisë për këto
shtresa. Te të tjerët kjo rritje nuk mund të rimbursohet 100 për qind por ama
kemi bërë rritje të vazhdueshme rrogash dhe do vazhdojmë. Rritje që tejkalojnë
disa herë indeksin e cmimeve. Kjo rritje nuk ndikon në nivelin e jetesës e
qytetarit. Por rritjet janë të dnmosdoshme. Tani si janë problemet mes CEZ dhe
ERE nuk ndërhyj sepse në këtë proces unë
shoh veten time si qeveri më të penalizuarin se janë dyfishuar cmimet për
institucionet buxhetore, janë gjithë ato institucione, shkolla. Në
buxhet dy herë me shumë do shkojnë për energji.Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, infrastruktura ka qenë një pikë e
fortë e qeverisë tuaj. Vecanërisht rruga Durrës-Kukës, e një rëndësie
strateghjike, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën. Pak javë më parë
pati një shembje ne njërën anë të tunelit. Cila është realisht situata dhe sa
janë kostot e asaj që ka ndodhur atje? Sali Berisha: E verteta është se ka patur një shembje të tunelit
të pahapur. Një shembje jo e pa paralajmëruar, sepse u diktua ndoshta jo
nga studimi gjeologjik por nga progresi në pune. Sepse shkembi ishte i
shkërmoqur. Në këtë rast tuneli është shumë problematik. MUnd t'ju them se në
një tunnel 2 kilometra në igumenicë janë dashur vite për ta stabilizuar.
Megjithatë kompania e cila ka një nga eksperiencat më të mëdha ne botë për
tunelete. Eshtë marrë me të. Por dhe ne jemi marrë. Ne kemi kontraktuar, në
dijeninë tonë, ekspertin më të mirë të Europës, grupin më të mirë të Europës
për tunelet. Një grup austruiako-gjerman, të cilët kanë ardh e kanë viztuar
tunelin dhe kanë dhënë garanci se problemi zgjidhet. Kanë bërë projektin. Sipas
parashikimeve tuneli do zgjidhet nga pranvera. Në gjeologji është si në
mjekësi. Parashikimi është shumë i vështirë. Dhe këtu kemi të bëjmë me një
formacion gjeologjik … Sigurisht do ketë çmimin e saj por e para dhe kryesorja
është që tuneli do të mbajë. Të jemi realist. Sepse leverdia ekonomike e rrugës
dhe e tunelit tejkalon cdo parashikim. Ata japin garanci se tuineli do të
mbajë. Zëri i Amerikës: Një tjetër çështje e cila ka hapur debat është
edhe ajo e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë. Në të
vërtetë ajo është shumë teknike dhe për këtë kanë folur shumë specialistë.Edhe
seance e parë që u zhvillua në Gjykatën kushtetuese la një shije jo fort
bindëse. Ju mendoni se ka vend për korrigjim?Sali Berisha: Unë natyrisht e kam ndjekur debatin. Unë çfarë
shoh në debat. Shoh një sharlatan që kalon nga ekrani në ekran dhe cfarë thotë.
Thotë që Gjiri i Sarandës nuk është ai që ai vetë ka përcaktuar me dorën e vet
dhe institutin që ka drejtuar, ka vizatuar dhe ua ka dhënë shqiptarëve në të
gjitha tekstet dhe e ka përcaktuar në enciklopedinë e Shqipërisë, por gjiri i
Sarandës është ai që ka përcaktuar legjenda. Se bëhet fjalë te gjiri. Unë nuk
do ta ndiqja, do e leja në dorën e ekspertëve, por e kam ndjekur.Së dyti, bëhet fjalë për distancën ku u thotë
shqiptarëve një herë se këtu janë humbur 350 kilometra. Kur distanca është 39
kilometra ai thoshte 21, pastaj thoshte jo nuk e kam deklaruar. Pra absolutisht
kemi të bëjmë, koncepti im më falni, me jë sharlatan të mirëfilltë që nuk jep as edhe një fakt të vetëm. Gjykata
e Shkupit dhe ajo kushtetuese nuk mori përsipër trajtimin e kësaj cështjeje. Të
njejtën çështje shtroi edhe atje opozita. Gjykata e Tiranës e mori përsipër. Dakort.
Po e ndjekim. Cfarë argumenti do paraqesë pala tjetër. Unë gjykoj se të gjitha
argumentat janë paraqitur për zbatimin me korrektesë të traktatit të detit.
Eshtë përcaktyuar ajo si bazë dhe ajo përdoret si bazë në shumicën e vendeve të
botës. Nuk kam as edhe shqetësimin me të vogël për të. Por të mendoj se
ekspertët shqiptarë shitën territor. Kjo vjen nga mendësia më e vjetër e këtij
vendi. Ai është një proces transparent. Gjiri i Sarandës është
gjiri i Sarandës. Ka një përkufizim enciklopedik, gjeografik, një përkufizim të
gjithanshëmZëri i Amerikës: Një tjetër çështje të cilën ju e keni mbrojtur me
zjarr është lufta ndaj korrupsionit. Por në vlerësimin e sivjetshëm të
Transaprency International Shqipëria ka humbur 10 vende. Si e shpjegoni këtë?Sali Berisha: Si e shpjegoj faktin. Kjo qeveri është quajtur
kampione në luftën ndaj korrupsionit po nga TIA. Po të marrësh
përllogaritjet që i bën korrupsionit Millenium Challenges Account Corporation
ne tejkaluam pragun me 53 përqind.Transparency i tha
ekspertëve tanë se është përdorë një metodë tjetër e përllogaritjes dhe janë
futur elementë të tjerë. Por këto unë po i injoroj. Cfarë unë marr për bazë?
Unë marr për bazë një vullnet të hekurt për të luftuar korrupsionin. Në këto
100 ditë është bërë nje reformë jashtëzakonisht e rendësishme, cështja e
transportit të zyrtarëve ku mbi 50 milion dollarë i shpëtuam nga kthetrat e
abuzivitetit dhe ja kthyem
taksapaguesve. Shëndetësia, u vendosën cmimet e referencës. Cfarë janë cmimet e
referencës? Qytetari shkon regjistrohet. Nëse është i pasiguruar paguan një
cmim, që është ftesë òpër t'u siguruar. Nëse është i siguruar apo është
pensionist apo në ndihmë ekonomike, nuk paguan asgjë, por nuk ka kontaktin
direkt. Dhe kjo ka ul në mënyrë dramatike ryshfetin, paratë nën dorë. Vendoëm
parimin Heshtja është miratim për rimbursimin e TVSH. Hermetizuan tërësisht
sisitemin elektronik të prokurimeve. GRECO është një
institucion i Këshillit të Europës. Shqipëria ka plotësuar të gjitha përvec dy
kërkesave të saj. Dhe ne bashkëpunojmë shumë ngushtë me ta. Pra ka një luftë
kontstnte e të vendosur kundër korrupsionit. Një gjë është e sigurt në këtë
luftë nuk mund të ketë kurrë armëpushimZëri i Amerikës: Dhe së fundi zoti
Berisha, cili është urimi juaj për shqiptarët për vitin 2010?Sali Berisha: Unë u uroj shqiptarëve
një vit në lartësinë e kërkesave dhe dëshirabve të tyre. Një vit të mbarë. Por
para së gjithave një vit në të cilin të fitojnë të drejtën për të lëviz të lirë në mbarë europën sic e meritojnë.
Uroj lumturi në cdo familje shqiptare, punë më shumë, prosperitet më të madh,
uroj që opozita të zerë vendin për të cilin është votuar në parlament dhe e
garantoj për një frymë të hapur bashkëpunimi me të.Shfrytëzoj rastin të
uroj të gjithë ekipin e zërit të Amerikës, një vit të mbarë me suksese e ta
falenderoj për të gjithë punën që bën të çmuar në informimin e publikut
shqiptar. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›