Mbledhja e qeverisë, Berisha: Gjatë 2010-s ish të përndjekurit do të dëmshpërblehen

(Update)-Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave i është rezervuar në mënyrë të veçantë ish të persekutuarve politik gjatë nomeklaturës së regjimit komunist. Në fjalën e tij kreu i qeverisë Sali Berisha u shpreh se gjatë 2010-ës do të realizohet një nga detyrimet më të mëdha që vendi i ka kësaj shtrese të shoqërisë. Berisha u shpreh se qeveria ka vendosur t’i japë një përparësi të veçantë në marrjen e dëmshpërblimit, ish të përndjekurve politikë të cilët jetojnë ende. Mbledhja e fundit e qeverisë për këtë vit ka qenë një takim i mbushur me vlerësime dhe renditje suksesesh. Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar edhe njëherë reformat dhe ligjet e miratuara në 100 ditët e mandatit të dytë, ndërkohë që në këtë mbledhje nuk kanë munguar të gjithë elementet e atmosferës festive, dhuratat si dhe humori....