Bogdani, më i miri te Siena ndaj Milanit
Për aq minuta sa qëndroi në fushë, Erjon Bogdani ishte më i miri i Sienës në ndeshjen e së dielës ndaj Milanit. Sulmuesi shqiptar mori notën 6 nga La Gazeta delo Sport dhe Il Korriere delo Sport, duke u quajtur si më i denji rival i Ibrahimoviçit dhe Kasanos. Bogu shënoi për 1-2 shtatë minuta para fundit, gjë që nuk mjaftoi për të ndalur Milanin, por i siguroi golin e 40-të në Serinë A dhe të 74-in në Itali, në një karrierë shumë të mirë të shqiptarit në Apenine. Kujtojmë se sulmuesi luajti si zëvendësues dhe u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 65-të të takimit në vend të Paolo Grosos. Gjithsesi, shqiptari tregoi se është në formë të mirë, pasi ishte i vetmi që rrezikoi portën e Abiatit.